-
Zgjatja e krizës, Banka e Shqipërisë: Mos rrisni kostot për bankat! Zv/guvernatorja: Po mbajnë barrë të madhe në pandemi
Bankat nuk duhet të ngarkohen me kosto të tjera shtesë për të përballuar krizën. Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi në konferencë online me Shkollën Ekonomike të Londrës, u shpreh se sistemi bankar është likuid por të mos rëndohet më tepër.
29 Tetor 2020, 19:43 -
Banka Botërore jep shifra të zymta për ekonominë e Shqipërisë, rënie prej -8.4% në vitin 2020
Banka Botërore rishikon rënien ekonomike të vendit tone dhe thekson se ajo do të jetë në nivelin 8.4% dhe jo 5% sa ishte parashikuar më herët. Sipas bankës botërore 41% e familjeve shqiptare do të shpenzojnë vetëm 5.5 dollarë në ditë për person. Shkak për rënien ekonomike është pandemia Covid-19.
7 Tetor 2020, 11:21 -
Rimëkëmbja ekonomike/ Civici për Report Tv: Të mbështetet prodhimi! Goditemi dhe nga varësia që kemi me Italinë dhe Greqinë
Rikuperimi ekonomik i vendit do të jetë i vështirë për 2-3 vitet e ardhshme. Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë për Report TV rënia ekonomike me 10% në periudhën prill-qershor do të reflektohet në ulje të të ardhurave për qytetarët. Eksperti sugjeron që të mos ndërmerren ndryshime fiskale por të mbështeten familjet në nevojë dhe bizneset.
3 Tetor 2020, 16:22 -
Jashtë çdo pritshmërie, INSTAT: Rënia ekonomike 10.2%, më i prekur sektori i transportit
Jashtë çdo pritshmërie është tkurrur ekonomia e vendit nga pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT prodhimi i brendshëm bruto ka rënë me 10.2%, krahasuar me tremujorin e dytë të 2019. Goditja më e madhe e ekonomisë është dhënë nga tregtia, transporti dhe turizmi.
30 Shtator 2020, 11:21 -
'Taksa e sheshtë 9 %', Basha: Programi ynë synon të ndihmojë shtresën e mesme! Do jetë shtylla e ekonomisë
Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka shkruar për paketën fiskale të programit të demokratëve. Ai thotë se taksa e sheshtë 9% është rruga që do të konsolidojë shtresën e mesme të shoqërisë dhe do jetë shtylla kryesore e ekonomisë.
26 Shtator 2020, 17:50 -
'Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029'! PD: Rama po riciklon premtimet e vjetra, rrëzoi ekonominë
Teksa Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale, ajo ka intensifikuar akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Për selinë blu, kryeministri Edi Rama po riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash, por në 7 vite sipas PD taksat janë rritur dhe investimet e huaja kanë rënë.
22 Shtator 2020, 18:19 -
Tërmetet përgjysmuan rritjen ekonomike, goditën buxhetin e 2019! Ekonomia u rrit vetëm me 2.2% nga 4.2 % që ishte në 2018
Tërmetet e vitit të kaluar goditën buxhetin e 2019 dhe ekonomia pati një rritje të ngadaltë në krahasim me vitin 2018. Në total të ardhurat për vitin e kaluar arritën në nivelin e 460.3 miliardë lekë.
21 Shtator 2020, 22:45 -
‘Kazinotë’/Konfindustria: Të mbyllen shtigjet për pastrim parash! Jemi pro, nëse aktiviteti kontrollohet si në botë
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku parimisht është pro vendimit të qeverisë për miratimin e zonës ku do të lejohen kazinotë në Kryeqytet. Sipas tij nëse ky aktivitet kontrollohet dhe nuk lejohet pastrimi i parave atëherë do të ketë ndikim pozitiv në buxhet.
14 Shtator 2020, 16:29 -
Tabaku akuza qeverisë: Bëni propagandë, por varfëria nuk fshihet! Shifrat zyrtare tregojnë se 117 biznese në ditë ulin qepenin
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk hesht së akuzuari qeverinë se për faj të keqmenaxhimit të saj të pandemisë, propagandës dhe mosmbështetjes me fonde për qytetarët, shumë biznese janë detyruar të ulin qepenat.
1 Shtator 2020, 12:51 -
Ekonomia në recesion, BSH: Përmirësimi nis në 2021 (VIDEO)
Ekonomia e vendit do të përjetojë një rënie të thellë këtë vit, ndërsa periudha Prill-Maj-Qershor, ka pasur rënien më të madhe. Banka e Shqipërisë ekonomia e vendit do ti rikthehet përmirësimit në vitin 2021, ndonëse rikuperimi i saj varet nga tërësisht nga largimi i pandemisë.
13 Gusht 2020, 16:55 -
Të ardhurat në 6 muaj u tkurrën me 250 mln euro, Ministria e Financave: Rënia më e madhe në Maj
Të ardhurat buxhetore në 6 muajit e parë të vitit kanë rënë me 250 milionë euro si pasojë e izolimit ekonomik. Reduktimi më i madh i të ardhurave është vërejtur në muajin maj. Ndërkohë sipas Ministrisë së Financave goditja më e madhe është reflektuar tek tatimi mbi të ardhurat personale.
8 Gusht 2020, 15:12 -
Basha: Borxhi publik në rritje, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale
Rritja e borxhit publike për Partinë Demokratike po i jep ekonomisë shqiptarë një goditje fatale. Sipas kreut të Partisë Demokratike, shkak është ajo që ai e quan Ramavirusi dhe ky borxh po rëndon mbi qytetarët.
8 Korrik 2020, 11:22