-
Bamir Topi në Repolitix: Lapsusi i rëndë i Berishës kur garova me Mustafajn për Bashkinë Tiranë në 2000! Largimin e Bashës pa asnjë trofe e parashikova 10 vite më parë! Në krye të PD sërish Berisha
Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.
22 Mars 2022, 23:12 -
Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.
22 Mars 2022, 19:38 -
Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 18:09 -
Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i parë nga PS! Gjiknuri nga Elbasani: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, duhet të kishte ikur me kohë
Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike.
22 Mars 2022, 12:50 -
Alibeaj: PD-në do ta bashkojë qëllimi i mirë, vlerat dhe respekti ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me bashkimin e PD-së pas dorëheqjes së djeshme të Lulzim Bashës.'Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhu
22 Mars 2022, 12:40 -
Dorëheqja e Bashës, Baçi: Veprim hipokrit dhe i vonuar! Berisha, e vetmja zgjidhje që mund të bashkojë demokratët! Asnjë deputet nuk doli pro deklaratës së lexuar nga Alibeaj
Zgjidhjen për bashkimin e demokratëve, Luan Baçi e gjen tek Sali Berisha. Baçi tha se beson se ish-kreu i PD-së, i vetmi që ka artikuluar rikandidimin për postin e kryetarit, do të bashkojë demokratët dhe PD më pas do të bëhet shpresë për shqiptarët. Baçi shtoi se për të garuar për kreun e PD-së të marrë pjesë edhe Berisha edhe Basha, edhe kushdo tjetër që merr votat e bazës
22 Mars 2022, 12:39 -
Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë
Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së. Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 11:23 -
Një ditë pas dorëheqjes, Basha kujton fitoren e PD-së më 22 Mars 1992: Demokratët meritojnë një parti të fortë
Demokratët sot përkujtojnë fitoren e zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, ku Partia Demokratike erdhi në pushtet si forca e parë politike opozitare që u themelua në Dhjetor të 1990-ës, në kulmin e lëvizjes studentore për liri dhe demokraci. Për demokratët, 22 Marsi, konsiderohet si dita e parë e lirisë dhe e përmbysjes së diktaturës komuniste në vend
22 Mars 2022, 11:05 -
Dorëheqja e Bashës, Ngjela: Po Berisha pse s’po flet? E trembën amerikanët me Alibeajn
Dje, mbas dorëheqjes së Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, kam ndjekur komedinë serioze të të korruptuarëve, politikanë e analistë qesharakë, që nëpër stacionet e tyre televizive, ndiheshin të sigurt se Partia Demokratike do të kishte së shpejti Sali Berishën kryetar. Dhe ky pastaj, do t’i shpëtonte këta, me revolucion, të ngritur kundër lëvizjes antikorrupsion, që po zhvillon politika amerikane në Shqipëri
22 Mars 2022, 08:54 -
Flamur Noka te '5 pyetjet': Basha luajti blofin me dorëheqjen, futi ish eurodeputetin gjerman për negociata, kërkoi të jetë bashkëkryetar me Ballën tek Integrimi
Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.
21 Mars 2022, 22:47 -
Rrugëtimi politik i Lulzim Bashës, fitorja e vetme në 2005, si e mori PD-në me 39 % dhe e çoi në 13 %, loja e Metës që e rrëzoi si kryetar opozite
Karriera politike dhe betejat elektorale të Lulzim Bashës që nga shfaqja me KOP në 2004 deri tek dorëheqja e sotme. Fitoi me akuza përballë Olldashit dhe Selamit në PD, humbi të gjitha betejat elektorale me Edi Ramën.
21 Mars 2022, 18:47 -
Pas dorëheqjes, Basha i qeshur, largohet në këmbë nga selia e PD! Merr në kafe krerët e degëve dhe disa anëtarë të kryesisë (VIDEO)
Pas dorëheqjes, Lulzim Basha, i qeshur, është larguar në këmbë nga selia e PD-së, duke ecur drejt Rrugës së Elbasanit. Më pas ai është ulur në një kafene i shoqëruar nga krerët e degëve, të cilët e kanë mbështetur edhe pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, dhe disa anëtarë t&
21 Mars 2022, 18:34 -
Minxhozi: Nëntë vjet varavingo për t’u rikthyer tek Sali Berisha
Lulzim Basha i ka dhënë fund më në fund agonisë së vet politike. Por jo asaj të partisë që drejtoi formalisht nga viti 2013. Është dorëheqja e një njeriu që duhej të kishte ikur prej pesë vitesh, që në momentin kur ndau qeverinë me Ramën dhe doli prej zgjedhjeve të vitit 2017 me rezultatin më të dobët të imagjinueshëm.
21 Mars 2022, 18:30 -
Dorëheqja e Bashës: Luan Baçi: Duhej të ishte larguar kohë më parë! Dëmi që i ka shkaktuar PD, i pallogaritshëm
Luan Baçi ka reaguar pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ai shkruan në Facebook se Basha duhej të ishte larguar kohë më parë dhe se dëmi që ai i ka shkaktuar partisë gjat&eum
21 Mars 2022, 18:27 -
Bylykbashi në ‘Kontrast’: Dorëheqja e Bashës, kronikë e një largimi me turp
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha sot se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në thelb është një largim me turp. Për studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV, Bylykbashi theksoi se qëndrimi i tij me forcë pas 9 shtatorit kur u pa se nga anonte anëtarësia, kishte si qëllim shkatërrimin e PD-së.
21 Mars 2022, 18:25 -
Dorëheqja e Bashës, Salianji: S'do lejojmë truke! Duma: PD mund të ndërtojë projektin e fitores! Grupi i Rithemelimit: I shkarkuar që më 11 dhjetor
Demokratët, ata që dikur mbështesnin Lulzim Bashës, sot kanë përshëndetur vendimin e tij për t'u larguar nga drejtimi i PD-së. Me një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Bashës me grupin parlamentar dhe krerët e degëve, Ervin Salianji tha se uron që ky vendim mos të jetë një 'truk', por një shpresë për ringritjen e partisë.
21 Mars 2022, 18:21 -
Mero Baze: Lulzim Basha lë Sali Berishën, zbuluar përballë SHBA dhe Evropës
Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugën ribashkimit me “Foltoren” e Sali Berishës, në një konflikt që ka në themel vendimin e SHBA për të shpallur Sali Berishën person “non grata”, si minus i demokracisë shqiptare, i përfshirë në korrupsion domethënës, bashkë me familjarët e vet, dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.
21 Mars 2022, 18:20 -
Dorëheqja e Bashës, Duma: Nga ky çast demokratët të shpalosin energjitë për fitoren e PD
Grida Duma tha se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD, është koha që të gjithë demokratët të shpalosin energjitë për ringritjen e partisë në fitore."Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky
21 Mars 2022, 18:16 -
Dorëheqja e Bashës, Salianji: Shpresoj të mos jetë një truk, por një shans për ringritjen e PD
Deputeti Ervin Salianji tha se shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës të mos jetë një truk i tij por një shans për ringritjen e PD."Akti i mirëpritur po i vonuara, ne që ka sakrifikuar për PD do të jemi këtu për të ndjekur që të vijojë rruga e ripërtëritjes s&eu
21 Mars 2022, 18:12 -
Dorëheqja e Bashës, Ibsen Elezi në Report Tv: Ka bërë marrëveshje me Berishën! Asnjëherë nuk ka pasur synim të marrë qeverisjen
Largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike për Ibsen Elezin ishte një surprizë. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Ibsen Elezi tha në Report Tv se dorëheqja e Bashës me shumë mundësi vjen pas një marrëveshje të arritur mes PD-së dhe Foltores.
21 Mars 2022, 18:08 -
Kryetarët e degëve Kombinat, Mat dhe Dibër kundër dorëheqjes së Bashës: Ndihemi të tradhtuar, duam shpjegime për vendimin
Kryetarët e degëve Kombinat, Mat dhe Dibër nuk kanë qenë dakord me dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Ata kanë deklaruar se ndihen të tradhtuar nga ky vendim i Bashës dhe se kërkojnë shpjegime.
21 Mars 2022, 18:01 -
Dorëheqja e Bashës, çfarë ndodh tani, kush e merr drejtimin e PD?
Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes dramatike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku PD-ja doli parti të tretë me vetëm 13 % votave. Po çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Bashës?Statuti i Partisë Demokratike, në n
21 Mars 2022, 17:54 -
Basha: Nuk është tërheqje për rehati personale! PD e të ardhmes ta bëjmë bashkë! Dorëheqja ime i hap rrugë një analize të thellë
Lulzim Basha tha se dorëheqja e tij do i hap rrugë ripërtëritjes së PD për t'u bërë më e fortë dhe një analize të brendshme dhe më pas do të organizohet një proces zgjedhor të lirë dhe transparent nga baze deri te lidershipi. "Për të ndihmuar Part
21 Mars 2022, 17:33 -
Lulzim Basha dorëhiqet si kryetar i PD: Bëj hap pas, por do punoj për ringritjen e partisë! Fillimisht analizë e brendshme dhe më pas organizojmë zgjedhjet nga baza deri te lidershipi
Lulzim Basha dha dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, duke marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar në selinë blu. Ai u tha strukturave drejtuese se përveç qeverisë, një rol negativ kanë luajtur edhe sulmet e brendshme, ndërsa paralajmëroi ringritje të fortë të partisë. Basha qëndroi 9 vjet në krye të selisë blu, duke shënuar humbje të njëpasnjëshme si në zgjedhje parlamentare ashtu edhe vendore.
21 Mars 2022, 17:25 -
Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, kryedemokrati mbledh në selinë blu grupin parlamentar
Në një kohë kur të gjithë deputetët e grupit parlamentar kanë kërkuar largimin e kreut të Partisë Demokratike, pas humbjes drastike në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha do të mbledhë sot grupin parlamentar.
21 Mars 2022, 11:55