-
Ambasada tha se s’ka marrë të dhëna për arrestimin e dy rusëve, Ministria e Jashtme: Nota erdhi më 23 gusht, kemi nisur kërkesat për informacione
Ministria e Jashtme ka reaguar pas qëndrimit të ambasadës ruse se ende nuk kanë marrë informacion për dy shtetasit rusë ta arrestuar pas incidentit të Gramshit. Ministria sqaron se nota verbale është hartuar me datë 22 gusht dhe më pas ka mbërritur në ministri me datë 23. Ministria thekson se po veprojnë në përputhje me Konventën e Vjenës.
25 Gusht 2022, 09:08 -
Xhaçka takon homologun Portugez Cravinho: Me çeljen e negociatave BE vlerësoi punën dhe arritjet tona! Portugalia premton mbështetje teknike
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot homologun nga Portugalia Joao Cravinho. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave. Sipas saj BE certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
25 Korrik 2022, 12:09 -
Ministrja Xhaçka pret Ministrat nga Irlanda dhe Finlanda, Xhaçka: Integrimi evropian është një nga detyrat e mëdha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka takuar dy ministrat e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandes dhe të Finlandës. Në fjalën e saj ministrja vlerësoi mbështetjen dhe vëmendjen që këto dy shtete i kanë kushtuar Shqipërisë
5 Korrik 2022, 12:26 -
Motra e Nuredin Dumanit asnjë kontakt me informacione të NATO-s. Reagon Ministria e Jashtme: Ka kontratë pune si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme me afat 1 vjeçar
Ministria e Jashtme ka reaguar për punësimin e motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i arrestuar për një sërë vrasjesh, duke sqaruar me detaje se ka pasur kontratë pune me afat të caktuar 1 vjeçar si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe se asnjë mundësi kontakti me sekrete të NATO-s, sic është aluduar..
19 Qershor 2022, 15:29 -
Xhaçka: Bashkëpunimi OKB-BE, thelbësor në adresimin e krizave që po përballet siguria ndërkombëtare
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”.
17 Qershor 2022, 10:38 -
Ministrja e Jashtme: Shqipëria dhe vendet e BE po bëjnë përpjekje për strehimin e 7 milionë ukrainasve
Vendet e Bashkimit Europian, ashtu edhe Shqipëria po bëjnë përpjekje për të mundësuar strehimin e 7 milionë ukrainas, të cilët janë larguar nga sulmet barbare të Rusisë në Ukrainë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat, pak para takimit të Këshillit të Sigurimit, theksoi edhe njëherë se vendi ynë i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
16 Qershor 2022, 16:05 -
Dialogu Ministror Mesdhetar, ministrja e Jashtme: Të bashkojmë forcat për të liruar furnizimet me drithë që Rusia mban peng në Ukrainë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të homologut italian, Luigi Di Maio, mori pjesë në takimin virtual “Dialogu Ministror i vendeve të Mesdheut mbi Krizën e Pasigurisë Ushqimore”.
8 Qershor 2022, 17:02 -
Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Lufta në Ukrainë shkak i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mbajti fjalën në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit “Konflikti dhe Siguria Ushqimore”. Xhaçka thotë se lufta në Ukrainë po përkeqëson sigurinë globale ushqimore. Sipas saj, nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për t'i dhënë fund luftës.
19 Maj 2022, 18:37 -
Nisi sot në Tiranë forumi i nismës Adriatiko-Joniane, zgjat deri më 18 maj, presidenca e ardhshme i kalon Bosnje Hercegovinës
Nisi sot Forumi i Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ)/ Strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i cili do të zgjasë deri më 18 maj 2022.
16 Maj 2022, 18:43 -
Dita e Europës, Ministrja e Jashtme diskutim me ambasadorët e BE në vendin tonë: Ne e meritojmë të kemi një perspektivë të qartë evropiane
Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mori pjesë në një diskutim të hapur me ambasadorë të vendeve të BE në vendin tonë, lidhur me përgjigjen e përbashkët të Shqipërisë dhe BE ndaj agresionit rus në Ukrainë.
9 Maj 2022, 16:44 -
Ministrja e Jashtme pret homologun lituanez: Marrëdhëniet tona të shkëlqyera! Presim datën për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në Tiranë homologun lituanez, Gagrielius Landbergis. Ata nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Konsultimet dypalëshe.
4 Maj 2022, 12:36 -
Mbahet në OKB mbledhja për krimet në Ukrainë, e organizon Shqipëria e Franca, e drejton ministrja e Jashtme: Thelbësore që të gjitha krimet të dokumentohen
Në selinë e OKB-së u zhvillua mbledhja për krimet e luftës në Ukrainës, e organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe e drejtuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Thelbësore tha ministrja, është që të gjitha krimet të dokumentohen dhe drejtësia të mbizotërojë
27 Prill 2022, 21:06 -
100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë, MInistrja e Jashtme: Mbështetja e tyre, thelbësore avancimin e axhendës tonë evropiane
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Çekisë dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë zhvilluan një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me atë që dikur quhej Çekosllovaki
22 Prill 2022, 11:30 -
Betohen 14 diplomatët e rinj, Ministrja e Jashtme: Nuk ka qëndrueshmëri pa meritokraci në shërbimin e jashtëm
14 diplomatë të rinj iu shtuan sot Shërbimit të Jashtëm. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha të rinjtë po bëhen pjesë e diplomacisë shqiptare në një situatë shumë domethënëse për vendin dhe se meritokracia do të jetë baza e shërbimit të jashtëm.
15 Prill 2022, 10:15 -
NATO shënon 73-vjetorin e themelimit, Xhaçka: Sot aleanca më e nevojshme se kurrë, krenare për Shqipërinë
E themeluar në Washington më 4 prill të vitit 1949 nga 12 shtete themeluese, sot, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) shënon 70 vjet aleancë me aktualisht 30 shtete anëtare, në mesin e të cilave është Shqipëria. Ky përvjetor i themelimit të aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë bëhet edhe më i rëndësishëm sot kur lufta në Ukrainë po trondit gjithë globin.
4 Prill 2022, 09:11 -
Civilët e ekzekutuar në Bucha të Ukrainës, Rama: E tmerrshme, duhet hetim i pavarur të krimeve të tilla! Meta: Kjo është makineria vrasëse e Kremlinit! Ministrja e Jashtme: Pamjet mizore
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar për pamjet e vrasjes së civilëve në Ukrainë nga ushtria ruse, për tmerrin që tregohet nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë. Për pamje tronditëse ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, të cilët kanë kërkuar nisjen e hetimeve të pavarura në Bucha për këto krime lufte.
3 Prill 2022, 17:44 -
Ministrja e Jashtme mbledhje pune me ekipin shqiptar të Këshillit të Sigurimit: Shqipëria, iniciatore e Grupit të Miqve për Llogaridhënien në Ukrainë
Ministrja e Jshtme3, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një mbledhje pune me ekipin shqiptar të Këshillit të Sigurimit. Xhaçka ka vlerësuar performacën e Shqipërisë në muajt e parë të mandatit në Këshillin e Sigurimit. Xhaçka u shpreh se imazhi dhe profili i Shqipërisë është rritur në botë dhe se vendi ynë është iniciatore dhe bashkësponsorizuese e Grupit të Miqve për Llogaridhënien në Ukrainë.
27 Mars 2022, 10:32