-
Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës kthen dosjen mbrapsht: Materialet nuk ishin të plota
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte bërë një kallëzim për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS. Në një reagim nga Prokuroria e Tiranës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota.
22 Shtator 2023, 10:59 -
“Shqiponjat” u morën 30 mijë lekë dy holandezëve për tu falur patentën, arreston 3 oficerë policie në Vlorë
3 oficerë policie u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh e korrupsion pasiv. në Vlorë u arrestua Eldo Shyti e Granit Nuraj, ndërsa në Fier Klisman Çela.
16 Shtator 2023, 10:40 -
Tiranë/ Sherr masiv me gota e shufra hekuri në lokalin e natës tek Blloku, i përfshirë dhe një polic! 3 përfundojnë në spital
Një punonjës policie u procedua penalisht dhe u pezullua nga detyra pasi u përfshi në një konflikt fizik me disa persona në një lokal nate në zonën e ish-bllokut në Tiranë
9 Shtator 2023, 13:28 -
Raporti i “AMP” për gushtin, katër të kapur në flagrancë! Polici në Sarandë, hapi lokal për shitje droge! 26 referime për 34 efektivë nën hetim
Tre efektivë policie dhe 1 qytetar u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë muajit gusht për implikim në vepra penale. Një prej këtyre rasteve ishte efektivi Redian Bello, që hapi lokal për të shitur kanabis në Sarandë.
6 Shtator 2023, 16:13 -
Shpërndante kanabis në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë, arrestohet nga AMP polici dhe bashkëpunëtori i tij! U kapën me 100 doza droge (VIDEO)
Biznesin që kishte marrë me qira, efektivi 24-vjeçar i policisë e kishte kthyer në një ambient për të shkelur ligjin. I ‘zhveshur’ nga uniforma, në rolin e biznesmenit, Redion Bello nga fshati Bajkaj i Delvinës, e kishte kthyer pazar droge, lokalin e tij ndërtuar mbi det në qytetin e Sarandës, “Secret Beach”.
21 Gusht 2023, 08:52 -
AMP kallëzon në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, gjetën një linjë interneti të paautorizuar, përdorej për të transferuar të dhëna! Dyshimet për Bistrin
Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka depozituar këtë të martë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për Forcën e Posaçme Operacionale. Nga verifikimet e AMP-së, u zbulua një linjë tjetër interneti e paautorizuar që përdorej për transferim të dhënash.
15 Gusht 2023, 11:41 -
Favorizuan trafikantët për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet ish-punonjësi i policisë në Lezhë, në kërkim kolegu i tij, 'hajdut' në Itali
Një hetim 2 vjeçar zbuloi se dy ish-efektivë të Lezhës kanë lejuar trafikantët e kultivojnë kanabis. Njëri u arrestua, dhe kolegu i tij u shpall në kërkim, i arrestuar më herët në Itali për vjedhje. Të dy të janë larguar nga radhët e policisë para një viti. Ministri Balla tha se policia po godet të inkriminuarit në radhët e saj
29 Korrik 2023, 15:18 -
Falsifikuan dokumentet e një aksidenti dhe ia hodhën fajin shoferit tjetër, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie në Korçë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 3 efektivë policie të komisariatit Korçë, pasi dyshohet se kanë tjetërsuar dokumentet për një rast aksidenti duke ia hedhur fajin shoferit tjetër.
11 Korrik 2023, 14:58 -
Vettingu në polici sërish me vonesa, burime nga AMP: Institucionet vonojnë përgjigjet! 36 drejtues të tjerë futen në 'sitë'
36 emra të tjerë drejtuesish të policisë i janë shtuar listës për të kaluar në vetting, ndërkohë që po procesi po vonon edhe pas kalimit të kompetencës tek Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Burime nga ky institucion thanë për Report Tv se institucionet po vonojnë përgjigjet e kërkuara për pasurinë dhe informacione të tjera të nevojshme për vettingun.
6 Korrik 2023, 20:01 -
Policët e ‘këqinj’ të qershorit, AMP i kap me shkelje! 6 në pranga, 13 të pezulluar! Në 1 muaj, 28 efektivë në hetim
Në muajin qershor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore çoi për hetim në prokurori 28 efektivë policie për shkelje të ndryshme, ndërsa 4 efektivë janë në qeli paraburgimi. Rasti më i bujshëm ishte ai i goditjes ndaj 13 efektivëve, të dyshuar se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.
5 Korrik 2023, 16:53 -
Skandali/ Arrestohet polici në Shkodër! U filmua duke kontrolluar makinën dhe portofolin një qytetari, rrahu një tjetër
Eshtë arrestuar Shkëlzen Gjonajn, me detyrë specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër, pasi u filmua duke vjedhur para në një makinë si dhe duke rrahur një të ri në një lokal. Videot u publikuan në media
2 Qershor 2023, 07:14 -
Vdekja e Jani Rustemajt pas arrestimit për vjedhje, burime nga AMP: Ende s’janë gjetur shkelje! Nëna e 27-vjeçarit për Report Tv: Djalin ma kanë dhunuar
Mjekësia ligjore po zhvillon autopsinë për të zbardhur shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit Jani Rustemaj që humbi jetën në spital pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka nisur hetimet theksoi se nëna e të riut ka mohuar pretendimet për dhunë, por Pranvera Rustemaj thotë të kundërtën për Report Tv.
21 Maj 2023, 15:40 -
Vetingu/ Test droge krerëve të policisë, nëse rezultojnë pozitiv nuk ka shkarkim automatik por ‘rrethanë rënduese’! Verifikimi i figurës që nga 2008
Kryepolicët në Vetting përveç hetimit për pasurinë dhe aftësisë profesionale, do të testohen edhe për drogën. Ekspertët që do të drejtojnë procesin janë pjestarë të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, por emrat e tyre mbahen ende të fshehtë me qellim që të mos influencohen.
13 Prill 2023, 16:04 -
Raporti, 17 policë të arrestuar në 3 muajt e parë të vitit! Rasti më i bujshëm kapja e efektivit të RENEA-s me 113 mijë €
17 efektivë policie u arrestuan nga janari-deri në mars të këtij viti, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Rasti më i bujshëm ishte ai i kapjes me 113 mijë euro i Shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina. Gjithashtu, në mars drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku pezulloi drejtuesit e Krimit Ekonomiko-Financiar në të gjitha qarqet, për mungesë rezultatesh.
6 Prill 2023, 17:27 -
Shoqëroi, por më pas liroi një të shpallur në kërkim, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan
Ulian Shpataraku, me detyrë shef seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezulluar nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë
31 Janar 2023, 15:25