-
LSI në fushatë, Kryemadhi fton te rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit
Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje të rinjve shqiptarë t'i bashkohen kësaj force politike. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë kësaj të enjte zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë nr.1 në Tiranë të cilëve ju tha se ata janë e ardhmja e Shqipërisë.
3 Shtator 2020, 21:57 -
PD e ka kusht të panegociueshëm, Gjosha në Report Tv: LSI nuk e ka problem të hyjë dhe vetëm në zgjedhje, pa koalicione
LSI nuk e ka problem dhe as frikë faktin se mund të hyjë e vetme në zgjedhjet parlamentare dhe pa koalicione, ndryshe nga PD që në fakt e ka një kusht të panegociueshëm. Këtë e bëri të ditur Klajda Gjosha në Report Tv.
3 Shtator 2020, 18:39 -
Kërpaçi në Report Tv: Dy prioritetet e LSI, arsimi dhe punësimi! Armata jonë për zgjedhjet janë të rinjtë
Në një kohë kur motorët për përgatitjen e fushatës elektorale janë ndezur në kampet politike, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në një intervistë për Report Tv ka treguar se cili do të jetë fokusi i LSI. Sipas saj, dy prioritetet kryesore do të jenë arsimi cilësor dhe punësimi i mirëpaguar, ndërkohë që ka kritikuar edhe qeverinë se është e papërgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
3 Shtator 2020, 17:01 -
Propozimet për datën e zgjedhjeve, Meta mes 18 prillit të PD-së dhe 9 majit të PS-së
Më 4 shtator, partitë më të mëdha në vend do t’i dorëzojnë presidentit Meta propozimet për datën e zgjedhjeve. Burime për Report Tv konfirmojnë se opozita e bashkuar do të shkojë me një sugjerim të përbashkët, për 18 prillin, kurse nëpërmjet Taulant Ballës, partia Socialiste pritet të sugjerojë 9 majin për të shkuar drejt kutive të votimit.
3 Shtator 2020, 14:41 -
65 vjeçari u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, viktima ishte vjehrri i ish-deputetit të LSI-së
Pacienti 65 vjeçar i infektuar me koronavirus u hodh nga kati i katërt të spitalit "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se 65 vjeçari, Hasan Mira ishte vjehrri i ish deputetit të LSI, Gjetan Gjetani. Ky i fundit ka qenë deputet i Partisë Socialiste, por pas përjashtimit i ësht&
2 Shtator 2020, 21:41 -
Denoncimi i Cakës: Edhe pas 1 viti qeveria në fazat e para të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti
Përmes një postimi në Facebook, ish deputetja e LSI-së Silva Caka ka denoncuar mënyrën e menaxhimit nga qevera të situatave në gjatë emergjencave si ajo me tërmetin ashtu dhe me pandeminë.
2 Shtator 2020, 13:30 -
Panariti: Merrni masat për valën e dytë! Meqë s'ka dalë ilaçi kundër COVID-it, ofroni falas vaksinën për gripin e zakonshëm
Ish- deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i bën thirrje qeverisë për marrjen e masave për vaksinim falas të një kategorie qytetarësh kundër gripit të zakonshëm, për të parandaluar përkeqësimin e situatës në fillim të shtatorit.
31 Gusht 2020, 10:47 -
A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit (djalit të dajës)
Të dhënat e siguruara si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.
22 Gusht 2020, 15:58 -
Braimllari: Rama po falimenton biznesin e vogël dhe të mesëm! Korça më e goditura
Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka hedhur akuza në drejtimit të qeverisë, kësaj here jo për situatën e krijuar nga COVID, por se po shkatërron biznesin e vogël, dhe favorizon vetëm një grup "oligarkësh".
9 Gusht 2020, 14:38 -
E vërteta e ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone, PD-LSI blof, ndarja për qëllime ekonomike dhe zhvillimore, jo administrative dhe elektorale
Ligji i miratuar pa zhurmë në 29 korrik ndan vendin në 4 rajone vetëm për të zbatuar strategjinë e zhvillimit ekonomik, nuk ka ndarje administrative dhe nuk ndryshojnë kufijtë e qarqeve, synohet nxitja e punësimit dhe ndalimin e shpopullimit të zonave.
6 Gusht 2020, 15:40