-
I shokuar dhe shpërthen në lot, kur ‘Pa Gjurmë’ i jep lajmin për shokun e ushtrisë
Mbetet pa fjalë dhe përlotet kur mëson fatin e shokut nga Shkodra. Pavlin Ujkashi nga emisioni ’Pa gjurmë’, në Report TV këtë të enjte mëson se shoku i ushtrisë, që ai kërkoi kishte ndërruar jetë 28 vite më parë, pas një aksidenti.
18 Mars 2021, 17:37 -
'Më dhunonte fshehtas, ma bënte me shenjë të shkoja në dhomë’!Shokon nusja nga Burreli, torturat dhe braktisja nga burri
E dhunuar barbarisht nga burri dhe vjehrri, shokon 34-vjeçarja Silvana Keçi nga Burreli, ndërsa rrëfen në “Pa Gjurmë” në ekranin e Report Tv dramën e jetës. Pas 7 viteve bashkëjetesë gruaja shtatzënë vendosi të largohet përgjithnjë nga ai ’ferr’, duke marr me vete edhe djalin 12-vjeçar me spektrin autik.
17 Mars 2021, 17:31 -
-
-
Ngjarja makabre e ’97/ Rrëfehet vajza e çiftit Çela: Më vrau prindërit dhe motrën, autori u arratis
Ngjarjet e vitit 1997 janë nga më të dhimbshmet e historisë së Shqipërisë. Shteti pothuajse u shkri dhe i gjithë populli u ngrit në protesta masive. Provokuar nga rënia e skemave piramidale të kohës, këto ngjarje sollën me vete, një shkatërrim të madh dhe mijëra viktima. Këtë të hënë në emsionin 'Pa Gjurmë',në Report TV me moderatore Odeta Dume sollëm historinë e familjes Çela, nga fshati Velçan i Pogradecit,e cila mesditën e 13 majit të vitit 1997, humbi tre pjesëtarë të saj.
15 Mars 2021, 16:59 -
‘Nëna as emrin s’ma tregoi, të vërtetën e zbulova shumë vonë’. Sara nga Zvicra në kërkim të babait që nuk e njohu kurrë
Humbi gjurmët në Chikago të Amerikës 64-vjecari nga Bujanovçi i Kosovës, Isen Rramadani kërkohet në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV nga vajza e tij, 30-vjeçarja Sara Idrizi.
15 Mars 2021, 16:48 -
‘Ju kam bërë hatanë, më falni’/Fjalët e fundit të lacjanit, që u zhduk 14 vite më parë. ‘Shpërthejnë’ dëshmitë në Pa Gjurmë: 46-vjeçari strehohet në Greqi
Fotot janë i vetmi kujtim që i shuajnë sadopak mallin familjes, që ditën kur Tonin Kola, humbi gjurmët më 16 korrik të vitit 2006. Pasi u kërkoi para dhe një çertifikatë, ai doli nga shtëpia e tij në Laç. Dy ditë para se të humbte gjurmët i kishte dhënë sinjale familjes, se donte të emigronte sërish drejt Greqisë, atje ku kishte punuar vite më parë.
11 Mars 2021, 17:31 -
Zhduken tre kushërinjtë, dyshimet se u vranë/ Familjarët: Fqinji na tregoi se fshihen në Kretë (VIDEO)
Një histori që mbetet ende e veshur me mister, zhdukja e tre djemve pogradecarë më 25 tetor të vitit 1992. Tre të rinj nga Vërdova lanë nënat duarkryq në pritje dhe nuset me fëmijë. Artan Xhukellarit, Fatos dhe Bashkim Latifllarit u nisën drejt Greqisë më 7 korrik të vitit 1992.
10 Mars 2021, 17:39 -
‘Nuk e di varrin e nënës, dua t’i dërgoj lule’/ 39-vjeçarja e rritur jetime rrëfen dhunën nga vëllezërit e sëmurë (VIDEO)
Humbën nga kjo jetë prindërit kur ishin ende të mitur, fati i katër jetimëve që u rritën nëpër shumë dyer të qytetit të Hasit. Këtë pasdite emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv solli dramën e një familje nga veriu i Shqipërisë
9 Mars 2021, 18:26 -
U shpëton mjekëve, humbet 57-vjecari me probleme/ Dëshmitarët në ‘Pa Gjurmë’ lokalizojnë vendndodhjen (VIDEO)
Edhe këtë të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV kërkuam sërish ndihmë për gjetjen e Shpëtim Dervishit. 57-vjeçari u zhduk nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, më 3 mars të këtij viti, ndërsa ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin.
9 Mars 2021, 17:55 -
‘E telefonova t’i tregoja që nëna ndërroi jetë, im bir humbi”/ Zhduket vlonjati nga ishulli i Kretës (VIDEO)
Prej 20 vitesh ka jetuar në Greqi, Aleksandër Pulaj nga Selenica e Vlorës shkëputi kontaktet me familjen, që prej tetorit të 2020. I pajisur me dokumentacion të rregull dhe me pasaportë greke, 50-vjecari ishte sipërmarrës i një firme ndërtimi në Kretë. Ai jetonte i vetëm prej 5 vitesh, pas divorcit me bashkëshorten.
9 Mars 2021, 17:50 -
‘Sekretin e mësova nga pastruesja e spitalit, njërin nga djemtë ma birësuan’/ Lindi binjakët, spitali i fshehu të vërtetën nënës nga Korça (VIDEO)
Me rastin e 8 marsit, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV sollëm një histori të rrallë të dy grave, njëra vjehrrë dhe tjetra nuse, të cilat janë në kërkim të Mariglen Bashllarit. Nga Stambolli i Turqisë, 71-vjeçarja Nexhmie Bashllari, në kërkim të djalit rrëfen historinë e jetës që ditën kur solli në jetë binjakët në vitin 1977 dhe si foshnjat u ndanë 44 vite më parë pas lajmit, që tronditi gjithë qenien e saj.
8 Mars 2021, 17:02 -
‘Babai im studioi në Rusi, atje la një djalë’/ Jeta e piktorit të njohur dibran rrëfyer nga e bija në ‘Pa Gjurmë’ (VIDEO)
Piktori Bajram Mata është një emër i njohur në artin shqiptar. Disa nga punimet e artistit të ndjerë gjenden në fondin e artë të koleksioneve në Galerinë Kombëtare të Arteve. Këtë të hënë, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ e bija, Elsa Mata rrëfen jetën e piktorit dhe dimensionet e tij si artist, jo vetëm edhe si baba. Ajo zbulon për herë të parë pengun e jetës, që mundoi artistin derisa mbylli sytë përgjithnjë. 49-vjeçarja është në kërkim të vëllait nga babai me origjinë shqiptaro-ruse.
8 Mars 2021, 16:58 -
‘Nga qelia i dërgoja letra më tha, djalin mos e kërko’/ Rrëfehet babai i penduar: Kam 10 vite që nuk e shikoj
Ish-bashkëshortja e tradhëtoi për vite me radhë, ndërsa sot ’mban peng’ djalin, në këmbim të 6 milion lekëve. Kjo është historia e 42-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Ermal Shehu, i cili rrëfeu hapur në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV xhelozitë në çift që i dhanë fund marrëdhënies, si dhe pranimin e një serie tradhëtish të ish-bashkëshortes. Ai përfundoi pas hekurave, pasi u dënua me 7 vite burg në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, vite që e ndanë edhe nga djali i vetëm.
5 Mars 2021, 16:59 -
Zhduket fierakja nga Italia/ ‘Pa Gjurmë’ lexon ekskluzivisht mesazhin e zonjës nga Milano, kush fshihet pas kësaj historie?
Gjurmë jete për 43-vjeçaren Marsela Çako, fierakja që u zhduk në vitin 2007 nga Genova e Italisë. Pasditen e kësaj të premte programi ‘Pa Gjurmë” në Report Tv solli ekskluzivisht dëshminë e një emigranti, ku kishte komunikuar me një zonjë shqiptare, që sot njihej me emrin Maria në shtetin Italian dhe pretendohej se ishte vajza e familjes Çako. Gjatë trasmetimit live u lexua edhe mesazhi që gazetarët kanë siguruar.
5 Mars 2021, 16:56 -
Humbet brenda QSUT-së 57-vjecari nga Golemi/ Familja: Doli natën nga spitali dhe askush nuk e pa
Zhduket nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, Shpëtim Dervishi. 57-vjecari nga Durrësi ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin. Mëngjesin e 3 marsit, të këtij viti ai ka lënë ambjentet e spitalit, kur në dhomë nuk ka patur asnjë nga familjarët dhe është larguar papritur.
4 Mars 2021, 17:13 -
'Djalin ta kam takuar në Athinë'/ Shenja jete për Maradona Ibrahimin, ’Pa Gjurmë’ lidh nënën me dëshmitarin në Greqi
Humbi gjurmët më 1 gusht të vitit 2019, shenja jete për Maradona Ibrahimin. Emisioni 'Pa Gjurmë' , në Report TV u lidh live, me një dëshmitar nga Greqia. Ai tha se është takuar me 31-vjeçarin e humbur, në fund të janarit të këtij viti, në Kato Patisia të Athinës.
3 Mars 2021, 17:16 -
’Më trego bir ku je’! Pas telefonatës anonim, zhduket sipërmarrësi i ndërtimit nga Peqini (VIDEO)
Në pritje prej 12 vitesh, Zenepe Ballmi denoncon për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zhdukjen e djalit të saj. 48-vjeçari Ruzhdi Ballmi nga Peqini, i cili rezulton i humbur që prej majit të vitit 2008.
2 Mars 2021, 17:45 -
'Pukjanin e kam takuar në Athinë, kishte dalë nga burgu'!Pas 25 vitesh mbërrin dëshmia 'bombë' për Alfred Palucën (VIDEO)
25 vite nga humbja e Alfred Palucës nga Puka mbërrin në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, dëshmia ’bombë’. Një zonjë nga Greqia komunikoi live në program, nga ku përcolli detaje të takimit, me dy shqiptarë, në një plazh të Athinës.
2 Mars 2021, 17:37 -