-
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë, gazi e benzina nuk ndryshojnë
Prej pasdites së sotme nafta do të kushtojë 6 lekë më pak. Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të kushtojë 249 lekë, nga 255 lekë që ishte çmimi i vendosur një ditë më parë. Sakaq, Bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit, që do të shitet 83 lekë/litri dhe të benzinës në 242 lekë/litri.
29 Qershor 2022, 11:58 -
Ulet me 3 lekë çmimi i naftës! Rritet benzina, gazi nuk ndryshon! Vendimi hyn në fuqi sot në 18:00
Nga sot, qytetarët do të blejnë naftën dhe gazin me çmime të tjera. Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ulë çmimin e naftës me 3 lekë, pra nga 258 që ishte bëhet 255 lekë për litër. Në një kohë që nafta ka pësuar një ulje, nuk ka ndodhur kështu edhe me benzinës.
28 Qershor 2022, 15:30 -
Rritja e çmimit të naftës, Tabaku thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, ku thotë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas. Sipas Tabakut, Bordi i Transparencës është i oligarkëve, ndërsa bën thirrje që të ulet taksa e qarkullimit të mjeteve
15 Qershor 2022, 09:41 -
Çmimi i naftës arriti në shifër rekord, Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve në Report Tv: Rritje që reflektohet nga tregjet ndërkombëtare
Rritjen e çmimit të naftës në një shifër rekord, ekspertët e shohin si një reflektimi i ndryshimit që ka pësuar çmimi në tregjet ndërkombëtare.
9 Qershor 2022, 20:18 -
Çmime rekord! Nga sot nafta do të blihet me 258 lekë/litri, benzina arrin në 243 lekë! Ulet gazi me 4 lekë
Nga dita e sotme, çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Qytetarët do të paguajnë 258 lekë/litër nga 248 që ishte më parë. Nga ndryshimet e çmimeve që reflektoi Bordi i Transperencës, ulje ka pësuar edhe benzina me 1 lekë, pra do të blihet me 243 lekë si dhe gazi ka pësuar ulje më 4 lekë. Qytetarët do të paguajnë 86 lekë/litër për gazin.
8 Qershor 2022, 11:51 -
Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve, rënie për të dytin muaj radhazi në prill
Importet e karburanteve shënuan rënie vjetore për të dytin muaj radhazi në prill të këtij viti raportojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, duke sinjalizuar se, çmimet e larta janë duke e ndikuar negativisht konsumin e produktit.
3 Qershor 2022, 07:23 -
Rritja e çmimeve të karburantit rëndon buxhetet familjare, shoferët: Makinat i mbyllëm në garazh
Rritja e çmimeve të karburanteve u ka vështirësuar jetesën shqiptarëve. Drejtuesit e mjeteve thonë për Report Tv, se makinat i marrin shumë rrallë, ndërsa akuzojnë autoritetet për mungesë transparence.
30 Maj 2022, 19:35 -
Vendimi i Bordit/ Ulet çmimi i naftës e benzina, do shiten me 229 lekë për litër! Gazi nuk ndryshon, mbetet 90 lekë për litër
Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë ndryshuar brenda 24 orëve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga sot në orën 18:00, do të shihet me 229 lekë nga 234 që ishte.
19 Maj 2022, 16:34 -
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për koncesionin e pompave të naftës ‘Noa Control': Nuk ka prova që ka penguar konkurrencën në treg
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin për kompaninë koncesionare ‘NOA CONTROL’. Përmes një njoftimi ‘Konkurrenca’ bën me dije se nuk është konstatuar që Noa Control ka penguar konkurrencën në treg.
18 Maj 2022, 16:20 -
Rritja e çmimit të naftës, fermerët në Dibër lënë zetorin, punojnë tokën me kuaj: Ka shumë shpenzime, nuk fitojmë asgjë
Çmimi i lartë i naftës po i detyron fermerët në Dibër të përdorin kafshët e punës dhe jo zetorët për të punuar tokën. Por koston e prodhimit në bujqësi e kanë rritur së tepërmi dhe plehrat kimik. Report Tv ka kryer një vëzhgim në fshatin Sofraçan.
10 Maj 2022, 16:24 -
Del vendimi i Bordit, ulet çmimi i naftës dhe i benzinës! Gazi nuk ndryshon
Nga sot nafta dhe benzina do të kushtojnë më lirë, teksa gazi nuk ka pësuar ndryshime. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 232 Lekë/litri, ose 5 lekë më pak nga sa ka qenë. Njëjtë edhe për benzinën, e cila ka pësuar ulje me 3 lekë, pra nga 227 lekë që ishte, do të kushtojë 224 Lekë për litër. Ndërkohë, gazi do të vijojë që të kushtojë 100 lekë për litër.
10 Maj 2022, 15:29 -
Autoriteti i Konkurrencës hetim për koncesionin e pompave të naftës: Nisi pas ankesës së disa kompanive, ka hapësirë për abuzime
Autoriteti i Konkurrencës nisi hetim për koncesionit të pompave të naftës pas dyshimeve se kompania mund të abuzojë me pozitën e saj dominuese në treg. Hetimi erdhi pas ankesës së disa kompanive private, se kompania e kontrollit të pompave të naftës ofron edhe disa shërbime të tjera ekskluzive.
28 Prill 2022, 17:11 -
Mblidhet bordi, ndryshon çmimet pa kaluar 24 orë! Nafta e benzina sot do të shiten me nga 7 lekë më shumë! Rritet edhe gazi
Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish duke përcaktuar çmimet e reja të naftës, benzinës dhe karburantit. Kështu, duke filluar nga sot ora 18:00, nafta do të shitet me 7 lekë më shumë.
27 Prill 2022, 16:11 -
Konfindustria: Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar, ka krijuar probleme me pasoja të rënda për qytetarët e bizneset! Të krijohet një Ent Rregullator i përhershëm
Sipas Konfindustrias, tregu i karburanteve në Shqipëri ka shenja të organizimit në formë karteli duke shtuar se ka dyshime edhe për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit.
26 Prill 2022, 14:05 -
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta, do shitet me 235 lekë, 9 lekë më shtrenjtë! Benzina 211 lekë, gazi nuk ndryshon
Çmimi i naftës dhe gazit është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e çmimit të tyre, pas rritjes në bursën ndërkombëtare. Ky vendim futet në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.
15 Prill 2022, 15:51 -
Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës, nafta do të shitet me 219 lekë, 9 lekë më lirë! Bie edhe benzina, shitet 205 lekë litri
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të premte nga bordi i Transparencës. Nga sot, nafta në pikat e karburanteve do të shitet me çmimin 219 lekë për litër, nga 2028 që ishte, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë, duke shkuar në çmimin 205 lekë litri
8 Prill 2022, 13:36