-
Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës, nafta do të shitet me 228 lekë, 5 lekë më lirë! Bie edhe benzina, shitet 208 lekë litri
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të mërkurë nga bordi i Transparencës. Prej pasdites së sotme nafta do të blihet në pikat e karburantit 5 ;lekë më lirë e konkretisht 228 lekë, ndërsa benzina do të kushtojë 208 lekë litri nga 209 lekë që ishte deri në orën 16.00 të kësaj të mërkure.
6 Prill 2022, 17:07 -
Rritet me 7 lekë çmimi i naftës! Nga sot deri në 12 prill, do të shitet me 233 lekë për litër! Rritet me nga 1 lekë benzina dhe gazi! Pakica marzh fitimi 12 lekë/litri
Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.
5 Prill 2022, 16:43 -
Qeveria i drejtohet tregjeve të huaja për furnizimin me naftë: Do krijojmë rezervë hidrokarburesh
Teksa nuk ka bërë ende transparence për inspektimet që Ministria e Infrastrukturës deklaroi më 11 mars se do nisnin në terren, nëse kompanitë hidrokarbure kanë apo jo rezerva nafte për 3 muaj siç e parashikon ligji, qeveria ka marrë përsipër ta kryejë vetë ketë nevojë në rast se do të rrezikohet mungesa në treg.
23 Mars 2022, 20:21 -
Nuk respektuan çmimin e Bordit, gjobiten 2 pika karburanti në Tiranë e Vlorë! Rama: Javën tjetër hyn në fuqi sekuestrimi i pikave të karburanteve
Dy pika karburanti, një në Tiranë dhe një në Vlorë janë gjobitur pasi nga kontrollet ka rezultuar se kanë vendosur çmim më të lartë sesa ai i përcaktuar nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, 203 lekë.
20 Mars 2022, 08:15 -
Ekonomisti Shano: Taksa e qarkullimit te karburanti s'mund të hiqet, do përfitonin vetëm kompanitë që e tregtojnë! Qeveria të hartojë paketë ndihme për konsumatorin
Për shkak të rritjes së çmimeve, protestuesit dhe opozita kanë kërkuar heqjen e taksës 240 lekë të qarkullimit nga karburantit. Por ekonomisti Dritan Shano thotë në Report Tv se kjo nuk është e mundur, pasi do të përfitonin vetëm kompanitë prodhuese dhe ato tregtuese të karburantit.
18 Mars 2022, 18:37 -
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
Nga studio e Report Tv, socialisti Erion Braçe tha se protestat kundër rritjes së çmimeve organizohen nga Berisha e Meta, ndërsa vlerësoi paketën e rezistencës sociale të propozuar nga qeveria, por kërkoi të luftohen abuzimi me çmimet. Ai cilësoi të vonuar Bordin për caktimin e çmimit të naftës dhe tha se është kundër uljes së taksave e tatimeve. Ndërkohë, për mandatin e 6-të të Armand Dukës në krye të FSHF-së, tha se është paligjshmëri e qartë.
16 Mars 2022, 17:11 -
Bie me 8 lekë çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri më 21 mars, dje ishte 211 lekë! Edhe benzina më e lirë, 206 lekë për litër
Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri në datë 21 mars. Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Rama në Facebook. Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për 5 ditët e ardhshme nga një vendim i Bordit të Administrimit të Karburantit. Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër
16 Mars 2022, 09:51 -
1 javë protesta kundër rritjes së çmimeve, një grup qytetarësh protestuan më shumë se 1 orë përpara Kryeministrisë! Në Shkodër dështoi organizimi
Për të shtatën ditë me radhë, qytetarët protestuan kundër rritjes së çmimeve, ndonëse numri i qytetarëve që i bashkohen duket se është çdo ditë e më i vogël. Në Tiranë një grup qytetarësh u mblodhën në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej dhe marshuan drejt kryeministrisë, ku protestuan për rreth 1 orë e gjysmë.
15 Mars 2022, 17:19 -
Rritja e çmimit të naftës, peshkatarët në Durrës: Do shtrenjtohen produktet e detit
Rritja e çmimit të naftës po jep ndikim negativ në sektorin e peshkimit edhe pse karburantin e blejnë pa akcizë. Pronarët e peshkarexhave në Durrës thonë se për shkak të kostos së shtuar do të rritet dhe çmimi për produktet e detit.
15 Mars 2022, 17:12 -
Bie nën 100 dollarë fuçia në bursë, Bordi i Hidrokarbureve në vend vendos uljen e çmimit të naftës e benzinës në 211 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon
Bordi i Hidrokarbureve vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës dhe benzinës të ulet nga 217 lekë/litri në 211 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon duke qëndruar 93 lekë/litri. Bordi do të mblidhet sërish nesër.
15 Mars 2022, 10:48 -
Mero Baze: Protestat për ruajtjen e standardit dhe dysheku i nënës sime
Kryeministri Rama po përpiqet të shkëpusë pak nga pak ndikimin e protestave tek vendimmarrja e tij lidhur me rezistencën sociale, pasi nxitoi që mori nje vendim për të kontrolluar dhunshëm çmimin e naftës. Dukej se kishte ndikim psikologjik nga protesta.
14 Mars 2022, 22:14 -
Rama: Nga Brukseli më shkruan të shqetësuar për protestat në Tiranë se Rusia ka shpresë të madhe te pakënaqësitë ekonomike në vendet e NATO! Protesta më e turpshme në 30 vite
Kryeministri Rama i cilësoi protestat e ditëve të fundit më të turpshme të 30 viteve të fundit. Ai tha se Brukseli është i shqetësuar për situatën në Shqipëri, pasi Rusia ka shpresë te protestat ekonomike në vendet e NATO-s. Në Tiranë ishin më të pakët qytetarët në protestë, ndërsa në Shkodër ajo zgjati vetëm 15 minuta.
14 Mars 2022, 20:13 -
Rritja e çmimeve/ Protestë para Kryeministrisë për të gjashtën ditë radhazi, pjesëmarrje e ulët! Momenti i tensionit me studenten që foli mirë për Qeverinë (VIDEO)
Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët protestuan për dy orë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe marshuan deri tek kryeministria.
14 Mars 2022, 17:13 -
Nga 2 mln lekë deri në heqje të licensës, zbardhen ndëshkimet e Bordit të Hidrokarbureve ndaj pikave të karburanteve që abuzojnë me çmimin
Është botuar në fletoren zyrtare akti normativ që përcakton rregullat e funksionimit të shoqërive të hidrokarbureve në situatën emergjente krijuar nga lufta në Ukrainë. Kush nuk respekton çmimin tavan që Bordi vendos në varësi të bursës, gjobitet e në rast përsëritje humb licencën. Ndërsa kush nuk siguron rezerva për 3 muaj, gjobitet dhe përjashtohet 3 vjet nga çdo tender.
14 Mars 2022, 11:58 -
VIDEOLAJM/ Sërish 'producent' Presidenti? Dikur Ilir Meta i sponsorizoi këngën për Havzi Nelën, sot rapsodi i këndon rritjes së çmimeve! Ironia në rrjet
Rritja e çmimeve ka krijuar një dallgë reagimesh nga të gjithë qytetarët, ndërkohë që ka pasur edhe protesta. Por nga gjithë kjo situatë e krijuar ka nga ata edhe që e 'përdorin' për të bërë ndonjë këngë kështu si me urgjencë.
13 Mars 2022, 13:06 -
Rritja e çmimeve, Gjiknuri në Cërrik: Qeveria do marrë çdo masë
“Qeveria do bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtus politik për qarkun Elbasan, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së re 9-vjeçare “Beqir Sade” të Njësisë Mollas në Bashkinë Cërrik.
13 Mars 2022, 12:36 -
Protestat kundër rritjes së çmimeve, Meta poston videon: Populli ynë meriton respekt e përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi protestuesit e arrestuar
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Me një postim në Facebook, ku ka postuar video nga protesta sot në Tiranë, Meta shkruan se 'populli ynë i jashtëzakonshëm' meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike. Po ashtu ai ka bërë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar.
12 Mars 2022, 14:46