-
Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Dvorani ka një histori të fshehtë dhe ti e di mirë! Dëmtove aksionin që do e arrestonte në flagrancë për korrupsion
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, se SPAK hetoi Ardian Dvoranin se kështu donte Ilir Meta.
7 Maj 2022, 12:42 -
Ylli Pata: Një vit nga 25 prilli, radiografia e opozitës pas humbjes së tretë
Në diskutimet e pakta që po zhvillohen një vit pas 25 prillit 2021 kur ndodhi edhe fitorja e mandatit të tretë të Edi Ramës, por edhe humbja e tretë për opozitën, komentet kanë qenë sipërfaqësore nga aktorë të rëndësishëm të opozitës.
26 Prill 2022, 17:52 -
Kryemadhi në takim me kryetarët e degëve të LSI: Të përgatitemi për zgjedhjet lokale të 2023, ekipi drejtues do zgjidhet nga Konventa e 25 korrikut
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të LSI në të gjithë vendin duke thënë se do përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Në Konventën e 25 Korrikut pritet të zgjidhet i gjithë ekipi drejtues.
22 Prill 2022, 14:29 -
Kryemadhi takim me anëtaret e Lëvizjes së Gruas: Do e riorganizojmë që të përfshijmë më shumë gra e vajza në politikë, fokus zgjedhjet 2023
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat pjesë e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se grave duhet tu jepen mundësitë për t’u përfshirë në politikë dhe vendimmarrje.
21 Prill 2022, 21:31 -
Frikë nga drejtësia? Freedom House: PD dhe LSI sulmuan SHBA dhe BE sepse mbështesin organet që po hetojnë zyrtarë të lartë
“Vitet e fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2021, fraksione brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, e kanë shtuar retorikën e tyre të ashpër kundër SHBA-së dhe BE-së, duke pretenduar se ato po ndërhyjnë në sovranitetin dhe punët e brendshme të vendit”. Kështu shkruan organizata Freedom House në raportin e fundit “Nations in Transit 2022”, teksa thekson se ky sulm i partive opozitare mbi aleatët e Shqipërisë e ka një arsye.
20 Prill 2022, 15:30 -
Mero Baze: Presidentin që nuk e pranoi Perëndimi
Pesë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë bëri një zgjedhje politikisht korrekte për president, duke zgjedhur përfaqësuesin e një pakice të koalicionit si kandidat për president. Ilir Meta, i cili ngjante i zemëruar ditën që u zgjodh president, pasi po përpiqej të viktimizohej sikur po e merrnin peng, në fakt mbajti peng për pesë vite institucionin e presidentit të Republikës.
19 Prill 2022, 19:21 -
Konventa e LSI për rikthimin e Metës? Braimllari: E ka dorëzuar teserën e partisë kur u zgjodh President! 25 korriku, bashkimi i jashtëzakonshëm i një aksioni opozitar
I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Braimllari nuk sqaroi nëse 25 korriku do të jetë edhe dita që do të rikthejë Ilir Metën në krye të LSI-së. Aiu shpreh se Meta e ka dorëzuar teserën e partisë pasi u zgjodh President, por shtoi se qëllimet e tij, për të qenë në krye të një aksioni opozitar, ai i ka bërë tashmë publike.
18 Prill 2022, 22:20 -
Një ditë pasi Meta lë presidencën, LSI nuk humbet asnjë ditë kohë, thërret Konventën Kombëtare më 25 korrik
Një ditë pasi Ilir Meta do të lërë presidencën, Lëvizja Socialiste për Integrim ka thërritur Konventën Kombëtare më 25 korrik. Braimllari paralajmëron se në Konventë do të merren vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative, që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023
18 Prill 2022, 14:08 -
Raporti i DASH/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Peshku qelbet nga koka, qeveria e fasadave nuk i pëlqen faktet
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Duke përdorur shprehjen popullore “peshku qelbet nga koka”, Kryemadhi shkruan se do ishte përkufizimi shqip i raportit të DASH për vendin tonë.
13 Prill 2022, 22:39 -
Hajdari: Nuk kandidoj për kreun e PD, partia ka nevojë për ekip, jo për individ! Saliu: Meta nuk kthehet në krye të LSI, do krijojë parti të re
Rudina Hajdari nuk do të jetë një kandidate për kreun e Partisë Demokratike. Ajo është e mendimit që ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha.
13 Prill 2022, 19:21 -
Pendohet për aleancën me Berishën? Kryemadhi: Të nxjerrim mësim nga 6 marsi dhe 25 prilli! Basha na tradhtoi
Monika Kryemadhi mblodhi sot delegatët e Konventës së LSI-së Tiranës ku njoftoi riorganizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale të 2003. Ajo tha se LSI duhet të nxjerrë mësime jo vetëm nga humbja në 25 prill por edhe në 6 mars kur bashkëpunoi me Berishën.
12 Prill 2022, 18:48 -
Mero Baze: Përpjekja e fundit e Ilir Metës për të 'trembur' drejtësinë
Zakonisht kur Ilir Meta lajmëron papritur konferencë shtypi, sidomos në fundjavë, duhet të shikosh çfarë ka ndodhur gjatë ditës. Dhe për të kuptuar kush ja prishi fundjavën e tij të sotme, duhet të shikosh dy fjalime në Kongresin e socialistëve.
9 Prill 2022, 19:58 -
Monika Kryemadhi i kërkon informacion SPAKU-ut: Në çfarë faze janë hetimet për inceneratorët
Pas depozitimit të kallëzimit penal në SPAK, në lidhje me aferën e inceneratorëve, për Erion Veliajn, Ëngjell Agaçin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon informacion këtij institucioni në lidhje me hetimet. LSI kërkon informacion në lidhje me kallëzimin e depozituar, se në çfazë janë hetimet
4 Prill 2022, 14:10 -
Drejtori ngacmoi seksualisht nxënësen në Lushnjë, Xhixho: E patolerueshme, pse nuk miratohet projektligji për të dënuarit për krime seksuale! Peng i burokacisë në Kuvend
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Lushnjë ku drejtori Rrahman Çela u akuza se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij 15-vjeçare. Xhixho thotë se është e patolerushme që institucionet arsimore të kthehen në mjedise traumash për fëmijët.
2 Prill 2022, 17:05 -
Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho në Report TV: Drejtësia ka vepruar me vonesë, hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse
Afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet, por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, drejtësia ka vepruar me vonesë. E ftuar në Report Tv, Xhixho thotë se hetimet e SPAK nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.
1 Prill 2022, 17:43 -
Rritja e çmimeve, LSI: Bashkia e Tiranës të heqë taksën e infrastrukturës arsimore
LSI kërkon nga Bashkia Tiranë që të heq taksën infrastrukturës arsimore që paguajnë qytetarët në faturën e ujit dhe bizneset. Sipas LSI me këtë taksë nuk po bëhet transparencë dhe as nuk po investohet në infrastrukturë e shkollave për të ndalur mësimin me 2 turne.
31 Mars 2022, 14:46