-
Politikë
Jashtë kabinetit qeverisës, Braçe e merr me ‘qetësi’, reagon për herë të parë duke shijuar perëndimin e diellit
Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar për herë të parë, pas prezantimit të kabinetit qeverisës për 4 vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama. Braçe i cili nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri ‘Rama 3’, ka postuar një foto ku shihet se po shijon perëndimin e diellit. Ndërkohë në foto, është kapur rastësisht (ose jo) një tabelë ku shkruhet “Bankomat, money (para)”
2 Shtator 2021, 19:21 -
Opinion
Mero Baze: Partinë kundërshtarëve, qeverinë për vete
Ekipi me të cilin Edi Rama mori Partinë Socialiste në opozitë dhe erdhi në pushtet sot janë ndarë në dy breza. Edi Rama i ka dhënë brezit të parë, ata me të cilët erdhi në pushtet, partinë, dhe vet ka mbajtur qeverinë. I gjithë fjalimi i tij, në fakt kishte kryefjalë nevojën e krijimit të një brezi të ri të Partisë Socialiste, pa përjashtuar askënd.
2 Shtator 2021, 18:05 -
Opinion
Eduard Zaloshnja: Mandat i katërt? Varet nga votuesit rishtarë…
Nga pikëpamja demografike, duket se beteja elektorale e ardhshme do të përcaktohet nga suksesi që do ketë secila palë për të tërhequr pas katër vjetësh sa më shumë nga rishtarët që sot rrinë gjithë ditën me celularë në duar apo duke luajtur video games në laptop apo TV
2 Shtator 2021, 17:41 -
Opinion
Astrit Patozi: Po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite
Mbaj mend që mes të tjerash kam thënë atë ditë se kështu siç po katandiset përfaqësimi politik në Shqipëri, për shkak të kryetarokracisë, parlamenti nuk do të ketë më asnjë vlerë. Madje, për të kursyer shpenzimet dhe energjitë e shpenzuara kot, do të ishte më mirë që në Kuvendin e Shqipërisë të kishte vetëm 2 deputetë dhe ata të ishin kryeministri dhe udhëheqësi i opozitës. Por ajo që atëherë tingëllonte si satirë therëse, sot nuk ngjan më të jetë e tillë, pasi, me sa duket, po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite.
2 Shtator 2021, 17:36 -
Opinion
I gjithë pushteti grave!
Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra. Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.
2 Shtator 2021, 16:14 -
Opinion
Edi Rama: Ndezëm motorët e Mandatit të Tretë, PS ka nevojë për vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mbajt sot, ku kryeministri Rama ndezi sot motorët e Mandatit të Tretë me Kryesinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re, duke vendosur në qendër të vëmendjes së punës së partisë sonë, nevojën për një vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe Partinë Socialiste fitimtaren e të ardhme
2 Shtator 2021, 14:11 - Opinion
-
Politikë
Një 20-vjeçare Sekretare për Rininë në PS, Rama: Zgjohet më herët se Basha dhe ndryshe nga ai thotë gjithmonë atë që mendon
Një ndër emrat surprizë që propozoi Rama sot për ekipin e ri drejtues të PS-së ishte dhe ai i 20-vjeçares, Bojkena Basha, për në detyrën e Sekretares së Rinisë në PS.
2 Shtator 2021, 13:44 -
Opinion
Pas tetë vitesh në pushtet mund të provohet një brez tjetër
Zhvillimet e vrullshme të këtij viti, duke nisur me rezultatin e zgjedhjeve të prillit, lista me persona “Non Grata” nga Departamenti i Shtetit, shkarkim presidenti dhe deri tek ardhja e refugjatëve nga Afganistani, e bëjnë këtë vjeshtë shumë të veçantë dhe me plot kërshëri për zhvillimet që priten.
2 Shtator 2021, 10:29 -
Politikë
Rama: Partia s'mund të mbahet gjallë si një moçal interesash! Grupet e privilegjuara brenda PS, struktura keqbërëse! Jetike të ndahemi prej tyre
Rama tha se ai rreth të privilegjuarish brenda Partisë Socialiste, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik.
2 Shtator 2021, 10:29 -
Politikë
10 shtator, konstituohet legjislatura e re e parlamentit! Muaj me zhvillime të rëndësishme politike edhe në PS! Mblidhet asambleja, formohet kabineti i ri qeveritar
Shtatori nis me vendime të rendësishme politike në kampin e socialistëve, ku në Asamblenë e 2 Shtatorit përvec zgjedhjeve në strukturat partiake, do të dalin edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë më datë 10 nis legjislatura e re këtij Parlamenti, ku pritet një përballje mes mazhorancës dhe opozitës.
1 Shtator 2021, 20:07 -
Politikë
9 ditë para betimit, Lefter Koka lë mandatin e deputetit: Kam njoftuar Kuvendin dhe KQZ-në! Po ia lë vendin të rinjve
Lefter Koka ka hequr dorë nga mandati i deputetit të PS në Durrës. Ai njoftoi përmes një statusi në FB se vendimi i tij i është njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa thekson se e ka përmbyllur ciklin e tij politik. Për Kokën, rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpuntorët që e bënë fitues për vite me radhë.
1 Shtator 2021, 15:34 -
Politikë
SHBA nuk e do Berishën në parlament, Bushati: PD duhet të bëjë 'vaksinën' kundër ish-kryeministrit, ndryshe rrezikon të humbë për herë të 6
Për kreun e PS-së në Tiranë, Ervin Bushatin, PD duhet të largojë ish-kreu e kësaj partie dhe të mos e fusë në parlament, ose në të kundërt "do të humbasin për herë të 6-të". Këto deklarata Bushati i bëri nga studio e "Report Tv", ku i pyetur se çfarë do të bëjë PS nëse Berisha futet në parlament, pavarësisht thirrjeve të SHBA, ai u shpreh se këto janë çështje të brendshme të PD. Sipas Bushatit, të djathtët duhet të 'vaksinohen' nga Berisha.
30 Gusht 2021, 20:07 -
Politikë
Të enjten mblidhet Asambleja e PS, zbardhet axhenda! Nga zgjedhja e Kryesisë së re, te drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv
Zbardhet rendi i ditës së Asamblesë së PS e cila do të mblidhet ditën e enjte. Takimi pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë në qarqe dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë
30 Gusht 2021, 12:50 -
Politikë
Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në 2 shtator, Rama pritet që të shpallë emrat e qeverisë së re
Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
29 Gusht 2021, 11:24 - Opinion
-
Politikë
Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, Basha: Beteja jonë s'është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin
E menjëhershme ka qenë përgjigjia e kreut të PD Lulzim Basha pasi kryeministri Edi Rama e ka përmendur gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër, ku tha se dora për PD është e shtrirë.
27 Gusht 2021, 20:45 -
Politikë
Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025
Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS. Rama foli për 2 fitore të reja, ndërsa shpotiti opozitën, se vjen në parlament me një dhëmballë të prishur. Duke pranuar problemet me qeverinë e Kosovës, ai u angazhua për marrëdhënie vëllazërore, pavarësisht kundërshtive për Ballkanin e Hapur.
27 Gusht 2021, 12:41 -
Opinion
Mazhorancës nuk i ka humbur energjia për sfida të reja
Faza e tranzicionit midis mandatit të dytë dhe nisjes të tretit ka përfunduar. Dalja e djeshme e kryeministrit Rama në konferencë për shtyp shënoi pikërisht përmbylljen e kësaj faze dhe enumeracioni i arritjeve të qeverisjes në mandatin e përfunduar, shërbeu thjesht si rikujtesë përpara hapave të tjerë të pritshëm në vijim.
26 Gusht 2021, 08:08 -
Opinion
Mero Baze: Mandatin e dytë të Edi Ramës e shpëtuan fatkeqësitë dhe opozita
Fitorja e Edi Ramës në vitin 2017 ka qenë fitorja më e mirë e tij. Pavarësisht përpjekjeve për baltosje më vonë, ato ishin zgjedhjet më konsensuale të zhvilluara në Shqipëri për të cilat opozita nuk pati asnjë ankesë zyrtare pasi mes të tjerash, ishin zgjedhje, të një qeverie, e cila kishte 6 ministra të opozitës një zëvendëskryeministër dhe thuajse gjithë agjencitë shtetërore, nën kontroll të saj
25 Gusht 2021, 19:51