-
Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, fermerët: E mbjellim tokën me para borxh
Rritja e kostos për të mbjellë produktet bujqësore ka vënë në vështirësi fermerët, të cilët ankohen për çmimin e lartë të pesticideve dhe karburantit. Sipërfaqja e tokës së papunuar është rritur, ndërsa disa prej tyre thanë se janë zhytur në borxhe.
13 Prill 2022, 18:43 -
Rama me fermerët: 500 mln lekë plus për naftën pa taksa! Janë ndaluar ndërtimet publike për shkak të 3-fishimit të çmimit të hekurit! Do të nisë kontrolli për çmimet e inputeve bujqësore
Investimet publike dhe private në sektorin e ndërtimit kanë ndaluar për shkak të krizës së çmimeve, pasi hekuri është shtrenjtuar. Kryeministri Edi Rama tha se kontratat e lidhura me çmimet e vjetra janë stopuar, ndërsa duhet ndalur edhe prodhimi i energjisë në Hidrocentrale.
19 Mars 2022, 11:11 -
Paketa e rezistencës sociale, Sharka në Report Tv: E vonuar, të stimulohen fermerët që mos të varemi nga importi! Rrapaj: Zgjidhja të ngrijë paketa fiskale
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj tha për Report Tv se për të mbështetur fermerët vendas në këtë kohë krize duhet të ngrijë paketa fiskale.
14 Mars 2022, 13:18 -
Hapen aplikimet për mbështetjen financiare të fermerëve, mund të aplikojnë deri më 25 mars, kush përfiton
Fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletarët do kenë mundësinë të aplikojnë prej ditës së sotme deri më 25 mars për të marrë mbështetje financiare për skemën kombëtare. Mbështetje do të jepet për farat, fidanët, Inputet bujqësore, blegtorinë dhe mbarështimin e bletëve.
25 Shkurt 2022, 21:33 -
Tokat djerr në Kukës, fermerët nuk mbjellin grurë, shkak rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimikë
Pas Divjakës janë fermerët e Kukësit ata që deklarojnë se kanë humbur interesin për të kultivuar grurin për shkak të kostos së lartë. Rritja e çmimit të naftës dhe dyfishimi i plehrave kimikë kanë bërë që sipërfaqe të tëra të mbeten djerr.
21 Shkurt 2022, 16:30 -
Fermerët në protestë, kreu i shoqatës: Ministrja na 'preu në besë', në VKM s'u paraqiten kërkesat tona! Skemat e reja përjashtuan 60 % të bujqve nga subvencionet
Prej kohësh fermerët në të gjithë vendin kanë protestuar kundër skemave të reja të subvencionimit ku shteti ka ndryshuar dyshemenë për përfitimin e tyre duke rritur numrin e krerëve për lopë dhe dele.
21 Shkurt 2022, 13:27 -
Fermerët e pakënaqur me subvencionet nga shteti, ngrihen në protestë në Lushnjë: Të rritet rimbursimi, na trajtoni të barabartë me fqinjët tanë
Me pankarta në duar 'Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë'; 'Na e hoqët përsheshin me qumësht'; 'Ulni çmimin e naftës', fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan sot kundër skemës subvencionale. Sëbashku me blegtorët ata protestuan pranë 'Urës së Kuçit' duke bllokuar rrugën nacionale Lushnjë- Berat.
20 Shkurt 2022, 12:02 -
Fermerët kërkojnë më shumë naftë pa taksa dhe çmime tavan për produktet që i shesin! Ministrja e Bujqësisë: Këtë muaj hapen aplikimet për skemën kombëtare
Aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë hapen këtë muaj dhe duke aplikuar fermerët kanë të drejtë të përfitojnë fonde. Por përpos skemës fermerët kanë shumë kërkesa për të cilat nuk morën përgjigje të qartë.
18 Shkurt 2022, 16:25 -
Prodhime të pashitura dhe rritja e çmimeve, fermerët e Devollit ngrihen në protestë: Duke na braktisur, braktisni edhe Shqipërinë! Çmimet janë trefishuar
“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë, mos e lini bujqësinë të mjerë”, kjo ka qenë pankarta e ngjitur mbi traktorët e “braktisura” të fermerëve të Devollit anës rrugës, të cilët mëngjesin e sotëm kanë protestuar për prodhimet e pashitura.
13 Shkurt 2022, 11:01 -
Bukë me miell importi, fermerët 'braktisin' grurin, ulen sipërfaqet e mbjella në Lushnjë: Na janë trefishuar çmimet për ta mbjellë, e shesim nën kosto
Në fushat e Lushnjës është ulur ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë! Sipas të dhënave zyrtare për këtë vit janë plot 3100 hektarë më pak se vitin e kaluar. Fermerët shprehen se nuk kanë leverdi për këtë kulturë bujqësore për shkak se janë trefishuar çmimet për plehrat kimikë.
12 Shkurt 2022, 12:20 -
Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg
Pasi e denoncoi disa herë në rrjetet sociale dhe në media, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ngriti në kuvend shqetësimin për kostot e rritura të bujqve për shkak të rritjes së çmimeve për lëndët e para. Para nisjes së interpelancës me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca të thirrur prej tij, tha se ndërkohë që ekonomia është rritur, bujqësia është e përjashtuar nga ky përmirësim dhe kjo sipas deputetit ndodh për shkak të kostove të shtuara.
10 Shkurt 2022, 17:00 -
Zv.ministri i Bujqësisë në Report Tv: BE dhe qeveria shqiptare 5.2 mln euro grante për turizmin rural dhe atë artizanal! Sektor kyç për ekonominë, zgjat gjatë gjithë vitit
5.2 milionë euro grante nga BE dhe qeveria shqiptare i janë dedikuar të gjithë fermerëve dhe kujtdo që kërkon të investojë në turizmin rural dhe atë artizanal. Civici tha se ky fond sigurohet 75 % nga BE dhe 25 % nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se ky turizëm është kyç për ekonominë pasi zgjat gjatë gjithë vitit.
28 Janar 2022, 18:25 -
Drejt Punës
Mollët ngelen stok, fermeri: S’ka treg, kam 8 ton të pashitura. Eksperti: Shqipëria importon 15 mijë tonë në vit, politikat bujqësore të gabuara
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri Hasan Gegolli përmes një lidhje në skype u shpreh se një pjesë e madhe e prodhimit të mollës i ka mbetur stok.
25 Janar 2022, 13:23 -
Serat e sapombjella po dëmtohen nga ngricat! Vështirësitë e dy viteve të fundit ulën të ardhurat për fermerët
Dëmet më të mëdha po i pësojnë serat në zonat rurale të Beratit për shkak të temperaturave më të ulëta në raport me mesataren kombëtare. Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit.
25 Janar 2022, 07:47 -
Mbi 30 hektarë tokë të shkatërruara, fermerët e luleshtrydheve në Fier protestojnë: Nuk kanë shkelur këmbën për të vlerësuar dëmet! Duam vetëm të zbatohet ligji
Me pankarta nëpër duar fermerët e luleshtrydheve janë pozicionuar mëngjesin e sotëm përballë Bashkisë së Fierit, për të protestuar lidhur me një premtim të pambajtur nga kryebashkiaku për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve nga përmbytja e më shumë se 30 mijë hektarëve tokë.
13 Janar 2022, 12:15 -
Ekonomi
Fermerët që kanë marrë karburant pa taksa, duhet ta përdorin deri në 20 dhjetor 2021! Këshilli i Ministrave shtyn me 1 muaj afatin
Të gjithë fermerët që kanë përfituar nga nafta pa taksa, gjatë fazës së parë të aplikimit që nisi në muajin janar deri në mars, do të kenë mundësi që karburantin e përfituar ta përdorin deri në 20 dhjetor të këtij viti.
1 Dhjetor 2021, 18:48 -
Kronikë
Fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale! Rama takon një përfaqësi të tyre: Do të gjejmë zgjidhje! Kreu i Sindikatës: Qeveria s'e njeh gjendjen reale (VIDEO)
Para Kuvendit, një grup fermerësh nga Lushnja kanë protestuar kundër paketës së re fiskale e cila pritet që të miratohet sot në Kuvend. Teksa në Kuvend pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti 2022 dhe paketa e re fiskale, jashtë parlamentit një grup fermerësh kanë protestuar kundër kësaj pakete, duke kërkuar nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë që të konsultohen me ta
25 Nëntor 2021, 07:30 -
Politikë
FOTO+VIDEO/ Deputeti i Lushnjës me 'duar plot', Korreshi ka një surprizë për kolegët në Kuvend
Deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi, është gjithnjë origjinal. Për seancën e sotgme plenare ai ka zgjedhur të sjellë një mesazh në Kuvend nga protesta e fermerëve në Lushnjë.
15 Nëntor 2021, 12:47 -
Ekonomi
Ndryshon skema e bujqësisë, propozimi i Ministrisë së Financave: Të hiqet kompensimi 6% i TVSH-së për fermerët
Bujqësia edhe pse është një nga prioritetet e qeverisë, në vitin 2022 do të marrë më pak para se në vitin aktual. Konkretisht sipas të dhënave në relacionin e projektbuxhetit dhe tabelat e projektligjit thuhet se shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë janë 12.736 miliardë lekë në vitin e ardhshëm nga 13,156 miliardë lekë që janë këtë vit.
1 Nëntor 2021, 07:27