-
Rritet vlera e lekut, euro bie sërish në 126.5 lekë
Monedha kombëtare vijon të fitoj terren ndaj valutave të huaja. Euro sot ka zbritur përsëri dhe po këmbehet me 126 lekë, nga 131 më darë 31 mars. Florjan Zekja pronari i një biznesi fason thotë në një lidhje telefonike për Report TV se kjo rritje e euros është artificiale dhe se eksportuesit nuk përfitojnë.
3 Prill 2020, 16:18 -
Tërmeti gjunjëzon ekonominë, rënie 0.15% në tremujorin e 4! Ndërtimi në pikiatë, bie me 15%
Tremujori i katërt i vitit të kaluar ka shënuar një pikë kthese në ecurinë deri tani pozitive të ekonomisë shqiptare. Sipas INSTAT në tetor-dhjetor prodhimi vendas ishte 0.15% më i ulët se një vit më parë, dukshëm për shkak të tërmetit. Ndërtimi në rënie 15%, por industria nxjerrëse +12%.
27 Mars 2020, 21:21 -
BE akordon 411 mln € për Ballkanin! Varhelyi: 373 mln € për rimëkëmbjen ekonomike, 38 mln € për shëndetësinë
BE ka akorduar një shumë prej 411 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për të luftuar pasojat që lë pas kriza e koronavirusit, ku 373 milionë do të jepen për vendet për rimëkëmbjen ekonomike dhe 38 milionë euro për mbështetje të menjëhershme të sistemit shëndetësore që të mos pësojnë kolaps për shkak të numrit të lartë të të infektuarve që shkakton covid 19.
25 Mars 2020, 20:18 -
Lokali iu mbyll si pjesë e masave ndaj koronavirusit, pronari: Deri tani kam 3 milionë lekë dëme (VIDEO)
Dorian Çela është një qytetar nga Tirana, pronar i një bar-kafeje në zonën e Yzberishtit. Në stafin prej katër vetash Doriani shpjegon se dëmi me përafërsi që ka shkaktuar mbyllja e biznesit të tij që prej datës 11 mars, kur ai uli qepenat shkon në 3 mln lekë.
24 Mars 2020, 21:16 -
Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 50 milionë euro për Shqipërinë për pajisje mjekësore dhe rimëkëmbje ekonomike
Bashkimi Europian ka dhënë 50 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për të luftuar koronavirusin si dhe për të rimëkëmbur ekonominë, pas ndikimit negativ që lë pas covid 19.
24 Mars 2020, 18:56 -
COVID-19 do të ngadalësojë ekonomitë e disa rajoneve, BERZH: Do të ‘vuajnë’ vendet që bëjnë tregti me Kinën e Evropën
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëron ngadalësim të ekonomisë veçanërisht tek vendet që kanë lidhje të shumta me Kinën. BERZH po harton një plan masash për të ndihmuar shtetet të rimëkëmben
13 Mars 2020, 15:36 -
Marrëveshja me Fondin e Kuvajtit për rrugën e Lumit të Vlorës, Denaj: Ndërlidhim rajonet, zhvillojmë ekonominë dhe turizmin
Lidhja e fshatrave të lumit të Vlorës dhe zonës së Tepelenës me zonën e bregdetit do të sjellë ndikim edhe në kontekstin e aktivitetit ekonomik, duke sjellë zhvillim të turizmit, jo vetëm detar por edhe malor, zhvillim të agroturizmit, intensifikim të blegtorisë dhe bujqësisë.
3 Mars 2020, 13:16 -
Veliaj: Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e cilësoi industrinë e ndërtimit si punëdhënësen më të madhe dhe nxitësen e ekonomisë dhe se sulmet ndaj saj, sidomos pas tërmetit, nuk janë të drejta. Veliaj tha se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij shkon për banesa sociale.
20 Shkurt 2020, 15:53 -
Fondet për rindërtim, Pogaçi për Report TV: Ndikim pozitiv në ekonomi, të përgatiten projektet
Fondet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve pritet të japin impakt pozitiv në ekonominë e vendit. Drejtoresha e Bashkimit Tregtar Shqiptar, Mira Pogaçi, tha për Report TV se nga procesi i rindërtimit do të rritet më shumë konsumi, punësimi si dhe të ardhurat. Pogaçi thotë se tashmë është koha për të përfunduar projektet për ndërtimin e banesave që të përthithim fondet e dhëna për projekte.
18 Shkurt 2020, 15:40 -
INSTAT: Përmirësohet tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës, rriten eksportet në janar
Muaji janar shënoi rritje të eksporteve dhe ulje të importeve. Ndikimin më të madh pozitiv në rritjen e eksporteve e ka dhënë energjia elektrike dhe po ky tregues ka ndikuar në pakësimin e importeve. Në muajin e parë të vitit ka pasur rritje të shkëmbimeve tregtare me Kosovën por përsëri ato mbeten nën potencial.
17 Shkurt 2020, 20:02 -
Pas 'puçit' me Duty Free, që firmosi zgjatjen e kontratës për gruan e Gjin Gjonit, detyrohet të japë dorëheqjen zv/ ministri i Financave
Pak orë pas takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, Zv/ ministri i Ekonomisë dhe Financave Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi pas skandalit me hapësirat Duty Free në aeroportin 'Nënë Tereza', që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar nga ambasada amerikane. Haxhi që firmosi zgjatjen e kontratës për kompaninë e gruas së Gjin Gjonit në kohë rekord duke përfituar nga delegimi i firmës nga Anila Denaj që ishte jashtë vendit në 16 gusht, e mohoi se lëvizja lidhet me skandalin, por dorëheqja ka qenë e detyruar pas kësaj ngjarje, që rrezikoi imazhin e qeverisë.
13 Shkurt 2020, 15:08 -
Dhoma Amerikane e Tregtisë: 'Duty Free' u pengua të investojë, duhet reformë e thellë për klimën e biznesit! (VIDEO)
Dhoma amerikane e Tregtisë këshillon qeverinë që të ndërmarrë një reformë të thellë për të përmirësuar klimën e biznesit. Presidenti i dhomës Enio Jaco solli në vëmendje rastin e dyqaneve “Duty Free, ku sipas tij burokracitë po pengojnë një investim 3 milionë dollarë. Ai tha se korrupsioni dëmton rëndë investimet, duhet të zgjidhet çështja e pronave dhe të mos ndryshohen vazhdimisht sistemet e taksave. Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha i cili thekson se korrupsioni është problemi kryesor që po pengon investimet e huaja.
10 Shkurt 2020, 12:20 -
Sejko me Bankën Botërore: Tërmeti përkeqësoi ekonominë, por është i përkohshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore është shprehur se ekonomia e vendit është goditur ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas tij ky efekt do të përmirësohet nga rindërtimi i banesave. Ndërkohë Sejko ka theksuar se niveli i kredive me probleme ra me 8.4% në dhjetor 2019.
6 Shkurt 2020, 16:49