-
Fantazia e Berishës: Shkëlzeni në SPAK s’është asgjë para ‘Ramës në aeroport…’!
Po hetohet ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ka përpiluar një listë të gjatë dëshmitarësh të thirrur për t’u pyetur, ndërkohë që SPAK ia plotësoi dëshirën duke shtuar ‘paketë’ dhe Shkelzen Berishën si dhe ish ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, autorin e shkresës së famshme zyrtare me mbishkrimin sipër me shkrim dore “për Shkelzenin”
23 Shtator 2023, 19:56 -
Procesi i Gërdecit/ Pse SPAK shmang të thërrasë si dëshmitarë kyç Sali Berishën, kunatën dhe Rrahman Selmanllarin, shokun e Shkëlzenit?
Nga lista e 71 dëshmitarëve mungon edhe ish- zv kryeminsitri Ilir Rusmajli që kundërshtoi procedurat, ish-Presidenti Bamir Topi dhe shumë të tjera. Por pa faktuar përgjegjësitë si porosites të familjes Berisha, nuk mund të dënohet as Fatmir Mediu i cili me shume gjasa ka qene thjesht nje ekzekutor material
23 Shtator 2023, 17:03 -
Gërdeci/ SPAK kërkon për herë të parë dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! U arratis nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit ku thuhej se u ankua për Shkëlzenin
Ish-shefi i shtabit të ushtrisë Luan Hoxha, mund të dëshmojë për herë të parë për Gërdecin pasi SPAK kërkoi rrëfimin e tij në gjyqin ndaj Fatmir Mediut. Gjenerali i ushtrisë është larguar nga Shqipëria në janar 2012 pak kohë pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se Luan Hoxha ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec.
23 Shtator 2023, 16:37 -
Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes ishte kundër çmontimit të armëve në Gërdec! S'firmosi për fabrikën e demontimit
Një nga personat që SPAK kërkon të pyesë në gjyqin e Gërdecit, është Kol Dedgjoni, ish-anëtar i komisionit të ngritur nga ministria e Mbrojtjes për çështjen e demontimit.
23 Shtator 2023, 14:23 -
Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon Shkëlzenin, dëshmitar në Gjykatë! Zamira Durda: Gërdeci, krim shtetëror nga babëzia për para! Fajtor dhe Sali Berisha
Zamira Durda e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdercit në një intervistë për Report Tv thotë se ajo që ndodhi më 15 mars 2008 ishte një krim shtetër nga babëzia për para. Zamira Durda: "Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe askush nuk veproi. Ne ishim viktimat"
23 Shtator 2023, 12:05 -
Historia e dhimbshme e një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të ‘Gërdecit’. Ish-funksionari i Ministrisë së Mbrojtjes azil në Francë: Ministri më siguroi se nuk të ndodh gjë!
Një nga dëshmitarët që është thirrur për procesin e Gërdecit është edhe Armand Tartari, një ish punonjës i Ministrisë së Mbrojtes. Ai jep dëshmi tronditëse lidhur me ngjarjen, paratë që i kërkuan për të hequr dënimin dhe premtimin e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu!
22 Shtator 2023, 15:15 -
Rrëfimi i David Packouz për Report Tv: Si Shkëlzen Berisha priti në zyrë Diverolin e negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec! S'na treguan se ishin kinezë
Intervistë e transmetuar në Report Tv më 9 shkurt 2023! Ish-zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, ka thënë për Report Tv se Efraim Diveroli erdhi në Tiranë për të negociuar çmimin e fishekëve në Gërdec, ku në këtë takim ishte i pranishëm edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji.
22 Shtator 2023, 13:06 -
Masakra e Gërdecit, mister shkresa për Shkëlzen Berishën dhe takimet me ministrat e Sali Berishës! Sa vite burg rrezikon nëse jep dëshmi të rreme
Shkëlzen Berisha është thirrur në gjyqin e Gërdecit nga SPAK për të sqaruar disa momente kyçe të dosjes, por nëse refuzon të paraqitet ose jep të dhëna të pavërteta, rrezikon dënimin nga 2 deri në 6 vjet heqje lirie.
22 Shtator 2023, 11:47 -
Mero Baze: Mediu dhe Berisha duhet të gjykoheshin për Gërdecin edhe sikur të mos kishte shpërthyer
Fatmir Mediu po përpiqet të fitojë kohë dhe të fusë gjykatën në një spirale të re hetimi për Gërdecin, duke u fokusuar tek shkaku i aksidentit që shkaktoi 26 të vdekur dhe jo tek hetimi për korrupsion, për të cilin ai është përgjegjës
18 Korrik 2023, 20:02 -
Tragjedia e Gërdecit/ Mediu tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, avokatët: Kemi prova të tjera, duhet ekspertizë për shpërthimin! GJKKO shtyn seancën për në shtator
Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit.
18 Korrik 2023, 14:06 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Erion Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e inceneratorëve me lekë ose dhunë! S’ka përgjegjës për 21 janarin e Gërdecin
Deputeti socialist Erion Braçe e konsideron kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn një tjetër tregues se reforma në drejtësi po funksionon. Ai kujtoi mënyrën se si qeveritarët i shmangeshin drejtësisë në të shkuarën. Deputetja e PD Tabaku nga ana e saj tha se i gjithë shteti u vu në dispozicion të inceneratorëve.
12 Korrik 2023, 12:16 -
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
Teksa pritej që këtë të mërkurë (7 qershor 2023) të shpallej pretenca ndaj Fatmir Mediut, gjyqi mori kthesë të papritur. Gjykata bën palë në proces 290 të dëmtuarit nga shpërthimi i Gërdecit
7 Qershor 2023, 13:50 -
‘Gërdeci’/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, mungonte mbrojtja! GJKKO i cakton avokat shteti, më 7 qershor jepet pretenca
Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediut sa i takon çështjes së Gërdecit. Dy avokatët e Mediut nuk u paraqitën dhe seanca u vendos të mbahet më 7 qershor.
24 Maj 2023, 12:24 -
Gërdeci/ Pritej sot pretenca, shtyhet sërish gjyqi ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Seanca e radhës në 24 maj!
Ditën e sotme në orën 14:00 ishte parashikuar seanca e radhës për Fatmir Mediun për çështjen e Gërdecit. Prokuroria pritej të lexonte konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale, mirëpo seanca u shty për në 24 maj.
9 Maj 2023, 13:43 -
Rama-kuksianëve: Berisha s'ju propozon kryetar bashkie, Admir Sinamati po shpërblehet se e shpëtoi nga 'Gërdeci'! Roli i mjekut ligjor në hetimet e vdekjes së Kosta Trebickës
Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kukës, nga ku bëri një koment për kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamatin. Rama thotë se Sinamati se po merr shpërblimin për mbrojtjen që i ka bërë Berishës kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Roli i Admir Sinamatit në hetimet e vdekjes së Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të tragjedisë së Gërdecit.
4 Maj 2023, 18:28 -
Mero Baze: Si po i kthehet në makth e shkuara e tij, Sali Berishës
Pashë që Sali Berisha kishte reaguar me shumë egërsi dhe frikë ndaj ribotimit të një interviste të tij dhënë për televizionin iranian më 1997, në të cilën tre problemet kryesore të jetës së tij, të shpjeguara me mendtë e tij të vitit 1997, përpiqej t’i mohonte.
1 Maj 2023, 20:33 -
Humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda flet për Report Tv: Dua drejtësi! Nuk kam besim te SPAK, prokurorët të kenë më shumë këllqe
Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka folur për Report Tv, pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Mediut. Në një intervistë për sot ‘Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Durda bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se ka 15 vite dyerve të gjykatave.
24 Prill 2023, 12:20