-
4 fitore radhazi, trajneri i Vllaznisë: S’më pëlqen loja! Dorëheqja e Nicës, zv/trajneri i Kukësit: Nuk ikën
Vllaznia siguroi fitoren e 4 radhazi në kampionat, por trajneri Osmani është i pakënaqur me lojën e skuadrës. Ndërkohë te Kukësi këmbëngulin që Stavri Nica do vijojë si trajner i verilindorëve pavarësisht se dha dorëheqjen.
15 Janar 2024, 11:17 -
Minxhozi: Nën sindromën e rrugicës
Një rrugicë është një vend i ngushtë për definicion. Ka lindur e tillë. Nuk mund të prodhojë dhe as të rrisë ngjarje të mëdha. Duket se edhe turma e vogël e njerëzve që mblidhet tek rrugica ku banon Sali Berisha e di fort mirë këtë por bën teatrin para kamerave me premtime të mëdha, me kërcënime serioze dhe thirrje po kaq të fryra e pompoze
15 Janar 2024, 10:17 -
Nesër seanca e parë për 2024, Kuvendi miraton ndryshimet e kabinetit qeveritar! Rithemelimi paralajmëron kaos, Berisha i sheh nga shtëpia
Pas tymuese dhe flakadanëve, mazhoranca dhe opozita takohen nesër sërish në sallën e kuvendit të Shqipërisë për një sesion të ri parlamentar. Ndryshime e kabinetit qeveritar votohen nesër, por peng i kaosit dhe skenarit të dhunës kanë mbetur disa nisma ligjore që kërkojnë 84 vota.
14 Janar 2024, 19:20 -
VIDEO/ Vllaznia mund 1-0 Kukësi në Shkodër, Stavri Nica dorëhiqet! Laçi dhe Erzeni 0-0, mbyllet java e 19-të e Superligës (Renditja)
Superliga shqiptare e futbollit mbylli sot javën e 19-të. Laçi dhe Erzeni barazuan 0-0 duke ndarë pikët në një ndeshje me raste. Në Shkodër, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Kukësit duke qenë në "Final 4". Pas humbjes në "Loro Boriçi", trajneri i Kukësit Stavri Nica dha dorëheqjen.
14 Janar 2024, 15:27 -
VIDEO/ Orges Shehi 'ilaçi' i Partizanit, 'Demat' mundin 1-0 Teutën dhe fitojnë pas shtatë sfidave! Krizë për 'Djemtë e Detit'
Debutim me tri pikë për Orges Shehin në stolin e Partizanit. "Demat e Kuq" fituan 1-0 në shtëpi kundër Teutës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 19-të në Superligë dhe që
13 Janar 2024, 19:01 -
GOLAT/ Egnatia fiton me Skënderbeun dhe prin klasifikimin, Partizani mund Teutën në kryeqytet dhe ndjek rrogozhinasit
Superliga shqiptare e futbollit vijoi sot me ditën e dytë të javës së 19-të. Këtë të shtunë, duke nisur nga ora 13:30 Egnatia fitoi 1-0 kundër Skënderbeut dhe vijon të jetë në krye të renditjes. Në 17:00 në "Arenën e Demave", Partizani mundi 1-0 Teutën dhe ndjek rrogozhinasit.
13 Janar 2024, 15:34 -
Mbledhja Bardhi - Rithemelimi me debate, i ndan Berisha! Kundër rezolutës, Gjekmarkaj: Nuk sulmoj SPAK e ndërkombëtarët
Në mbledhjen e parë pa Berishën të grupit Bardhi-Rithemelimi, ish-kryeministri në arrest shtëpie për aferën “Partizani”, kthehet në pikën që i ndan edhe më shumë. Luan Baçi kërkoi që deputetët të firmosin një rezolutë për të dënuar arrestimin e Berishës, por të tjerë i dolën kundër dukë mëshuar se s’mund të sulmojnë drejtësinë dhe ndërkombëtarët që e kanë shpallur 2 herë non grata.
13 Janar 2024, 12:46 -
GJKKO hodhi poshtë pretendimet e Berishës, Galdini: Ish-kryeministri do hyjë në ‘vrimën e gjilpërës’! Logu: Prokurorët e SPAK të jenë më prezentë në publik
Mbrëmjen e sotme (10 janar) në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua vendimi i zbardhur i GJKKO-së për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
10 Janar 2024, 22:02 -
Turizmi në Gjirokastër, 12 objekte në proces rijetëzimi! 45 mln lekë nga shteti për kurimin e imazhit të ‘qytetit të gurtë’
Për të mbrojtur imazhin e Gjirokastrës muzeale mjaft të frekuentuar nga turistët, 12 objekte muzeale në zonën historike do të rehabilitohen përmes bonusit të Rijetësimit. 45 mln lekë i jep shteti dhe pronarët plotësojnë pjesën tjetër.
10 Janar 2024, 20:04 -
‘Është sikur të flasë Lefter Koka nga dritarja e qelisë’, avokati Beqiri: Berisha ka thyer arrestin shtëpiak, SPAK duhet ta burgosë
Për herë të tetë Sali Berisha në arrest shtëpie ka thyer vendimin e GJKKO duke komunikuar me militantët e mbledhur poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë, ndonëse GJKKO ia ka ndaluar të flasë me persona të tjerë perveçse me bashkëjetuesit
10 Janar 2024, 19:37 -
Afera ‘Partizani’/ Shikoni çfarë thotë kabllogrami sekret amerikan për Jamarbërin në Jalë
Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë.
10 Janar 2024, 18:14 -
‘Partizani’/ Zbardhet vendimi i GJKKO për ashpërsimin e masës për Berishën! SPAK: Mund të prishë provat! Rrezikon deri në 12 vite burg
Rreziku për dëmtimin e provave apo për ndikim tek dëshmitarët, mosbindja ndaj gjykatës dhe dënimi me 12 vjet burg për veprën e korrupsionit, kanë qenë arsyet pse Gjykata e Posaçme vendosi masën arrest shtëpie ndaj Sali Berishës. Gjyqtarja Irena Gjoka zbardhi të plotë vendimin ku prokurorët kanë shpjeguar se Sali Berisha ka kryer korrupsion për disa vite radhazi me përfitime direkte për dhëndërrin e tij Jamarbër Malltezi.
10 Janar 2024, 16:51