-
Masat e reja anti-COVID për festat, Imzot Frendo letër Rakacollit: Të nxituara e diskriminuese për katolikët, ishin përgatitur për të mbajtur meshën
Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo i ka cilësuar masat e reja të Komiteti të Ekspertëve të Teknikëve për COVID-19 për të vendosur orën policore në 20:30 që më 24 dhjetor, si të nxituara dhe diskriminuese, pasi siç shprehet Imzot Frendo Kisha e Krishterë është e vetmja që kremton lindjen e Krishtit natën
22 Dhjetor 2020, 11:32 -
Gjelat e detit, bie fuqia blerëse në tregun e Fierit! Fermerët e fshatit Portëz: I rrisim me porosi (VIDEO)
Pandemia ka dhënë efektet e veta negative edhe në bujqësi. Këtë vit fermerët kanë mbarështuar më pak gjela deti se një vit më parë. Ata shprehen se janë bazuar tek klientela, ndërsa në tregun e Fierit vihet re numër i vogël blerësish.
21 Dhjetor 2020, 19:45 -
Mbi 77 milionë raste dhe mbi mbi 1,5 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën
Planeti tokë aktualisht po përballet me një ndër viruset me fatale të dekadave të fundit, COVID-19, i cili ka ndryshuar rrjedhën normale të jetës së njerëzve. Aktualisht numri i rasteve me COVID-19 ka arritur 77,184,964 ndërkohë që numri i viktimave është 1,699,878, në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
21 Dhjetor 2020, 08:57 -
Fermerët e Zadrimës sigurojnë jetesën me gjela deti prej 20 vitesh! Këtë vit janë mbarështuar më pak
Zadrima është e njohur për mbarështimin e gjelave të detit. Fermerët thonë se kanë mbështetur ekonominë familjarë tek rritja e shpendëve. Gjithashtu ata flasin edhe për vështirësitë, ku më kryesorja është mungesa e tregut.
19 Dhjetor 2020, 18:49 -
COVID-19 'mbyll' italianët për festat e fundvitit në shtëpi, vendi 'zonë e kuqe' nga 24 dhjetori deri më 6 janar (VIDEO)
Italia nga data 24 dhjetor deri në 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe” dhe qytetarët nuk do të kenë mundësi të lëvizin nga një rajon në tjetrin për festat e fundvitit. Baret, restorantet dhe qendrat tregtare janë të mbyllura.
19 Dhjetor 2020, 08:45 -
E renduar situata epidemiologjike në vend, hynë në fuqi masat e reja anti-COVID në Maqedoni
Shume shtete në botë në prag të festave të fundvitit po ndërmarrin masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të infeksionit. Edhe në Maqedoni qeveria ka miratuar masat shtrënguese të reja, te cilat hynë në fuqi ditën e sotme.
18 Dhjetor 2020, 10:25 -
Italia merr ngjyrën e kuqe por jo prej festave, del kalendari me kufizimet e reja anti-COVID
Italia do të shndërrohet e gjitha në një zonë të kuqe, siç edhe kishte propozuar ministri i shëndetësisë Roberto Speranza me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.Ditën e djeshme është publikuar kalendari zyrtar i ndalimeve gjatë festave duke filluar nga kjo fundjavë, deri më datë 6 janar.
17 Dhjetor 2020, 10:35 -
OBSH thirrje evropianëve: Mbani maskën edhe gjatë mbledhjeve familjare për festat e fundivitit, në rrezik për valën e tretë të COVID-19
Organizata botërore e shëndetësisë i ka bërë thirrje evropianëve të mbajnë maskën në mbledhjet dhe grumbullimet familjare gjatë festave të fundvitit.
16 Dhjetor 2020, 15:15 -
Ministri i shëndetësisë së Italisë Speranza: Vendi të kalojë drejt zonës së kuqe, qëllimi shmangja e valës së 3 të COVID-19
Sipas ministrit të shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza, vendi duhet të kalojë i gjithi drejt zonës së kuqe të shmangur një valë të tretë të koronavirusit nga, 24 dhjetori deri në 7 janar.
16 Dhjetor 2020, 13:38 -
Kapshticë/ Rritet numri i personave që vijnë nga Greqia në Shqipëri! Në 24 orë hyjnë 508 qytetarë dhe 160 mjete të rënda
Në 24 orët e fundit është rritur shumë numri i personave që kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe në Shqipëri kanë hyrë 508 persona dhe 160 mjete të tonazhit të rëndë.
16 Dhjetor 2020, 11:00 -
Shpërblim për Vitin e Ri, Rama: Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët, përfitojnë 5 mijë lekë secili (VIDEO)
Pavarësisht vështirësive në buxhet për shkak të tërmetit dhe të Pandemisë, qeveria ka vendosur të japë një shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët këtë fundvit. Kryeministri Edi Rama tha se do të jepen 3.4 mld lekë për bonusin e tyre. “Nuk do t’ju heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar tu jepnim para pandemisë”, tha Rama.
15 Dhjetor 2020, 12:05 -
Zëvendëskryeministri Tahiri : Mbyllja e panevojshme gjatë festave të fundvitit në Kosovë, situata epidemiologjike nën kontroll
Festat e fundvitit i ka gjetur qeveritë e shteteve përballë valës së dytë të COVID-19, duke i bërë ato të shtrëngojnë gjithnjë masat me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll. Kosova, duket sikur po përballet më së miri me koronavirusin, pasi numri i rasteve dhe viktimave gjithnjë është në ulje, gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës për qeverinë kosovare, duke vendosur kështu të mos ndërmarri masa më strikte anti-COVID për qytetarët.
15 Dhjetor 2020, 09:47 -
Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme gjatë festave të fundvitit: E gjithë Italia drejt zonës së kuqe
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme të Italisë gjatë krishtlindjeve dhe vitit të ri. Italia është shndërruar e gjitha në një “zonë të kuqe”, vatër infeksioni dhe në rrezik për të filluar një valë të tretë të COVID-19.
14 Dhjetor 2020, 11:16 -
Psikiatrja për Report Tv: COVID-i shkaktoi stres kolektiv! Si ta kalojmë? Fokusohuni te festat (VIDEO)
Frika nga infektimi me COVID-19 por dhe vet përballja më këtë virus ka rritur numrin e qytetarëve që po shfaqin shenja si ankth apo atake paniku. Psikiatrja Arjan Rreli thotë për Report Tv se po përballemi me një stres kolektiv dhe se në këtë periudhë fundvitit duhet të fokusohemi tek pozitiviteti që sjellin festat.
11 Dhjetor 2020, 15:24 -
Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, qeveria greke prezanton kufizimet e reja gjatë festave
Qeveria greke ka bëre të njohura masat e reja kufizuese gjatë gjatë periudhës së festave. Greqia aktualisht ka në fuqi ndalimin e qarkullimit megjithatë kjo nuk ka sjellë rënien e infektimeve dhe vdekjeve në vend nga COVID-19, “Konkluzioni nga vlerësimi i të dhënave nuk është i kënaqshëm, prandaj ne nuk mund të rinisim aktivitetet ekonomike dhe sociale” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas
11 Dhjetor 2020, 11:26