-
'Për Shkëlzenin' dëshmon inxhinierja në GJKKO për Gërdecin: Erdhi një fax nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes
Faksi i vitit 2007 që lidhej me vendimarrjen për fabrikën e demontimit në Gërdec ka mbërritur me shënimin “për shkelzen berishën” në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky fakt u konfirmua nga punonjësja që ka pritur dokumentin e cila tha se shënimi kishte qenë në faksin e dërguar nga Aldo Bumçi. I paraqitur për herë të parë në gjyq, ish-ministri Fatmir Mediu tha se ka vetëm përgjegjësi morale për ngjarjen.
30 Nëntor 2023, 14:45 -
'Gërdeci', dëshmon ish-ministri Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin! Për familjarët përgjegjës shteti, s'kam forcë ta zhbëj atë që ndodhi
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku dha shpjegime në procesin që po zhvillohet ndaj tij, ndërkohë që vijon pyetja e dëshmitarëve mbi çështjen e shpërthimit në Gërdec më 15 marsin e 2008-ës. Inxhinierja: Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë
30 Nëntor 2023, 08:55 -
Gary Kokalari letër SPAK: Berisha të hetohet edhe për firmat piramidale e Gërdecin! Të zhvarroset Kosta Trebicka, njerëzit e afërt të ish-kryeministrit e nxorën si vdekje aksidentale
Në një letër drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani për dijeni zyrtarëve të lartë Amerikane dhe kryeministrit Rama, Geri Kokalari i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë Sali Berishën edhe për çështje të tjera, përveç aferës “Partizani”.
25 Nëntor 2023, 22:04 -
Gjyqi i Mediut për masakrën e Gërdecit/ Dëshmojnë në GJKKO ish-punonjës e ish-ushtarakë: Në fabrikë kishin rënë zjarre disa here! Çmimi i fishekëve u dha me letër jo zyrtare
Ish-punonjës të fabrikës së Gërdecit dëshmuan në procesin ndaj Fatmir Mediut se demontimi i fishekëve dhe predhave ishte i pasigurtë dhe ishte shoqëruar disa herë me rënie zjarri. Ata thanë se nuk ishin trajnuar dhe se punonin të pa siguruar. Ish-zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm pohuan se çmimi me të cilin shteti ia shiti fishekët privatit ishte caktuar me një shkresë jo zyrtare pa firmë e vulë.
9 Nëntor 2023, 13:48 -
Tragjedia e Gërdecit/ Strasburgu u dha të drejtë familjarëve të viktimave, avokati Matlija: Kërkohet zbardhja e rolit të Mediut! Nesër pyeten 10 dëshmitarë
Në një lidhje ‘skype’ për Studio Live me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Dorian Matlija avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit tha se dëmshpërblimi jepet për dëmin moral të shkaktuar nga sistemi gjyqësor.
8 Nëntor 2023, 12:53 -
Masakra e 'Gërdecit'/ Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave: Duhet të ishin pjesë e procesit! Shteti të dëmshpërblejë 12 mijë euro Zamira Durdën
Gjykata e Strasurgut ka vendosur një gjobë prej 170 mijë eurosh ndaj Shqipërisë për çështjen Gërdeci. 12 mijë euro nga shuma në fjalë do shkojë si dëmshpërblim për Zamira e Feruzan Durajn, në lidhje me vdekjen 7-vjeçarit Erison Durdaj dhe plagosjen e Roxhens Durdaj, 11 vjeç. Sipas Strasburgut shteti shqiptar shkeli nenin 2 për të drejtën e jetës, dhe vendosi nga 10 mijë euro shpërblim për 15 persona të tjerë, të plagosur ose familjarë të viktimave
7 Nëntor 2023, 12:52 -
Tragjedia e Gërdecit, dëshmon punëtori Ndue Nikolla: Mbikëqyrësi na kishte porositur që të bënim kujdes se kishte rrezik! Atë ditë mu dogj 40% e trupit
Report Tv zbardh dëshminë e një prej dëshmitarëve të Gërdecit në GJKKO. Ndue Nikolla i cili punonte në fabrikën e demontimit për të çmontuar predhat ka deklaruar se pasi hiqnin kokat e predhave baruti futej në thasë dhe dërgohej me karroca në magazinë.
27 Tetor 2023, 16:20 -
Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha, Bamir Topi flet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas Gërdecit: Diskutimet janë të gjitha të arkivuara
Një javë pas tragjedisë së Gërdecit u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe pati tentativa që ngjarja të faturohej shërbimeve të huaja. Ish presidenti Bamir Topi, i cili atëherë ka qenë në krye të shtetit, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, tha se të gjitha diskutimet në mbledhje janë të arkivuara. I rezervuar, por dha një koment sa i përket rihapjes hetimet për çështjen, duke e quajtur pozitive.
18 Tetor 2023, 22:27 -
'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta
11 dëshmitarët e parë të marrë në pyetje në GJKKO për gjyqin ndaj Fatmir Mediut kanë treguar se shpërthimi në fabrikën e Gërdecit ka ndodhur nga shkelja e hapur e rregullave të sigurisë. Fejzi Shehu ish roja në fabrikën e demontimit të armëve u shpreh se ka parë kur ka marrë flakë një karrocë që po saldohej, e cila përdorej për transportin e barutit.
18 Tetor 2023, 15:31 -
Gjyqi i Mediut/ Avokati i familjarëve të viktimave: Të thirren dëshmitarë edhe ata që zbardhin rolin e Shkëlzenit! Nëse vjen kreu i SHISH, duhet edhe Berisha e Topi
Në një intervistë për Report Tv Dorian Matlija, avokati që përfaqëson familjet e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, vë theksin tek zbardhja jo vetëm e rolit të Fatmir Mediut por dhe të gjithë përgjegjësve në këtë ngjarje që u mori jetën 26 viktimave të pafajshme dhe qindra u plagosën.
4 Tetor 2023, 13:23 -
Shkëlzen Berisha thirret dëshmitar për Gërdecin, avokati Karaj: Sinjali, askush s'është i paprekshëm! Çështja, e groposur juridikisht! Çaça: Luan Hoxha, dëshmitar kyç
Thirrja e Shkelzen Berishës si dëshmitar për tragjedinë e Gërdecit, sipas avokatit Lonard Karaj është sinjal se askush nuk është i paprekshëm. Avokati Përparim Çaça thotë se Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë është dëshmitar kyç
3 Tetor 2023, 21:43 -
Mero Baze: Një hap serioz i Gjykatës në gjyqin e Gërdecit
Gjykata në Tiranë ka shpëtuar integritetin e procesit gjyqësor në ngarkim të Fatmir Mediut dhe bashkëpunëtorëve të tij, mes të cilëve shquan djali I Sali Berishës Shkëlzen Berisha, duke hedhur poshtë përpjekjen për të degraduar procesin gjyqësor përmes një listë butaforike dëshmitarësh, të kërkuar nga pala e paditur.
3 Tetor 2023, 19:11 -
Gjyqi i Mediut/ Gjykata e Posaçme pranoi Shkëlzen Berishën për herë të parë dëshmitar për masakrën e Gërdecit
Për herë të parë Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha do të thirret në GJKKO për të dhënë dëshminë e tij lidhur me demontimin e municioneve në punishten e Gërdecit. Ndërkohë janë refuzuar disa prej dëshmitarëve te mbrojtjes së Fatmir Mediut dhe lista e dëshmitarëve te kerkuar nga avokati i viktimave. Dëshmitar dhe Aldo Bumçi e Luan Hoxha.
3 Tetor 2023, 09:23 -
Poli Hoxha: Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë! Shkëlzeni humbi dy beteja në Nju Jork, në SHBA ka material për të! Dëshmitar kyç, ish-shefi i shtabit të ushtrisë Luan Hoxha
Gazetari Poli Hoxha tha se ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha i larguar nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec është njeriu më kompetent për t'u pyetur për këtë tragjedi
29 Shtator 2023, 22:27 -
Gjyqi i Mediut/ Familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Efraim Diverolit e David Packouz! Drejtuesit e kompanisë amerikane blenë municionet në Gërdec
Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e ish-drejtuesve të kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Diveroli dhe David Packouz, dëshmia e të cilëve mund të jetë shumë e vlefshme për gjykatën, pasi ata mund të rrëfejnë rolin e Shkëlzen Berishës në atë krim shtetëror.
29 Shtator 2023, 15:45 -
Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi! Së shpejti zhvillime surprizuese për Ahmetaj! Nisin hetimet për fondet e IPARD
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë dosjesh të nxehta. Kreu i SPAK konfirmon se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi. Foli dhe në çfarë faze janë hetimet për Arben Ahmetajn, fondet e IPARD dhe dosjen 'Metamorfoza'
28 Shtator 2023, 14:16 -
Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën
Drejtësia shqiptare e kishte detyrë të hapte krahas hetimit për shpërthimin në Gërdec dhe hetimin për skandalin e shitjes së fishekëve kinez në Afganistan dhe përfshirjen e dhunshme të bandës së djalit të Sali Berishës në këtë histori. Mund ta bënte këtë dhe pa u hapur çështja në SHBA.
27 Shtator 2023, 19:12 -
Petro Koçi në Report Tv: Të merret si provë procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë një javë pas Gërdecit! Trebicka më tha se kishte takuar Shkëlzen Berishën për çmimin e fishekëve
Deputeti socialist Petro Koçi, thotë se SPAK duhet ta marrë si provë procesverbalin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur më 21 mars 2008 nga ish-presidenti Bamir Topi një javë pas tragjedisë së Gërdecit. Koçi ka rrëfyer sot në Report Tv prapaskenat e mbledhjes dhe përpjekjet e Sali Berishës për t’ia atribuuar shërbimeve të huaja masakrën e Gërdecit.
25 Shtator 2023, 20:16 -
Pse GJKKO nuk merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit? Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha
“Tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbetet jetime. Ajo ka fajtorë dhe përgjegjës me emra dhe mbiemra” do të deklaronte presidenti në atë mbledhje duke renditur dështimin/implikimin e hallkave të të gjithë shtetit të cilët kishin mbyllur sytë para këtij krimi shtetëror
23 Shtator 2023, 19:58