-
Tjetërsuan pronat në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës, lihen në burg 6 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë, 1 në detyrim paraqitje! Mes tyre edhe ish-zv. Kryetari i bashkisë së Vlorës
6 persona janë lënë në burg, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe një po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash në Dhërmi dhe Himarë. Ato nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve tjetërsuan dhe përfituan nga pronat.
10 Dhjetor 2021, 18:57 -
Kronikë
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga topografi i bashkisë Himarë! Falsifikoi pronën, e shiti tek të tjerë
Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
9 Nëntor 2021, 09:52 -
Kronikë
Me viza turistike false, arrestohen 3 emigrantë dhe një shtetas gjerman në portin e Durrësit
Katër persona janë arrestuar në Portin e Durrësit për falsifikim të vizave turistike. Ata po tentonin të dilnin jashtë Shqipërisë me viza turistike false, por janë kuptuar nga policia dhe janë arrestuar.
25 Tetor 2021, 08:57 -
Kronikë
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, burg për ish-kreun e Kadastrës së Vlorës
Ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci është dënuar sot 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës. Troçi u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë.
20 Tetor 2021, 10:19 - Kronikë
-
Kronikë
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
18 Tetor 2021, 21:47 -
Bota
Falsifikonin pasaportat e 56 kombësive, mes tyre dhe atë shqiptare, çmontohet grupi spanjoll! 'Ndihmonin' emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme
Një grup spanjoll që falsifikonin dokumentet për emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme duke u siguruar atyre identitete të rreme për të qëndruar në vendet e BE-së. Policia sekuestroi mbi 2000 pasaporta që i përkisnin 56 kombësive, mes tyre edhe Pasaporta Shqiptare.
9 Tetor 2021, 09:54 - Kronikë
- Kronikë
-
Politikë
Publikohen dokumentet, Berisha ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit, është falsifikuar regjistri i Gjendjes Civile
Në dokumentat origjinale fillestare të Sali Berishës, duket qartë datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu. Falsifikimi i Formularit të Dekriminalizimit, sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit.
8 Shtator 2021, 08:57 -
Kronikë
Falsifikonte pasaportat dhe lejet e qëndrimit për emigrantët, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec! Dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë e Devoll
Një 49-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje.Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 49 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje.
14 Gusht 2021, 12:35 -
Kronikë
Falsifikoi pasaportën dhe lejen e qëndrimit të një personi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për falsifikim i dokumenteve. Ai dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
27 Korrik 2021, 10:24 -
Kronikë
Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje, arrestohen ish-drejtori i Postës në Korçë dhe ish-specialisti! U ndalohet dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë
Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë falsifikuar kontrata qiraje. Në pranga kanë rënë Valter Gora, ish-drejtor i Postës dhe Albano Bibo, ish specialist sigurie, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë të Postës.
15 Korrik 2021, 10:16 -
Kronikë
Shisnin teste COVID-i të falsifikuara, Gjykata e Tiranës lë në burg 14 të pandehurit, detyrim paraqitje për mjeken
Gjykata lënë në burg 14 të pandehur dhe ka dhënë detyrim paraqitje për mjeken Marinela Kalaja, grup ky i arrestuar pasi jepnin teste COVID false, kundrejt pagesës 35-40 euro.
24 Qershor 2021, 14:06 -
Kronikë
Goditja e grupit që falsifikonte teste COVID me 40 euro, pamje nga baza në Tiranë ku ‘vulosej’ logoja e laboratorit
Kjo është internet kafeja në kryeqytet e kthyer në bazë për falsifikimin e fletëve të analizave për testin COVID pa shkuar në laborator, që më pas përdoreshin për të lëvizur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gazetari Sokol Dema raporton se internet kafeja ndodhet në rrugën "Zihni Sako", pranë zonës së Oxhakut në Tiranë
22 Qershor 2021, 12:09 -
Kronikë
Zbulohet skema e mashtrimit e falsifikimit te patentave, 2 të arrestuar në Tiranë, një në hetim dhe një vajzë në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, duke arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçare
27 Maj 2021, 09:56 - Kronikë
-
Kronikë
233 ekstradime drejt Shqipërisë me vendet e tjera përgjatë 2020! Krimet, nga trafiku i drogës deri te pastrimi i parave
233 ekstradime drejt Shqipërisë dhe me vendet e tjera janë kryer përgjatë 2020. Ndër to 119 shqiptarë janë arrestuar jashtë dhe janë sjellë këtu dhe 114 shqiptare e të huaj të arrestuar në Shqipëri e dërguar jashtë.
5 Maj 2021, 10:55 -
Kronikë
Në Rinas me test të falsifikuar COVID-19, procedohen në gjendje të lirë një 45-vjeçar dhe një 43-vjeçare
Dy persona, një burrë dhe një grua, po hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të kalojnë pikën kufitare të Rinasit përmes testeve të falsifikuara të COVID-19, që i identifikonin ata negativ nga virusi.
13 Prill 2021, 14:10 -
Kronikë
Arrestohet drejtori i sigurisë në Portin e Shëngjinit, dyshohet se ka tjetërsuar prona kur punonte në ish-Komunën e Shëngjinit
Një ish-zyrtar i Njësisë Administrative Shëngjin është arrestuar nga policia për tjetërsim pronash. Në pranga është vënë shtetasi Agustin Gjini, 56-vjeç banues në Ishull-Lezhë, aktualisht me detyre shef sigurisë në Portin e Shëngjinit.
27 Mars 2021, 11:58