-
Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg
Pasi e denoncoi disa herë në rrjetet sociale dhe në media, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ngriti në kuvend shqetësimin për kostot e rritura të bujqve për shkak të rritjes së çmimeve për lëndët e para. Para nisjes së interpelancës me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca të thirrur prej tij, tha se ndërkohë që ekonomia është rritur, bujqësia është e përjashtuar nga ky përmirësim dhe kjo sipas deputetit ndodh për shkak të kostove të shtuara.
10 Shkurt 2022, 17:00 -
Garanton 20% të ekonomisë së vendit, Bujqësia mbetet më pak e kredituara! Bankat tregojnë arsyet e hezitimit për t'i dhënë hua fermerëve
Bujqësia është sektori që garanton rreth 20% të ekonomisë së vendit si dhe punëson 1/3 e shqiptarëve, ndërkohë që nga ana tjetër mbetet një sektor i pa-formalizuar dhe i nën-financuar. Edhe pse kreditimi i ekonomisë ndër vite ka ardhur në rritje, tek bujqësia ka ndodhur krejt e kundërta pasi ka pësuar rënie, pasi aksesi në financë i fermerëve është i vështirë.
1 Shkurt 2022, 15:10 -
1 mld lekë në dispozicion për kreditë në bujqësi, kushtet vendosen në shkurt! Biznesi: Interes jo më i lartë se 3%! Agrobiznesi: Këstet të paguhen pas shitjes së prodhimit
Kushtet dhe afatet e garancisë sovrane 1 miliardë lekë për bujqësinë do të përcaktohen brenda këtij muaj. Në pritje të vendimit të qeverisë, shoqatat e sektorit të bujqësisë kërkojnë që norma e interesit të jetë jo më e lartë se 3% dhe këstet të nisin të paguhen në periudhën e shitjes së prodhimit.
1 Shkurt 2022, 13:58 -
Drejt Punës
Mollët ngelen stok, fermeri: S’ka treg, kam 8 ton të pashitura. Eksperti: Shqipëria importon 15 mijë tonë në vit, politikat bujqësore të gabuara
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri Hasan Gegolli përmes një lidhje në skype u shpreh se një pjesë e madhe e prodhimit të mollës i ka mbetur stok.
25 Janar 2022, 13:23 -
Rënie në eksportin e zarzavateve, reagon Meta: Premisë e rrezikshme për braktisjen e vendit! Të rritet mbështetja për fermerët dhe të mbrohet prodhimi vendas
Premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe të vendit nga pamundësia për prodhim dhe shitje, e ka cilësuar presidenti Ilir Meta lajmin për uljen për herë të parë pas 16 vitesh e eksporteve të perimeve. Meta thotë se është obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kush ky trend negativ nga qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet
20 Janar 2022, 11:05 -
Tkurret bujqësia, eksportet e zarzavateve rënie historike, i frutave në rritje! Rrapaj: fqinjët na konkurruan fort
Pandemia ka stopuar zhvillimin e bujqësisë, pasi për herë të parë pas 16 vitesh, në 2021 është ulur eksporti i zarzavateve. Por nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e frutave shënuan rritje.
19 Janar 2022, 23:07 -
Bujqësia nuk pret rritje në vitin 2022, shkak mungesa e subvencioneve dhe çmimeve të larta të inputeve
Çmimet e larta të inputeve bujqësore, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve e kanë rënduar klimën e bizneseve në bujqësi. Fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon.
15 Janar 2022, 07:25 -
Drejt Punës
Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera
Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.
8 Janar 2022, 10:17 -
Politikë
Rama: Ata që komentojnë në Facebook se bujqësia ka marrë fund i them jeni ‘out’! Përgjigjet Braçe: Unë nuk keqinformoj, ja problematikat me paketën fiskale
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë. Duke iu përgjigjur komenteve negative, Rama tha se kush shkruan në facebook se bujqësia ka marrë fund, duke shtuar se ata janë ‘out’. Braçe u përgjigj duke thënë se nuk është keqinformuar dhe as nuk keqinformon, teksa thekson se duhet barazim i TVSH-së në shitje dhe në blerje.
21 Nëntor 2021, 11:28 -
Politikë
Buxheti 2022 për bujqësinë, Rama: Fermerët në protestë të keqinformuar! Rimbursimi 6 %? Përfitonte një grup grumbulluesish, u hoq! Sistem sigurimi për prodhimet në rast fatkeqësish
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për bujqësinë për vitin 2022, deklaroi se fermerët që protestuan për heqjen e rimbursimit 6 % janë keqinformuar. Kreu i qeverisë tha se për sigurimin e prodhimit bujqësor po punohet për krijimin e një sistemi mikro-sigurimi.
21 Nëntor 2021, 10:58 -
Drejt Punës
Në Itali të rinjtë i kthehen tokës, është çështje kohe edhe tek ne
Nëse secili prej nesh vendos të shohë më të mirën tek njerëzit nga të cilët rrethohet dhe të kuptojë magjinë që mund të prodhojë toka nga duart tona, kënaqësia e bashkëndarjes së sukseseve që do të shihen përditë, mund të bëhen mrekulli. Sigurisht, duhet një mbështetje konkrete, e barabartë dhe e sinqertë edhe nga ana e Shtetit.
21 Nëntor 2021, 10:33 -
Ekonomi
Paketa e re fiskale, Konfindustria: Vijoni konsultimet, penalizon prodhimin vendas, godet bujqësinë! Vlerësojmë vetëm këto dy propozime
Për Konfindustrinë diskutimet për këtë paketën fiskale kanë qenë më të shkurtrat në nivel historik dhe se ajo është ndërtuar duke synuar vetëm pjesën financiare të mbushjes në afatshkurtër të buxhetit dhe do të krijojë vështirësinë për prodhimin vendas.
16 Nëntor 2021, 14:28 -
Politikë
FOTO+VIDEO/ Deputeti i Lushnjës me 'duar plot', Korreshi ka një surprizë për kolegët në Kuvend
Deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi, është gjithnjë origjinal. Për seancën e sotgme plenare ai ka zgjedhur të sjellë një mesazh në Kuvend nga protesta e fermerëve në Lushnjë.
15 Nëntor 2021, 12:47 -
Ekonomi
Çmim i ulët, vaji i ullirit në Fier mbetet stok! Fermerët: Nuk ka një pikë shitjeje, shteti të na ndihmojë
Prodhuesit e vajit të ullirit në Fier thonë se prodhimi këtë vit është i lartë, por kërkesa për ta blerë ka qenë e ulët dhe me çmim të lirë. Kjo ka bërë që sasi të mëdha të vajit të ullirit të rrinë stok.
7 Nëntor 2021, 16:01 -
Ekonomi
Ndryshon skema e bujqësisë, propozimi i Ministrisë së Financave: Të hiqet kompensimi 6% i TVSH-së për fermerët
Bujqësia edhe pse është një nga prioritetet e qeverisë, në vitin 2022 do të marrë më pak para se në vitin aktual. Konkretisht sipas të dhënave në relacionin e projektbuxhetit dhe tabelat e projektligjit thuhet se shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë janë 12.736 miliardë lekë në vitin e ardhshëm nga 13,156 miliardë lekë që janë këtë vit.
1 Nëntor 2021, 07:27 -
Drejt Punës
Nga Altin Prenga: Kandidat për katundar!
Altin Prenga i Mrizit të Zanave njihet si nxitës i apasionuar i prodhimit vendas dhe i kthimit të shqiptarëve në punët e vlefshme dhe fisnike të prodhimeve bujqësore. Shpeshherë ai fokuson problematikën e braktisjes së tokës dhe të punëve të saj nga ana e shqiptarëve.
20 Tetor 2021, 11:28 -
Ekonomi
PR/ligji: Shteti u cakton fermerëve ç’duhet të mbjellin, kulturat bujqësore sipas rajoneve! Eksperti: Rrit prodhimin
Deputeti Agron Duka ka dërguar në Kuvend një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për bujqësinë, në mënyrë që shteti të ndërhyjë për të udhëzuar fermerët për kulturat që duhet të mbjellin. Kjo nismë ligjore sipas kreut të Agrobiznesit Agim Rrapaj, është pozitive pasi do të rriste prodhimin e fermerëve në vend.
8 Tetor 2021, 16:05 -
Ekonomi
Bujqësia në rënie, ekspertët: Shkak mungesa e punonjësve, ul prodhimin kombëtar! Të rishikohet skema e rimbursimit të fermerëve
Mungesa e punonjësve dhe e produktivitetit po e dëmton rëndë sektorin e bujqësisë, i cili ishte i vetmi që pësoi rënie në tremujorin e dytë të këtij viti. Ekspertët thonë se tërmeti, përmbytjet dhe pandemia po i shfaqin pasojat reale tani në këtë sektor.
1 Tetor 2021, 17:15 -
Ekonomi
Bujqësia nuk ndjek trendin e ekonomisë, punësimi dhe prodhimi me rënie këtë vit
Bujqësia sektori më i madh i ekonomisë me rreth (18.5 % te totalit), nuk po përparon me hapat e sektorëve të tjerë në periudhën post-pandemike edhe pse ka ende një hapësire të madhe të pashfrytëzuar për rritje.
1 Tetor 2021, 07:39 -
Ekonomi
Rritet me 17.89% ekonomia në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me 2020! Drejtorja e INSTAT: Ndikim negativ vetëm bujqësia
Ekonomia e vendit ka vijuar të rimëkëmbet me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat e fundit të INSTAT raportojnë për një rritje ekonomike me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme
30 Shtator 2021, 09:46