-
Gafa e Shkëlzenit që pranon: Emri im u përdor për të trembur dhe për të mbështetur biznese e trafikantë armësh
Në rastin më klasik të një lapsusi frojdian, Shkëlzeni shqetësohet të distancohet nga kontrata për shitjen e fishekëve, por nuk shqetësohet të përgënjeshtrojë faktin se sipas Diverolit, ai përfaqësonte mafien shqiptare dhe se mjaftonte t’i zihej emri me gojë për të trembur dhe për të hequr pengesa eventuale në biznesin e trafikantit amerikan.
10 Gusht 2024, 16:44 -
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
David Packouz, në një intervistë të gjatë në podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve. Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha
9 Gusht 2024, 21:43 -
‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën!
David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha
9 Gusht 2024, 19:30 -
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca, mungoi një prej ekspertëve! GJKKO afat: 2 javë kohë për t'iu përgjigjur 113 pyetjeve! As Mediu i pranishëm
Seanca për masakrën e Gërdecit në GJKKO shtyhet për më 31 korrik. Shkak u bë mungesa e ekspertit Ymer Stafa. GJKKO ka vendosur afat 2 javë kohë që 5 ekspertët t’iu përgjigjen 113 pyetjeve, ndërsa duhet t’i pasurojnë me shkrim në aktin e ekspertimit. Mungoi edhe Mediu dhe avokati Ardian Visha. Këtë të fundit në seancën e 10 korrikut gjyqtarja Gjoka e nxori jashtë.
17 Korrik 2024, 09:30 -
Humbi djalin në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda e zhgënjyer me procesin gjyqësor: Po zvarritet, Mediut t’i ndryshohet akuza! Fyese të flasësh për korrupsion kur janë 26 viktima
Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit me 15 mars 2008, është shprehur e zhgënjyer në lidhje me mbarëvatjen e procesit gjyqësor në GJKKO, ndaj ish-ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu. Në një intervistë për Report Tv, Durda kërkoi që t'i ndryshohet akuza Mediut, pasi sipas saj bëhet fjalë për vdekjen e 26 personave
11 Korrik 2024, 11:59 -
Masakra e Gërdecit/ Familja Durdaj kërkesë GJKKO e SPAK: Përshpejtoni procesin, Fatmir Mediut t'i bllokohet pasaporta! Rrrezikon të intimidojë dëshmitarët në SHBA apo arratiset
Familja e Durdaj i është drejtuar GJKKO me kërkesë në lidhje me përshpejtimin e procesit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu
27 Qershor 2024, 12:19 -
Masakra e Gërdecit/ Ekspertët e thirrur për dëshmi në gjyqin e Mediut!: S’mbajmë mend çka ndodhur 16 vite më parë! Mungojnë prokurorët
Në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit u paraqitën 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008, por ata thanë se nuk duan të jenë pjesë e procesit: Ato që dinim i kemi thënë, u shprehën ekspertët për gjyqtaren Irena Gjoka
29 Maj 2024, 10:18 -
'Gërdeci', tensione në sallën e gjyqit/ Familjarët e viktimave përplasen me Mediun: Kriminel, prokuroria faj që s'ngre akuzën e vrasjes! Ish ministri: Duan të më bëjnë kokë turku!
Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e sotme gjyqësore ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' me pasojë shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.
15 Maj 2024, 11:27 -
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për pyetjen e 5 dëshmitarëve amerikanë me video-konferencë në gjyqin ndaj tij për masakrën e Gërdecit. GJKKO vendosi që dëshmia të bëhet me letër porosi dhe marrja në pyetje do të bëhet nga agjentë të FBI.
2 Maj 2024, 12:27 -
Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $
Shqiptarja.com dhe Repor TV zbulon akt ekspertizën që për herë të parë llogaritet dëmi financiar i shkaktuar shtetit në favor të kompanisë që demontonte municionet në Gërdec. Favorizimet që bëri qeveria e Sali Berishës. Nga përcaktimi i çmimit qesharak të shitjes së fishekëve që duhej të çmontoheshin tek shfrytëzimi pa qira i ambienteve ushtarake.
9 Prill 2024, 13:40 -
'Me floririn e Krrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv tha se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me një fitim marramendës.
28 Mars 2024, 19:38 -
Vendimi i Strasburgut/ Qeveria dëmshpërblen 17 familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit! 170 mijë euro do u paguhen brenda 3 muajve
Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin financiar për familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit, të cilët fituan të drejtën në Gjykatën e Strasburgut
27 Mars 2024, 19:48 -
Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji shkon në gjyq por s'pranon të dëshmojë! SPAK kërkon shoqërimin me detyrim të ish-specialistit në Ministrinë e Mbrojtjes
Është zhvilluar sot në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për Gërdecin. Në seancë është paraqitur Mihal Delirogji por nuk ka pranuar që të dëshmojë
27 Mars 2024, 09:45 -
‘Nuk harrohet përjetë’, dëshmitë e familjarëve të ‘Gërdecit’: Vajza la 3 fëmijë jetim! S’i njohëm trupat e vëllait e kunatës! I mbijetuari: Isha 20 m larg
16 vjet nga masakra e Gerdecit, familjarë të viktimave kanë në kujtesë ende gjallë, shpërthimin që mori 26 jetë dhe plagosi me qindra të tjerë, pa llogaritur demet materiale. Ramazan Cami tregon dramën kur familja nuk i njohu trupat e copëtuar të vëllait dhe kunatë
15 Mars 2024, 14:55 -
16 vite nga Masakra e Gërdecit/ Zamira Durda: Të hetohet piramida shtetërore! Nëse s'ngrihet akuza për vrasje vendosim vetë drejtësi
Familjarët e viktimave të Gërdecit kryejnë sot homazhe pranë memorialit, pranë vendit ku ndodhi masakra e 15 marsit 2008. Për mediat foli Zamira Durda, e cila humbi djalin në këtë masakër. Ajo bëri thirrje për drejtësi ndaj ata atyre që vranë 26 të pafajshëm.
15 Mars 2024, 12:12 -
Masakra e Gërdecit, 16 vite pas ende s’ka drejtësi për 26 viktimat! Askush i dënuar për vrasje, zero përgjegjësi për rolin e Shkëlzen Berishës
16 vite nga Masakra e Gërdecit 26 jetët e pafajshme që u lanë në mes apo edhe ato qindra të tjera që ajo ngjarje e rëndë i la të plagosur apo të pastrehë ende nuk kanë njohur ‘shpagimin’ e drejtësisë. Askush i dënuar nga përgjegjësit kryesorë, ndërsa në GJKKO vijon procesi ndaj Mediut vetëm për shpërdorim detyre. Një hetim i hapur i SPAK për korrupsion dhe pastrim parash ende nuk ka rezultat.
15 Mars 2024, 07:43 -
Masakra e Gërdecit, Mediu në gjykatë refuzon të pyetet si i pandehur: Do të flas i fundit, pasi të dëgjohen dëshmitarët
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të prokurorë e të SPAK në cilësinë e të pandehurit. Ai tha se ishte gati të përgjigjej pasi dëshmitarët të pyeten të gjithë, edhe ata që janë jashtë vendit, me video-konferencë.
13 Mars 2024, 10:35 -
’21 janari’/ Ish-prokurorja Imeraj: Dështim i drejtësisë, ata që s'e hetuan, duhet të dorëhiqeshin! Qefalia: U penguan të merrnin provat
Të ftuarit në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv diskutuan lidhur me hetimet për çështje të cilat kur kanë kaluar shumë vite ende nuk janë zbardhur duke mos u dhënë drejtësi, si rasti vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar 2011 dhe masakrës së Gërdecit.
7 Mars 2024, 22:55