-
Vota e emigrantëve si revolucion në riorganizimin shtetëror, kushtetues dhe po ashtu edhe politik!
Kam të paktën 15 vjet që shkruaj e trajtoj votën e emigrantëve! Këtë trajtim e kam bërë në këndvështrim kushtetues si një e drejtë e patjetërsueshme dhe e pamohueshme, ku shumica e shqiptarëve që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë janë e mbeten shtetas shqiptarë, përtej faktit nëse kanë përfituar edhe shtetësi tjetër!
6 Gusht 2022, 16:51 -
Pashallëku i Janinës kishte mundësi të bëhej si Principata e Montekarlos!
Realizimi i kësaj të fundit do të kishte shmangur konfliktin e vazhdueshëm mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe do të kishte avituar shpërnguljen e çamëve! Do të ishte një principatë e rëndësishme edhe sot, ndoshta edhe me e pasur se Montekarlo dhe ku familjet çame apo shqiptare do të kishin në dorë ekonominë e vendit ashtu siç e kanë familjet xhenovese edhe sot në Montekarlo!
1 Gusht 2022, 18:40 -
Shqipëria e shekullit të ri!
Një ndër dilemat më të mëdha historike tashmë nuk ekziston, ajo e mundësisë së shpërbërjes së Shqipërisë dhe asimilimit të saj! Përtej, sulmeve e pushtimeve të vazhdueshme kundër territoreve shqiptare që nga luftërat romake e deri në rastin e fundit të Kosovës, shqiptarët shpëtuan nga asimilimi dhe po ashtu nga shpërbërja edhe pse në fakt insistimet e të huajve për ta arritur këtë kanë qenë serioze dhe të vazhdueshme
31 Korrik 2022, 14:23 -
Dritan Abazoviç, më shumë po e duan malazezët se shqiptarët!
Kohët e fundit patriotët dhe nacionalistët që shpesh fshihen pas një tastierë janë shtuar aq shumë sa ndoshta po të ishte gjallë Isa Boletini do i kishte zili e po ashtu do i kishin zili edhe shumë patriotë të vërtetë që kanë sakrifikuar edhe jetën për Atdheun e këto po sulmojnë Dritan Abazoviç si tradhtarë!
16 Korrik 2022, 08:54 -
Kur do të mundemi të udhëtojmë me dinjitet!
Kam të paktën që në 2004 që udhëtoj shpesh drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, sepse jetoj jashtë Atdheut si shumë shqiptarë të tjerë! Prandaj, kushtet skandaloze të udhëtimeve i kam provuar vetë! Kam udhëtuar me autobusë, me traget e me avion
10 Korrik 2022, 17:22 -
Politikanë, nëse besoni në Zot, ndaloni largimin e shqiptarëve!
Një nga dhimbjet më të mëdha që kanë pësuar familjet shqiptare në këto 30 vite është padyshim, eksodi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, ndonjëherë më ritme të mëdha e herë të tjera me ritme më të vogla, por është një fenomen që nuk ka njohur pauzë
9 Korrik 2022, 08:43 -
Shqiptarët, mes mitit, populizmit dhe nostalgjisë!
Shqiptarët ishin privuar nga e drejta për të protestuar njësoj siç ishin privuar nga e drejta për të blerë pantallona xhins, për të blerë e pasur një makinë sportive, për tu argëtuar në diskotekë ose edhe thjeshtë për të shijuar një gotë verë cilësore!
8 Korrik 2022, 09:15 -
Pas '90, shpresën na e vranë, por dinjitetin jo!
Historinë e shqiptarëve e kanë të vështirë ta shkruajnë historianët më të mirë në Botë, sepse ajo nuk është vetëm çështje faktesh, por edhe çështje e mbushur me fenomene njerëzore si emocione, histori vetjake, shpresa, zhgënjime! Pra, historia e shqiptarëve nuk është çështje datash, por është çështje ngjarjesh!
2 Korrik 2022, 12:15 -
Ndoshta pesë në provim, por ama me Ferrari në Mbrëmjen e Maturës!
Mbarimi i shkollës së mesme është një etapë shumë e rëndësishme si moshë, se hyhet në moshën madhore, por është shumë e rëndësishme edhe për edukimin dhe për të ardhmen, sepse fillojnë ëndrrat e mëdha për secilin që nga vendosmëria për të vazhduar studimet e larta, për të zgjedhur profesionin që dëshiron e po ashtu fillon edhe rrugëtimi vetjak i jetës, sepse shumë prej tyre, për shkak të zgjedhjeve të pavarura, ju duhet të largohen nga prindërit dhe familja bazë dhe të fillojnë të krijojnë folenë e tyre!
26 Qershor 2022, 12:24 -
Pasojat e luftës në Ukrainë dhe ekspertët e kafeneve të Tiranës!
Në Shqipëri duhet të ketë protesta të mirëfillta politike për ta rrëzuar këtë Qeveri, që ka plot probleme, por jo për çështjen e çmimeve, ku Shqipëria është në pozicionin e pësimit! As Rusia e Ukraina nuk i kanë marrë leje Shqipërisë për të bërë luftë, po ashtu Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të bëj paqen e as të ndalojë luftën mes këtyre dy vendeve!
20 Qershor 2022, 12:15 -
Zelensky, prej 4 muajve hapur mortë e duhet të pres këdo, edhe ata që komentojnë ngjyrën e perdeve ose asfaltin e rrugëve!
Zelensky, ka hapur mort tashmë prej 4 muajve! Përveç, se çdo ditë duhet të qaj bijtë e Ukrainës që bien herokisht me një shembull të pashoq për sakrificën më të madhe njerëzore, rënien për Atdhe, përveç se duhet të merret me jetimët e lënë ngjallë, por me prindër të vrarë, përveç se duhet të merret me të uriturit dhe të mbeturit poshtë gërmallave, me ata që largohen nga terrori dhe lufta, ai është i detyruar të pres këdo që i shkon tek porta për mortin e tij!
15 Qershor 2022, 17:32