-
Fabrika e peshkut ndot fshatin në Lushnje, banorët: Nuk qëndrojmë dot në shtëpi, erë e rëndë
Rreth 500 banorë të fshatit Allprenaj në Lushnje janë ngritur në protestë për shkak se fabrika e peshkut i derdh mbetjet në kanalin vaditës. Ata janë ankuar në institucione, por asnjë masë nuk është marrë. Ndotja është mjaft shqetësuese, ndaj ata kërcënojnë se do të bllokojnë punën e fabrikës, nëse nuk merren masa.
31 Gusht 2020, 18:12 -
Mbetjet 'pushtojnë' lumin Tirana, Bashkia Kamëz premton ndërhyrjen, banorët: Hidhen fshehurazi!
Kur ka kaluar një muaj nga nisja e operacionin për ndalimin e hedhjes së mbetjeve në shtratet e lumenjve, lumi Tirana vazhdon të mbetet i pushtuar prej tyre. Kamera e ReportTv është ndalur në Valias dhe Laknas të Kamzës, aty ku plastika dhe mbetjet organike në vend të koshave hidhen në lum.
11 Korrik 2020, 12:11 -
'Ndotja e mjedisit është shtuar gjatë karantinës', KShH thirrje ministrive: Kontrolloni zbatimin e ligjit!
Nisur nga zhvillimet e fundit lidhur me ndotjen e mjedisit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të urdhërojnë dhe kontrollojnë zbatimin e ligjit.
25 Qershor 2020, 18:00 -
Djegia e mbeturinave 'mbyt' Gramshin, kreu i Zjarrfikëses për Report Tv: Keqdashësit duhen ndëshkuar!
Pas Rrogozhinës, një tjetër qytet në Shqipëri është 'pushtuar' nga ndotja. Në qytetin e Gramshit, persona të papërgjegjshëm i kanë vendosur zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë.
19 Qershor 2020, 18:38 -
Krimet mjedisore, gjobiten me 7 milionë lekë gjashtë subjekte në Fier dhe në Berat
Një subjekt në Fier është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi ky subjekt kryente kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.
19 Qershor 2020, 15:20 -
Ndotja e mjedisit/ Pas kompanisë së pastrimit, IKMT gjobit me 2 mln lekë bashkinë e Rrogozhinës: S'mori asnjë masë për pastimin
Pak javë pasi u ndëshkua me gjobë kompania e pastrimit në Rrogozhinë që derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, ndëshkohet me gjobë edhe Bashkia Rrogozhinë
18 Qershor 2020, 14:13 -
Pas denoncimeve në Report TV, Bashkia Vorë, prefektura dhe bordi i kullimit pastrojnë lumin Tirana
Lumi i Tiranës ka filluar të pastrohet. Pikërisht institucionet, të cilat deklaronin se nuk kishin përgjegjësi janë bërë bashkë dhe kanë hequr mbeturinat që kishin 'pushtuar' lumin.
15 Qershor 2020, 15:46 -
Bashkia e Durrësit kërkon të hedhë mbeturinat te Gjiri i Lalzit, banorët kundër: Është zonë turistike (VIDEO)
Pas mbylljes së landfillit në Porto Romano dhe skadimit të marrëveshjes një javore pa asnjë kosto me Sharrën, Gjiri i Lalzit është parë si një mundësi për depozitimin e mbeturinave, por një gjë e tillë ka hasur rezistencën e banorëve.
14 Qershor 2020, 20:09 -
Mbeturinat 'pushtojnë' Durrësin, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore
Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e sotme emergjencën mjedisore, pas katastrofës ekologjike që është bërë në qytet me mbeturinat, pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.
11 Qershor 2020, 12:59 -
Mbeturinat e Durrësit do sillen në Tiranë/ Ambientalisti Sazan Guri: Nëse s'do ishte landfilli i Sharrës, do ishim përpara një katastrofe mjedisore
Ambientalisti Sazan Guri e ka vlerësuar në kushtet e një emergjencës një dukuri e mbartur dhe e trashur për 30 vite, si të duhurin dhe më të drejtin, vendimin për dërgimin e mbeturinave të qytetit të Durrësit në Landfillin e Sharrës në Tiranë, pasi është vetëm ky i fundit që ka mundësinë për të përballuar një kapacitet të tillë, pa pasoja në punën e përditshme për kryeqytetin.
11 Qershor 2020, 11:28 -
Aksioni i IKMT në bregdet/ Në Karaburun situata nën kontroll, në Velipojë tensione e përplasje me pronarët e lokaleve: Prishje selektive! (VIDEO)
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit për prishjen e ndërtimeve pa jele në vijë bregdetare është shoqëruar me tensione në Velipojë, ku ka hasur rezistencën e pronarëve të 'beach bareve'. Ndërsa aksioni i prishjes në Karaburun nuk ka pasur tensione.
10 Qershor 2020, 08:24 -
Shkarkonte ndotje industriale në lumin Fan, IKMT gjobit me 2 mln lekë kompaninë e bakrit
Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëzit duke shkartuar ujërat industrialë, ka shkaktuar një ndotje masive në lumin Fan. Pas denoncimeve të banorëve, sot IKMT ka gjobitur kompaninë minerare me 2 milionë lek gjobë.
9 Qershor 2020, 12:03 -
Mbeturinat e Durrësit drejt Manzës, qytetarët në protestë, bllokojnë rrugën! Tymi dhe era e rëndë 'pushtojnë' zonën (VIDEO)
Mbyllja e vend-depozitimit të Porto Romanos, ka bërë që mbetjet e Bashkisë Durrës të dërgohen në Manëz për djegien e mbeturinave. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe irritim tek banorët e zonës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë dalë në protesta duke mos lejuar kamionët me mbeturina të hynin në zonë duke u bllokuar rrugën.
8 Qershor 2020, 08:40 -
Skema opozitare për të gjobitur bizneset e mëdha: Basha hedh në sulm ish-deputetin Luçiano Boçi
Akuzat e adresuara herë pas here ndaj opozitës për gjobëvënie ndaj bizneseve të mëdha përmes retorikës së tyre politike, duket se aneksohen drejtpërdrejt nga aksionet konkrete në terren nga ish-ligjvënës të Partisë Demokratike.
6 Qershor 2020, 17:26 -
Biznesi kundër akuzave të PD në Elbasan: Distancohuni nga sulmet ndaj investitorëve, mos cënoni sipërmarrjet e ndershme
Pronarët e biznesit "Fish City" në Labinot të Elbasanit kanë reaguar pas protestës së një dite më parë nga një grup banorësh të mbështetur nga ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, pranë investimit të tij dhe akuzave për pronat dhe si ndotës të ajrit dhe lumit Shkumbin duke i cilësuar akzuat si fyrje, ndërsa në krah të tij ka dalë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qarkut të Elbasanit dhe Biznes Albania.
6 Qershor 2020, 17:21