-
PS dhe opozita gjejnë dakordësi te 'Ligjet', miratohet projektligji për rritjen e pagave! Ibrahimaj: Përfitojnë 130.330 punonjës, përjashtohen deputetët dhe ministrat
Drafti i mazhorancës për rritjen e pagave të 130 mijë e 331 punonjësve të administratës u miratua në Komisionin e Ligjeve mes debateve. Deputetët kritikuan faktin se pagat e tyre janë përjashtuar nga rritja dhe i propozuan komisionit të ekonomisë ta zgjidhë këtë çështje përmes ndryshimit të koefiçientit. Paketa është pjesë e planeve të qeverisë për rritjen e pagës mesatare në vend brenda dy viteve nga 530 në 930 euro.
19 Maj 2023, 10:51 -
Rama hedh poshtë spekulimet për shtyrjen e vendimit mbi rritjen e rrogave: Pavarësisht vonesave nga Kuvendi, do të merret rritja e pagave që nga muaji prill
Kryeministri, Edi Rama ka hedhur poshtë spekulimet mbi shtyrjen e hyrjes në fuqi të vendimit për rritjen e pagave. Gjatë takimit me qytetarët në Kukës, Rama tha se pagat për mjekët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë janë janë rritur që prej muajit prill dhe rritjen do ta marrin në fillim të muajit maj.
4 Maj 2023, 19:40 -
Rama: Deri në vitin 2024 paga e zjarrfikësve do të rritet me 40%! Përfitojnë 1181 persona, motivim real për të rinjtë që i bashkohen profesionit fisnik
Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës.
27 Prill 2023, 16:22 -
Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave
Ndryshon formula e llogaritjes së pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si referencë do të merret paga e Presidentit dhe jo e sekretarit të përgjithshëm. Detaje nga nisma që ndryshon ligjin për statusin e magjistratëve
27 Prill 2023, 16:20 -
Rritja e pagave të policisë me 7%, efektivja: Puna jonë nuk është e lehtë, e dimë sa rrezikojmë! Shteti ynë ka nevojë për ne më shumë se kurrë
Pagat e punonjësve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit u rritën me 7% ndërsa rritja pritet të vijojë në 21-35% në vitin 2024. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një efektiveje e cila tregon vështirësitë e punës dhe shprehet se e mirëpritën vendimin për rritjen e pagave.
26 Prill 2023, 12:14 -
VIDEO/ Rama apel për të gjithë të rinjtë: Bëhuni pjesë e ushtrisë, mundësi për veten dhe Atdheun! Pagat në rritje, në 2024-n një tjetër shtesë me 22%
Kryeministri Edi Rama iu bën ftesë të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Rama ndalet edhe në rritjen e pagave që ka paralajmëruar, duke thënë se deri në vitin 2024 do të ketë një tjetër rritje page të konsiderueshme për ushtarakët e Forcave të Armatosura
25 Prill 2023, 12:09 -
Miratohen vendimet për rritjen e pagave! Ministrja e Ekonomisë: Fondet do të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe rialokime të brendshme
Ministrja e Ekonomisë ka bërë me dije se qeveria mori vendimin që të rrisë edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, ministrja e Ekonomisë tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Sipas saj, synimi është që të ulet borxhi dhe deficiti.
20 Prill 2023, 09:43 -
Rritja e pagave, Soko për Report Tv: Rama e bëri se jemi para zgjedhjeve! Rrumbullaku: Lëvizje e menduar, do nxisë edhe bizneset që t’i rrisë
Qeveria ka shprehur ambicien që pagën mesatare ta çojnë brenda harkun kohor të një viti në 900 euro, ndërsa për disa kategori e ka rritur që këtë muaj. Por, si shihet kjo lëvizje në syrin e ekspertëve të ekonomisë? Olti Rrumbullaku i ftuar në Report Tv tha se reforma e pagave ishte e nevojshme.
13 Prill 2023, 15:02 -
Socialistët mund të kërkojnë deputetëve të mos u rriten rrogat! Spaho në seancë: E turpshme, do na barazoni me përgjegjësin e një sektori në ministri
Deputeti i ‘Rithemelimit’ Edmond Spaho teksa po fliste për shpërndarjen e fondeve të partive politike tha se ka dëgjuar që deputetët socialistë do të kërkojnë që të mos u rritet rroga. Ai tha se kjo është e turpshme.
13 Prill 2023, 11:10 -
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave/ Zusi: Biznesi nuk bën magji, duheshin konsultime! Çoçoli: Mundësohet vetëm nëse ka rritje ekonomike në vend
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave mesatare në vend, ka sjellë diskutime mes ekspertëve të eknomisë mbi mundësinë e realizimit të një politike të tillë. Kreun e shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, tha se duhet të jetë analizuar më parë nëse një rritje e tillë është e mundshme dhe e qëndrusheshme në kompanitë e biznesit privat në vend.
12 Prill 2023, 18:53 -
Rama takim me biznesin e madh në Durrës: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’! Do jetë vonë kur të humbisni kapitalin njerëzor
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në qytetin e Durrësit, ku theksoi domosdoshmërinë kapitalit njerëzor për zhvillimin e kompanive që operojnë në vendin tonë.
12 Prill 2023, 17:40 -
Gjekmarkaj: Baltën e heronjve të moralit le ta marr unë! Rroga e deputetit nuk rritet, me këto të ardhura mbetesh në nivelin e varfërisë
Prej ditësh flitet mes mosbesimit dhe euforisë për rritjen e pergjithshme të rrogave. Nuk dua të besoj që kjo është një tautologji elektorale se do ishte e rënde e as ata që nën zë apo me zë thonë se po ndodhi shkojmë në bankarotë.
11 Prill 2023, 20:06 -
Rama: Pagat e ushtrisë ishin një arsye për t’u ndjerë keq, sot në të njëjtin nivel me rajonin! Do t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e pagave, ndërsa kësaj here është ndalur tek rritja e pagave të ushtrisë. Kreu i qeverisë shkruan se pagat e ushtrisë ishin një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por thotë se me këtë rritje tashmë pagat do të shkojnë në të njëjtin nivel me ato të vendeve të rajoni.
11 Prill 2023, 10:07 -
Drejt pagës mesatare 900 euro, Rama: Arritje historike, falë rritjes së ekonomisë në të gjitha dimensionet! Fryt i punës sonë të përbashkët
Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë së shpejti 900 euro. Një arritje historike e ka quajtur kryeministri Edi Rama për vendin tonë, ndërsa thotë se paga mesatare thuajse dyfishohet me këtë rritje. Brenda harkut kohor të një vitit, Rama shkruan se paga mesatare do të shkojë në 900 euro dhe nënvizon se kjo do të ndodhë vetëm falë rritjes së të ardhurave për shkak të rritjes ekonomike që ka përfshirë vendin sidomos vitin që lamë pas.
10 Prill 2023, 10:08 -
Rritja e pagës minimale, Nasto në Report Tv: Qeveria të ndihmojë financiarisht biznesin e vogël! Rrezikon të shkurtohet fuqia punëtore
Bizneset e vogla duhet të ndihmohen financiarisht nga qeveria për rritjen e pagës minimale. Kështu deklaroi i ftuar në Report Tv, Albert Nasto kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, i cili u shpreh se ka gjasa që të shkurtohet fuqia punëtore, pasi bizneset e vogla nuk do të mund t’i paguajnë dot
9 Prill 2023, 17:44 -
Rama: Gati projektligji, brenda një viti paga mesatare 900 euro! Rritje nga ky muaj për pedagogët, mësuesit, zjarrfikësit, infermierët e policinë
Qeveria ka gati projektligjin për rritjen e pagave të sektorit publik dhe pritet që të kalojë në Kuvend për miratim. Rama tha se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës.
7 Prill 2023, 10:55 -
Zgjedhjet vendore, Meta akuza Ramës për rritjen e pagave: Po dhunon hapur Kodin Zgjedhor
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdori rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët për fushatë para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas Metës, Rama po dhunon hapur Kodin Zgjedhor dhe se s’kishte pse të priste muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët
30 Mars 2023, 12:16 -
Rama prezanton rrogat e reja për stafin e kryeministrisë: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm
Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar stafit të kryeministrisë ndryshimin e pagave që ka administrata sipas planit të ri të qeverisë sipas pozicioneve të punës dhe vjetërisë.
30 Mars 2023, 11:14