-
Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Mora laptopin që u sekuestrua në apartamentin tim
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Report Tv sjell foto teksa Beqaj futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet se pse ish-ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre.
2 Shkurt 2024, 09:05 -
Sterilizimi, Beqaj në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’: Të martën do marr hard diskun me të dhënat e laptopit të sekuestruar
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK si çdo të premte në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e koncesionit të sterilizimit
26 Janar 2024, 15:35 -
‘Sterilizimi’ Beqaj dëshmon në SPAK për mbi 3 orë! Shkon me makinën e Ermal Kurtulajt, i hetuar për abuzimin te SASPAC dhe gjobitet sërish! Ish-ministri: S’kam patentë
Ilir Beqaj dëshmoi në SPAK për tri orë e 30 minuta në lidhje me dosjen e koncesionit të sterilizimit. Në dalje të prokurorisë ai tha se ka folur për aneksin 8 të dokumenteve dhe çështjen e gazit. Automjeti me të cilin ai mbërriti në SPAK, në emër të Ermal Kurtulajt u gjobit me 3 mijë lekë nga policia bashkiake ndërsa ish-ministri tha se e përdor atë makinë pasi nuk ka patentë
12 Janar 2024, 09:12 -
Beqaj prej 8 orësh në SPAK, Kulluri: Socialistët të ndërgjegjshëm, iu nënshtruan hetimit! Burimi: Pse nuk preken të fortit? Nesturi: Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që prej orës 9 të mëngjesit ndodhet në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim
9 Janar 2024, 17:33 -
'Sterilizimi', Beqaj rreth 9 orë në SPAK: Hetimet janë të ngushta, të shtrihen nga 2011 deri në 2013, pse centrali u la në qese?
Pas rreth nëntë orësh ish-ministri Beqaj ka dalë nga SPAK dhe kërkoi të merren të plota raportet e auditit të KLSH për Sterilizimin. Sipas tij, hetimet duhet të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të 2013. Ish-ministri këmbënguli se përgjimet e SPAK ku përmendet administratori i restorantit Gzona kanë lidhje me sterilizimin dhe jo më dosjen e dytë të hapur ndaj tij
9 Janar 2024, 09:11 -
Beqaj në SPAK në zbatim të masës, flet për kontrollet në banesë: Të më kthejnë laptonin, kam materialet e Sterilizimit! 'Gzona', asnjë lidhje financiare me familjen time
Ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës por ndërsa foli për hetimet e fundit, ka kërkuar kthimin e kompjuterit të sekuestruar duke thënë se aty ka dokumentet e sterilizimit. Beqaj tha se Ermal Kurtulajn e njeh prej vitesh ndërsa mohoi çdo lidhje financiare me restorantin Gzona që prej 2020. Më tej kërkoi administrimin në dosje të raporteve të KLSH për Sterilizimin
5 Janar 2024, 15:29 -
Report Tv zbardh dosjen/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’
Një hetim i nisur nga SPAK në shtator ka çcuar në kontrollet e ushtruara të enjten në banesat e Ilir Beqajt dhe 4 personave të tjerë, për dyshimet për korrupsion dhe fshehje pasurie. Procedimi është regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, ndërkohë që dyshohet se i përfshirë është edhe Ilir Beqaj, ish drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC),
30 Dhjetor 2023, 16:27 -
'Basha është duke fjetur', PD reagon për deklaratat e Ramës, por nuk thotë asnjë fjalë për masën arrest shtëpie për Berishën
Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj.
30 Dhjetor 2023, 15:24 -
Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s'kalonin nga zyra e tij
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj.
30 Dhjetor 2023, 13:17 -
Kontrollet në shtëpi dhe lidhja me ‘Delta Pharma’, Beqaj: Pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër! S’kam interes ndaj kompanive farmaceutike
Ish-ministri i Shëndetësisë mohoi që të ketë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie me anë të lidhjeve me kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’.
29 Dhjetor 2023, 15:22 -
Hetimi për Koncesionin e sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë: Ende pres të kuptoj kush është faji im
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur sot (29 dhjetor) në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.
29 Dhjetor 2023, 15:11 -
SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! Lidhjet me ‘Delta Pharma’ e fondet e SASPAC, i kontrollohet banesa
SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për lidhje me kompanitë farmaceutike ‘Delta Pharma’. Paralelisht ka nisur edhe një hetim për abuzime në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj. Sekuestrohen telefona, kompjutera e dokumente. Ka dhe përgjime ambientale dhe telefonike. Në hetim dhe gruaja
29 Dhjetor 2023, 12:50 -
VIDEO/ SPAK mësyn godinën e 'Delta Pharma', kontrolle edhe në kompaninë Avicena dhe farmacitë 'Ditë e Natë! Bastisja pjesë e hetimeve për Beqajn
SPAK ka kryer këtë të enjte kontrolle në kompaninë farmaceutike “Delta Farma”, kompaninë Avicena që lidhet me të dhe farmacitë ‘Ditë e Natë’. Kontrollet janë kryer nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca policore. Kontrollet sipas burimeve lidhen me kontrata për furnizime me ilaçe që ‘Delta Pharma’ ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë.
28 Dhjetor 2023, 15:25 -
Sterilizimi, Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK: Sugjerova hetime shtesë, KLSH auditoi punën time e s`më thirri asnjëherë! Jashtë gjobitet për parkim të gabuar
Për rreth 10 orë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dëshmoi në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Në dalje në orët e vona të pasdites, ai tha se ka kërkuar veprime hetimore shtesë dhe administrimin e raporteve të KLSH-së që kanë audituar punën e tij pasi ka ikur nga detyra, dhe nuk kanë gjetur shkelje.
12 Dhjetor 2023, 09:22 -
Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për të dytën herë në zbatim të masës së sigurisë
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot për të dytën herë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.
1 Dhjetor 2023, 15:35 -
Sterilizimi/ GJKKO: Koncesioni i paracaktuar 2 vite para miratimit! Shkëlqim Cani i përfshirë, i miratoi Beqajt financimin, që më parë e refuzoi! Manipulim të shifrave
Në vendimin e GJKKO për konfirmimin e masës ndaj Ilir Beqajt, e siguruar nga Report Tv, gjykata evidenton faktin se më datë 27 nëntor 2014 ministri i atëhershëm i Financave, Shkëlqim Cani, i ka kthyer përgjigje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe e ka refuzuar miratimin e koncesionit për shkak se sipas shkresës studimi i fizibilitetit kishte mangësi në dokumentacion.
24 Nëntor 2023, 11:08 -
Sterilizimi/ Vendimi i GJKKO: Kostot u frynë në mënyrë fiktive, dëm i madh buxhetit të shtetit! Ndryshime me firmë të Beqajt! Koncesionari mori shërbimin jetik pa kapacitetet e duhura
Report TV siguron vendimin/ Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për ish ministrin Ilir Beqaj pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit.
24 Nëntor 2023, 09:22