-
Shpërblim për Vitin e Ri, Rama: Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët, përfitojnë 5 mijë lekë secili (VIDEO)
Pavarësisht vështirësive në buxhet për shkak të tërmetit dhe të Pandemisë, qeveria ka vendosur të japë një shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët këtë fundvit. Kryeministri Edi Rama tha se do të jepen 3.4 mld lekë për bonusin e tyre. “Nuk do t’ju heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar tu jepnim para pandemisë”, tha Rama.
15 Dhjetor 2020, 12:05 -
Pasi e ktheu në Kuvend, Meta: Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19
Pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një reagimi në rrjete sociale ka dhënë disa argumente të këtij kthimi.
12 Dhjetor 2020, 17:28 -
Të ardhurat nga turizmi bien 50%/ Banka Shqipërisë: Në 9 muaj turistët e huaj shpenzuan 731.5 mln €, shqiptarët kursyen 716.6 mln €
Banka e Shqipërisë raporton për rënie të të ardhurave nga turistët e huaj me mbi 50%, të cilët në 9 muaj kanë shpenzuar në vendin tonë vetëm 731.5 milionë euro nga 1.6 miliardë euro që harxhuan në 2019.
11 Dhjetor 2020, 17:53 -
Rikthehen në punë 34 mijë qytetarë, INSTAT: Papunësia ra në 11.6%! Korrik-Shtator ulet paga mesatare, rënia më e madhe në sektorin privat
Gjatë sezonit veror tregu ka arritur të rikthejë një numër të konsiderueshëm qytetarësh në punë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të këtij viti, që konsiston me daljen nga karantina papunësia ka rënë me 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë kur ishim të izoluar.
10 Dhjetor 2020, 17:35 -
KKLT, Denaj: Kemi arritur rezultate konkrete në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore
Ditën e sotme u zhvillua online një takim i Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se gjatë 3 viteve ky komitet ka arritur të prodhojë rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë.
7 Dhjetor 2020, 14:15 -
Raporti, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor si dhe janë një material që u vjen në ndihmë Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë
7 Dhjetor 2020, 07:43 -
Ekonomia në rënie/ eksperti: Kujdes me shpenzimet, të shtyhen investimet në infrastrukturë! Rritja e borxhit rëndon mbi qytetarët
Situata ekonomike e vendit edhe në vitin 2021 do të jetë kritike. Ekspertët thonë se shpenzimet për projekte madhore duhet të shtyhen për një moment kur situata të jetë stabilizuar. Sipas kontabilistit Enkelejd Dermyshi si pasojë e rritjes së borxhit çdo qytetar i detyrohet shtetit 5 mijë euro.
3 Dhjetor 2020, 17:29 -
Raporti i FMN për Shqipërinë, Tabaku: Tregon qartë katastrofën me financat publike (VIDEO)
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me raportin e publikuar nga FMN mbi Shqipërinë dy ditë më parë. Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, ata thonë se ky raport tregon qartë se Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për ndihmën e shqiptarëve mes pandemisë.
2 Dhjetor 2020, 11:10 -
FMN raportoi vështirësi ekonomike në Shqipëri/ Jozefina Topalli: Përgjegjës janë tre kryetarët e korruptuar të partive të mëdha
Ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht drejtuese e forcës politike "Lëvizja për Ndryshim" ka në lidhje me raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike në Shqipëri.
1 Dhjetor 2020, 11:42 -
Naftë pa taksa për bujqësinë/ Rama jep lajmin për të gjithë: Nis procedura ligjore, nxitje për fermerët për t'u pajisur me NIPT (VIDEO)
Kanë nisur tashmë procedurat ligjore për të bërë të mundur që fermerët shqiptarë të mund ta marrin naftën pa taksa. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili nënvizon se tashmë është shpallur gara nga Ministria e Bujqësisë.
1 Dhjetor 2020, 10:39 -
Mbyllja e hoteleve prej pandemisë/ Flet për Report Tv, Zak Topuzi: Hoteleria me 'llampë të kuqe'! Qeveria të marrë masa si në vendet e rajonit (VIDEO)
Ditën e sotme u njoftua se '15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem. Ky është rasti i dytë pas mbylljes së "Hilton".
30 Nëntor 2020, 15:08 -
Për të dytën herë brenda pak muajsh, COVID mbyll përkohësisht '15-katëshin', hotelin simbol në Tiranë! Më herët u kyç edhe prestigjiozi 'Hilton'
'15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem. Gjatë gjithë kësaj periudhe "Tirana International" mbajt hapur me humbje të mëdha, pasi kostot janë shumë të larta.
30 Nëntor 2020, 10:49 -
Rritet përdorimi i parasë CASH/ Qytetarët dhe bizneset preferojnë të paguajnë me para në dorë! Ekspertët: Tregues i informalitetit në rritje
Niveli i parave jashtë bankave ka arritur në nivel rekord në muajin tetor. Sipas Bankës së Shqipërisë ishin 2.7 miliardë lekë që qarkulloi jashtë bankave në muajin e kaluar me një rritje të vazhdueshme që prej marsit të këtij viti. Sipas ekspertëve kjo lidhet me nivelin e informalitetit dhe me kulturën e qytetarëve për të mbetur tek pagesat me para në dorë.
28 Nëntor 2020, 17:38 -
7 parashikime kontradiktore për rënien ekonomike në Shqipëri, BERZH ‘shikon’ më zi
Të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase japin shifra të ndryshueshme herë pas here për rënien ekonomike të Shqipërisë. Deri më tani BERZH ka parashikimin më të zymtë për ekonominë, dhe Ministria e Financave vlerësimin më optimist.
21 Nëntor 2020, 15:57 -
Përse na duhet shteti dhe jo vetëm tregu
Na duhet shteti eficient (pa përcaktimet demode i vogël apo i madh) si siguruesi i parë edhe i vetëm i balancës midis veprimeve kolektive dhe atyre individuale. Ka ardhur koha që të refuzojmë një herë e mirë ushqimin e përditshëm helmues gënjeshtar të fabulës së dhelprës “që meqë nuk e arriti dot rrushin, tha është i papjekur. Nuk duhet më të pranojmë ideologjinë që, meqë nuk kemi qenë në gjendje të ndërtojmë qeveri të forta efektive të pakapshme nga interesa private, të heqim dorë nga përpjekja edhe objektivi për t’i pasur me çdo kusht ato.
21 Nëntor 2020, 14:27 -
'Rama shpenzon kohën duke cicëruar gënjeshtra ndaj meje'/ Basha me biznesin e vogël: Ekonomia po falimenton
Basha nënvizoi se kjo duhet të ishte periudha kur Qeveria duhej ta ndihmonte biznesin shqiptar, ashtu siç qeveria e Kosovës apo qeveritë e tjera të rajonit ndihmuan bizneset e vendit të tyre.
17 Nëntor 2020, 17:23 -
BE dhuron 103.3 mln euro në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe rimëkëmbjen ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milion € për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian dhe rimëkëmbjen ekonomike. Programi i miratuar përqendrohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë.
12 Nëntor 2020, 15:32 -
PS merr masa kundër skenarit të Ilir Metës për kthimin e buxhetit 2021, plan për të çmontuar bllokadën e Presidentit që do fuste ekonominë në krizë
Gramoz Ruçi kërkon që buxheti i shtetit të miratohet brenda datës 3 dhjetor 2020 me qëllim që Kuvendi të ketë kohë për ta rivotuar brenda vitit nëse Meta e kthen me dekret. Balla: Po i dalim përpara një tentative të rrezikshme. Rudina Hajdari: Të mos e paragjykojmë Presidentin.
3 Nëntor 2020, 17:29 -
Perspektiva ekonomike e vendit është e qëndrueshme! Moody’s: Shqipëria do të hyj në recesion 7.1% këtë vit
Ekonomia e Shqipërisë ka perspektivë të qëndrueshme edhe pse po goditet shumë nga pandemia. Agjencia ndërkombëtare Moody’s vlerëson se vendi do të pësojë një recesion në nivelin e 7.1%, dhe në vitin 2021 do të rritet me -5%.
31 Tetor 2020, 16:13