-
PPP-të në shëndetësi, kuvendi thërret të hetuarit nga SPAK! Dëshmia e Beqajt në Kuvend më 3 tetor
Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi, do të nisë pyetjen e dëshmitarëve të cilët janë nën hetim edhe nga SPAK-u. Të parët në radhë janë anëtarët e komisionit që kanë shpallur fituesin, ndërsa për tre të arrestuarit, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, po studiohen mundësitë e marrjes në pyetje, me skype apo fizikisht.
17 Shtator 2024, 17:21 -
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
Asambleja e Partisë Socialiste votoi sot kryesinë e re. Nga 14 emrat e propozuar nga kryeministri Rama, u zgjodhën 10. Nga 5 anëtarët burra të kryesisë, Erjon Brace mori më shumë vota, konkretisht 295 të tilla. Ndërsa nga anëtaret gra të kryesisë më shumë vota mori Lindita Nikolla.
8 Shtator 2024, 13:03 -
PS e PD ‘konsensus’ në 'Hetimorin' e Shëndetësisë! Në listën e dëshmitarëve ish-ministri i arrestuar Beqaj e 8 të tjerë në hetim! Do i kërkohet leje SPAK
PS dhe PD e kanë nisur me dakordësi në Komisionin Hetimor për 2 koncesionet në shëndetësi në mbledhjen e parë pas zgjatjes së afateve me 3 muaj. Pa debate dhe tensione, palët ranë dakord për listën e re të dëshmitarëve. Pritet të thirret Ilir Beqaj, zv.ministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj e 6 të tjerë në hetim. Do kërkohet leje nga SPAK që të merret dëshmia.
4 Shtator 2024, 08:54 -
Abuzimi me fondet e BE, sekuestrohen 20 mln lekë në llogaritë bankare të Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve, 19% të aksioneve të restorant 'Gzonës' dhe 3 makina
Rreth 20 mln lekë të reja të Ilir Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij janë vënë në sekuestro nga SPAK, në kuadër të hetimeve për abuzimet me fondet e BE në SASPAC. Prokuroria e Posaçme ka vënë në skeuestro po ashtu 19.4% të aksioneve në restorant Gzona, përmes së cilit priteshin fatura fiktive për të zhvatur fondet e BE. Bllokohen edhe 3 makina.
21 Gusht 2024, 12:15 -
Akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së me SASPAK, GJKKO lë në qeli ish-ministrin Beqaj, i refuzon garancinë 5 mln lekë! Të njëjtat masa edhe për 6 të tjerët
Ish-zyrtari i lartë kishte ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për lirimin dhe zbutjen e masës, por u refuzua nga trupa gjykuese dhe SPAK. Po gjykohet edhe për koncesionet në Shëndetësi
7 Gusht 2024, 13:24 -
Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta
Aktet që e përfshijnë në dosjen e ‘Sterilizimit’ janë të pavërteta deklaroi ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i pranishëm për herë të parë në gjyq. Ai kërkoi të sqaronte aktet por mungesa e një avokati shtyu seancën për në 12 shtator. Beqaj ndodhet në qeli për hetimin lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC
26 Korrik 2024, 10:05 -
Beqaj në burg, SPAK kontrollon apartamentin në Vlorë, shpërthen derën! Avokati: S’është i tij! Burime: Ish-ministrit iu gjetën foto të banesës me të njëjtin arredim
SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë. Shqiptarja.com solli pamje nga operacioni. Avokati thotë se banesa nuk është në pronësi të Beqajt, ndërkohë që burime bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në sendet e Beqajt janë gjetur foto të apartamentit me të njëjtin arredim.
24 Korrik 2024, 17:34 -
Beqaj në burg! Drejtuesja e SASPAC në Kuvend, deputetët: Merrni masa të mos abuzohet me fondet e BE
Deputetët e PS-PD i kërkuan drejtoreshës së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian të merren masa për të ndaluar keqmenaxhimin e tyre, siç ka ndodhur më herët kur SASPAC drejtohej nga Ilir Beqaj, sot në burg. Socialistët sugjeruan që fondet e BE-së të shkojnë në bashkitë e vogla.
24 Korrik 2024, 16:03 -
Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ankimon në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest ne burg” të dhënë nga gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për çështjen e SASPAC.
22 Korrik 2024, 15:00 -
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, ndryshon masa e sigurisë për Gazmend Haxhinë! Bashkëpunëtori i Beqajt lihet në detyrim paraqitje
Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme.Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke e lehtësuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje
11 Korrik 2024, 09:48 -
Beqaj përplas SPAK me gjykatën/ Dosja për abuzimet me fondet e BE, mosdakordësi për akuzën dhe masën e ndalimit
Dy darka mirëseardhjeje njëra me vlerë 418 mijë lekë dhe tjetra 315 mijë lekë të faturuara dhe paguara për restorantin Gzona janë indiciet që e dyshojnë Ilir Beqajn se u korruptua si ish drejtor i përgjithshëm i SASPAK.
9 Korrik 2024, 22:54 -
Arrestimi i Beqajt, BE për Report Tv: S’komentojmë vendimet e drejtësisë, institucionet të mbrojnë interesat tona financiare, ose marrim masa vetë
Pas arrestimit të Beqajt, për Report Tv, BE thotë se institucionet shqiptare, përfshirë ato të drejtësisë, duhet të kenë mekanizma kontrolli efektivë për të mbrojtur interesat financiare te bashkimit Europian. Nëse është e nevojshme, në reagim thuhet se BE ka mjete dhe procedura për të mbrojtur interesat e veta financiare.
8 Korrik 2024, 15:29 -
Në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, vetëdorëzohet Gazmend Haxhia
Biznesmeni Gazmend Haxhia, pronar i ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është vetëdorzuar pas masës së kërkuar ndaj tij nga SPAK. Gjykata kishte caktuar në mungesë masën e arrestit shtëpiak
8 Korrik 2024, 14:00 -
GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! Ish-ministrit i refuzohet garancia pasurore prej 50 mijë eurosh! Lehtësohet masa për Alfred Nikollajn
Pas 6 orësh seancë, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorit të tij Ermal Kurtuljat, pavarësisht se kërkuan liri me kusht duke vendosur një garanci pasurore. Masa është ndryshuar për Alfred Nikollajn, i cili nga arrest me burg është lënë në arrest shtëpie. Po në arrest shtëpie është lënë edhe Elton Marini. GJKKO lë në detyrim paraqitje Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.
6 Korrik 2024, 10:57 -
Korrupsion me fondet BE, SPAK kërkoi 5 në burg, GJKKO pranoi vetëm 3! Në listë 8 masa sigurie, u miratuan 7! Beqaj me 4 akuza, edhe për mashtrim
Përveç Beqajt, Kurtulajt dhe Nikollës, Prokuroria kishte kërkuar burg edhe për 2 të tjerë, por GJKKO nuk ia ka pranuar. Report Tv ka lexuar vendimin e gjyqtares Rudina Palloi, e cila ka pranuar 7 masa sigurie nga 8 të kërkuara. Dy javë kohë i është dashur GJKKO për të marrë vendimin për caktimin e masave të sigurisë në lidhje me dosjen “Saspac”. Katër akuza ish ministrit Beqaj.
5 Korrik 2024, 16:12 -
Abuzim me fondet e BE në SASPAC, shtyhet për nesër masa e sigurisë për Beqajn dhe bashkëpunëtorët (VIDEO)
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe 5 bashkëpunëtorët e tij do të mbahet ditën e nesërme në GJKKO. Seanca u shty me kërkesë të avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan që të njihen me aktet hetimore.
5 Korrik 2024, 08:28