-
Merr borxh 30-mijë euro, zhduket i riu nga Vlora! Nëna: Kamerat e sigurisë zbuluan gjurmët e tim biri
Merr 30 mijë euro borxh, duke i lënë të gjitha në kazino zhduket pa gjurmë i riu nga Vlora. Dashamir Mehmetaj, i riu futbollist i cili luante me skuadrën e Juventusit në kategorinë e tretë, vjen për pushime shkurtin e vitin 2015, në Vlorë dhe humbet pas nje muaj.
26 Shkurt 2021, 17:14 -
‘Letra që babai më la pas vdekjes, zbuloi sekretin tim'/ 53-vjecarja, pasi mësoi të vërtetën braktisi familjen
Në moshën 7-vjecare mësoi se nuk ishte fëmija i tyre. Suzana Subashi vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report Tv, në kërkim të nënës biologjike. 53-vjeçarja u rrit në fshatin Zgërdhesh të Krujës nga cifti Sanie dhe Sejfulla Seferi, të cilët ishin prindër edhe të 6 fëmijëve të tjerë.
26 Shkurt 2021, 17:11 -
‘La gruan me fëmijë, jeton me një tjetër në Greqi’/Humbet fieraku Edison Xhulaj, nëna apel të birit live
Edison Xhulaj nga Fieri lë bashkëshorten me djalin e mitur dhe zhduket më 10 janar të vitit 2020 nga Kreta. Në një lidhje Skype nëna e tij, Vasilika Xhulaj rrëfeu për telefonatën e fundit që kishte realizuar me të birin, duke ngritur edhe shumë dyshime për jetën e re, që ai mund të ketë nisur në shtetin grek.
25 Shkurt 2021, 17:41 -
‘Do e pres një vit dhe do të shikoj jetën time’/Zhduket 26-vjecari nga Bulqiza, loton babai në ‘Pa Gjurme’ nga mesazhi i nuses së djalit
Këtë të enjte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u trajtua historia e 26-vjecarit Destan Bushi, i cili uzhduk në rrethana misterioze nga qytetit i tij i lindjes, Bulqiza.
25 Shkurt 2021, 17:29 -
-
'U zhduk nga dera e gjyshit, dikush e telefonoi'/ Pas humbjes, dënohet me 15 vite burg kuksiani, babai kërkon djalin në arrati 'Burgun do ta bëj unë për ty, kthehu bir'
Punonte si mekanik në Tiranë tek të afërmit, ditën që Bujar Sefa nga Kukësi humbi gjurmët më 21 prill të vitit 2007. Babai i tij Zaimi mori guximin të kërkojë pas 13 vitesh në një studio televizive djalin në arrati, duke iu drejtua me një letër emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
24 Shkurt 2021, 16:48 -
‘U hodha nga dritarja t’i shpëtoja vdekjes’/Shokon në ‘Pa Gjurmë’ mbesa e poetit Camaj, nëna që u izolua për dy vite në qeli
Trondit mbesa e poetit Martin Camaj, 43-vjeçarja nga Temali i Shkodrës rrëfen në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, si kreu dy vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe kërcënimet që merr ende edhe sot.
24 Shkurt 2021, 10:57 -
‘Jam i biri i Fatbardhës, ndodhem në burg’/Mesazhi që shokoi nënën që solli në jetë fëmijën nga abuzimi, ’Pa Gjurmë’ nis verifikimet
Një lajm i papritur e rikthen në studio Fatbardha Hoxhën, nga Lushnja e cila pak ditë më parë rrëfeu dramën e jetës në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Pa mbushur ende 17 vjeçe ra pre e një abuzimi seksual, një ngjarje që e përndoqi gjithë jetën. 43-vjecarja është në kërkim të djalit që solli në jetë më 9 Maj të 1996, në maternitetin e Tiranës ’’Mbretëresha Geralindë’’.
23 Shkurt 2021, 18:01 -
-
-
'Mos e kërko Almirin, se do të rrëmbejmë fëmijët'/ Zhduket peshëngritësi në Fier, zbulohen gjurmët e gishtërinjve në Athinë
Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Peshëngritësi i ekipit të Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri.
19 Shkurt 2021, 17:06 -
'Pa Gjurmë' i gjen nënën në Australi, 26-vjeçari Oliver Zenuni i dëgjon zërin për herë të parë (VIDEO)
Gjen nënën pas 26 vitesh, shpërthen në lot Oliver Zenuni. Nuk do ta kishte menduar kurrë, se pas kërkesës së bërë në emision për të gjetur rrënjët biologjike, ’Pa Gjurmë' në Report TV ia bën ëndrrën realitet.
18 Shkurt 2021, 18:15 -
Nëna ndërroi jetë pas lindjes, babai e dha për birësim! U rrit nga çifti italian, 30 vite pas vëllai në kërkim të motrës: Mos më lëndo, jam vëllai yt (VIDEO)
Këtë të mërkurë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV, me moderatore Odeta Dume u trajtua historia e 30-vjeçares nga Laknasi i Tiranës. Beneddetta Gabrielle u lind më 5 prill të vitit 1990, nga martesa e dytë e ciftit Metaliu, por fatkeqësisht nëna ndërroi jetë. Pas tronditjes për humbjen e bashkëshortes, babai firmos dhënien për birësim të foshnjes, tek një cift italian.
17 Shkurt 2021, 18:39 -
Arratiset në vitet ’90 drejt SHBA-ve, Michael-i shqiptar që mohoi origjinën! Nëna shkon ta takojë pas 21 vitesh, i biri e refuzon (VIDEO)
U arratis 17 vjec nga Shqipëria, Bacan Vulaj përfundoi në Amerikë. Një djalë rebel, kundër sistemit komunist, ai vendos të kalojë kufirin drejt ish-Jugosllavisë më 30 maj 1990, ku fillimisht u vendos në Malin e Zi. Me ndihmën e kushërinjve transferohet në një kamp të Beogradit, për t’i shpëtuar kthimit në atdhe. Fati e deshi, që i riu nga Lezha të jepte një intervistë për median serbe, ku shprehte dëshirën për të qenëi lirë. Intervistë kjo, që do të ndryshonte përgjithmonë fatin e Bacanit. Ai u kontaktua nga një familje amerikane, falë të cilëve i riu lezhjan udhëton drejt Detroidit në SHBA.
17 Shkurt 2021, 17:49 -
Humbën njëri pas tjetrit në janar të këtij viti, në kërkim të dy të rinjve nga Lushnja! ’Pa Gjurmë’ zbulon gjurmët në Tiranë (VIDEO)
Humbën nga i njëjti qytet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbulohen gjurmët e dy të rinjve në kryeqytet. Fatjon Hysko u zhduk më 18 janar, ndërsa Etleva Bicaku më 29 janar nga qyteti i Lushnjës.
16 Shkurt 2021, 17:19 -
-
-
Nuk ia fali babait, që la nënën për të dashurën, arratiset i mituri nga Saranda! Misteri i letres që i dërgon nënës vite pas
Nuk ia fali kurrë babait që la nënën për të dashurën, Gentian Muca humb gjurmët në moshën 13-vjecare. Pas divorcit të prindërve u rrit nga tezja e tij në qytetin e Durrësit.
10 Shkurt 2021, 18:44 -
-
U diagnostikua me tumor në kokë, 'Pa Gjurmë' dërgon vogëlushen 3-vjeçare për kurim në Turqi, shqiptarët paguajnë shpenzimet
Merr zgjidhje historia e vogëlushes së diagnostikuar me tumor, falë ndihmës së dhënë nga teleshikuesit në emisionin ’Pa Gjurmë’, Ambra ka nisur kurimin në Ankara të Turqisë. Ky lajm i mirë u përcoll në studion e programit nga nëna e 3-vjeçares.
9 Shkurt 2021, 18:55