-
Populli i dy marsit dhe votuesit e 25 prillit
Konflikti artificial që presidenti i republikës po ushqen përditë ndaj qeverisë dhe kryeministrit, ka kohë që ka nisur të tingëllojë i stisur, i sforcuar dhe i thatë në përmbajtjen e tij. Sa më shumë shtohen epitetet e sharjet ndaj Edi Ramës, në mesazhet publike të Ilir Metës, aq më tepër e gjitha kjo stuhi në gotë të ujit, ka formën e një lëvizjeje të qartë taktike nga ana e kreut të shtetit. Asgjë më tepër se kaq.
10 Tetor 2020, 12:21 -
Ping-pong mes Ramës dhe LSI, Mehmetaj i del 'zot' Kryemadhit: Teutës s'i bëri tërr nga Perandoria, jo më Monikës tonë nga profeti i kokoshkave
Vijon ping-pongu mes LSI dhe kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit bëri nga Asambleja e PS, të cilat vunë në lëvizje strukturat, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, te kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e më pas te Kejdi Mehmetaj.
9 Tetor 2020, 22:32 -
'LSI është kancer, nga koalicioni na ndau reforma në drejtësi'! Rama sulmon Metën: U rrit në kurriz të PS-PD! Lulin do e shpëtoj, as ai s'e do Monën dhe Ilirin (VIDEO)
Rama e cilësoi LSI si kancer të politikës që kërkon vetëm të rriten në kurriz të partive të mëdha PS dhe PD dhe se të dyja partitë e mëdha kanë dhënë një pejsë të shpirtit të tyre kur kanë qenë në koalicion me LSI-në. Ndërsa tha se ajo që e ndau PS nga koalicioni me LSI-në ishte reforma në drejtësi.
9 Tetor 2020, 18:13 -
Rrotacioni: Nga pjesëmarrja ose nga përçarja
Duke u kthyer në Shqipërinë e sotme, gjasat e një përçarje të PS-së janë aktualisht zero. Pra, gjasat për rrotacion pas 8 vjetëve të Ramës në pushtet varen thjesht nga një rritje e pjesëmarrjes në zgjedhje e elektoratit opozitar. Kjo gjë bëhet më akute, sidomos pas ndryshimit të sistemit elektoral.
8 Tetor 2020, 17:22 -
Braimllari në Report TV: Meta s'po bën aksion politik, po mbron Kushtetutën! Për mua LSI të dal më listë të pavarur
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Report TV i ka cilësuar sulmet e ashpra të Presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë, jo si një aksion politik të tij, por si një aksion mbarëkombëtar për të mbrojtur Kushtetutën.
7 Tetor 2020, 17:46 -
Kompromiset në heshtje të Edi Ramës, me Kodin zgjedhor
E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton është LSI dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës. Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 Qershori. Kërkesa e 5 Qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën sic kërkonte ai.
5 Tetor 2020, 19:36 -
Ristani e thotë hapur: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI! Më vjen keq që Topalli s'është në lista, s'kam bërë mëkate në KQZ
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në Report TV ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkutuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.
2 Tetor 2020, 17:57 -
Braimllari për Report Tv: Pse opozita vendosi të dërgonte draft në Këshill! Aleatë në listat e LSI? Vendosin strukturat
Nëse do të hiqen koalicionet, LSI mund të shkojë e vetme ose duke përfshirë aleatët në lista në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas ish deputetit Endrit Braimllari kjo do të vendoset nga strukturat e kësaj partie.
28 Shtator 2020, 16:38 -
Haxhinasto në Report Tv: Jam kundër kandidimit me listë të përbashkët! Partitë të dalin me lista të hapura, secila të tregojë peshën e vetë në elektorat
Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se do të votojë kundër nëse i kërkohet mendimi për të kandiduar me një listë të përbashkët me partitë e tjera. Ai tha se është pro listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore, por e shikon të pakuptimtë kandidimin në një listë të përbashkët nën siglën e një partie.
24 Shtator 2020, 17:41 -
COVID-i ndryshoi sjelljen e njerëzve në të gjithë botën, por jo fushatën e LSI! Pa maska në ambient të mbyllur e ngjitur me njëri- tjetrin, Vasili takime me aktivistët
Koronavirusi ka ndikuar në përditshmërinë e të gjithë njerëzve në botë, por mesa duket jo në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
22 Shtator 2020, 10:33 -
Kume për Report Tv: Drafti i PS ‘përçan’ palët, PD e LSI të shkojnë në Këshill me propozime, jo deklarata
Eksperti i Reformës Zgjedhore ka komentuar në një intervistë për Report TV draftin e propozuar nga Partia Socialiste, për të cilin thotë se krijon një hendek më të madh mes palësh. Por sipas tij opozita jashtëparlamentare duhet të ulet dhe të punojë së bashku me palën tjetër dhe të sjellë edhe propozimet e saj dhe jo të shkojë në tryezë vetëm me deklarata.
19 Shtator 2020, 21:32