-
Rritja e çmimeve/ Mbyllet pas më shumë se 3 orësh protesta e qytetarëve në Tiranë: Boll na vodhët! Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë e çartur! Gati plani anti-krizë (VIDEO)
Pas më shumë se 3 orësh, është mbyllur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta paqësore e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës, duke theksuar se do të mblidhen sërish ditën e nesërme.
12 Mars 2022, 10:31 -
Bordi i Administrimit të Karburanteve vendos: Nafta 217 lekë deri më 15 mars! Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin (Vëzhgimi i Report Tv)
Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër. Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e parë të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit me furnizuesit e naftës në vend.
12 Mars 2022, 10:24 -
Protesta kundër rritjes së çmimeve/ 84 protestues nën hetim, mes tyre dhe deputeti Edmond Spaho! 6 të arrestuar dhe 1 në kërkim
84 persona të vënë në hetim, 6 të arrestuar dhe 1 tjetër në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit në përfundim të protestave kundër rritjes së çmimeve të cilat u zhvilluan jo vetëm në Tiranë, por edhe u shtrinë në rrethe.
12 Mars 2022, 08:40 -
Ngrihet Bordi i Administrimit të Karburantit, Rama: Nga sot çmimet do kalojnë në filtrin e transparencës, s'lejojmë abuzim në kurriz të qytetarëve
Duke nisur nga kjo e shtunë, çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë çmim të vendosur pa miratimin e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit.
12 Mars 2022, 08:21 -
Protestat në vend, Zusi në Report Tv: Çmimet pritet të rriten sërish! Gështenja: Produktet e shportës të papërballueshme! Aktivisjta:Qeveria të heq dorë nga shpenzimet e luksit
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha në Report Tv tha se ekonomia e vendit është në koma dhe çmimet pritet të rriten në vazhdim, megjithatë nuk është një situatë pa zgjidhje.
11 Mars 2022, 22:49 -
Protestat/ Ish-ministri Lleshaj në 'Kontrast': Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s'mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë, të gjithë do të humbim diçka
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme.
11 Mars 2022, 18:44 -
Në këtë krizë energjetike dhe kur kërkohet kursim, neonet ndriçojnë rrugët e Tiranës dhe ditën
Por edhe pse është bërë thirrje për kursim, edhe nga autoritetet shtetërore, ajo çka është e papranueshme është fakti se dritat nëpër rrugët e Tiranës janë të ndezura edhe kur ka ndriçim, kur kjo është totalisht e panevojshme dhe më tepër para për tu paguar.
11 Mars 2022, 17:21 -
Rritja e çmimeve, protesta e tensione në Tiranë e disa qytete të vendit, bllokohen akse rrugore! Rama: Të manipuluar nga një përpjekje e ulët e 'non gratave' të shpallura ose jo (VIDEO)
Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të vendit, qytetarë janë mbledhur në protesta. Me thirrjet ‘Ulni taksat’, ‘Taksoni oligarkët’, janë zhvilluar protesta në për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Berat, Korçë, Shkodër etj.
11 Mars 2022, 17:06 -
Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës. Kjo lëvizje e Autoritetit të Konkurrencës vjen në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
11 Mars 2022, 16:25 -
Kritikat për mosreagimin për rritjen e çmimit të naftës Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: S'përcaktojmë çmime! Kemi nisur monitorimin e tregut, gjoba abuzuesve
Me një postim në Facebook, Biba shkruan se nuk është autoriteti i Konkurrencës ai që përcakton çmimet në treg dhe se është gabim që t'i kërkohet këtij autoriteti llogari në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.
11 Mars 2022, 11:32 -
Protestat që kanë vetëm një fytyrë
Kjo protestë është e nevertitshme se ka një fytyrë. Mbështetësit e saj të dhunshëm janë berishistët e vonuar dhe ata që na identifikojnë ne me familjet mafioze të cilat i bashkon dhe i lidhe besa me kapon. Sot Shqipëria ka dy fatkeqësi të mëdha : e para sapo zyrtarizoi partinë e Haxhi Sali Qamilit dhe e dyta e hodhi këtë parti në veprim për të protestuar në kohën e vdekjes.
11 Mars 2022, 11:26 -
Shqipëria me sytë nga Dubai për naftë, Rama me furnizuesit: Bord për kontrollin e çmimit, abuzuesit humbin pikën e karburantit! Transparencë çmimi çdo ditë, krijojmë rezervë shtetërore të naftës
Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit dhe se për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Balluku tha se nga nesër do nisin kontrolle në terren për rezervën e naftës së sigurisë që duhet të kenë furnizuesit dhe nuk ka respektuar detyrimin, do gjobitet me 50% të vlerës së sasisë së naftës që mungon.
11 Mars 2022, 09:26 -
Protestat për rritjen e çmimeve në të gjithë vendin, 30 të arrestuar, 118 nën hetim, 15 në kërkim
Në protestat e zhvilluara ditën e djeshme në të gjithë vendin janë arrestuar 30 persona, janë në hetim 118 qytetarë dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë. Ata akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve
11 Mars 2022, 09:21 -
Nis sot ulja e çmimit të karburanteve, ja lista e plotë sot në Shqipëri
Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri! Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim tek qytetaret.
11 Mars 2022, 07:41 -
Vendi rrezikon mungesën e karburantit në këtë situatë lufte, kompanitë e shitjes nuk kanë respektuar ligjin për rezervën 90 ditë?
Çmimet alarmante të karburanteve kanë shqetësuar qytetarët, por duket se vendi mund të përballet me një situatë edhe më të keqe sesa kjo, rrezikun e mungesës totale të tyre në treg. Sipas burimeve për Report Tv asnjë nga furnitorët e naftës nuk i ka këto rezerva dhe qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre dhe nuk i ka gjobitur, duke bërë që sot me situatën e luftës në Ukrainë, Shqipëria të rrezikojë të ketë mungesë totale të karburantit në vend.
10 Mars 2022, 21:01 -
Mero Baze: Problemi është kriza, jo hijenat e krizës
Protestat për rritjen e çmimeve të naftës dhe artikujve të tjerë, për shkak të krizës së luftës, janë diçka që pritej. Po ashtu nuk është ndonjë gjë që duhet të na irritojë, pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë organizatorë të tyre. Do të ishte marrëzi të mos e bënin.
10 Mars 2022, 20:29 -
VIDEO/ Rritja e çmimeve, protesta në të gjithë vendin! Protestuesit në Tiranë 3 orë në rrugë, bllokuan akset kryesore të kryeqytetit! Disa të shoqëruar
Nga Shkodra në Sarandë, qytetarët u bashkuan njëzëri duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Protesta nisën në orën 17:00, ndërsa qëndresa më e gjatë ishte në Tiranë, ku protestuesit qëndruan në rrugë prej 3 orësh.
10 Mars 2022, 17:07