-
Shefi i Policisë Kufitare Kakavijë, Dine bën bilancin vjetor: 37 raste të krimeve ndërkufitare!
Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës. Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj pike, Vilson Dine, tha se gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare.
27 Dhjetor 2020, 14:19 -
Festat e fundvitit/ Fluks vizitorësh në Morinë, në Kakavijë kalojnë 90% më pak emigrantë se vitin e kaluar
Pandemia e COVID-19 ka bërë që emigrantët tanë në Greqi të mos kthehen për festat e fundvitit. Në vigjilje të krishtlindjeve në Kakavijë situata është krejtësisht e qetë ku kanë mbërritur 3200 udhëtarë, ose 90 për qind më pak se vitin e kaluar. Por ndryshe paraqitet situata në Morinë, pasi në doganë ka pasur fluks emigrantësh kosovarë që janë kthyer në vendlindje.
25 Dhjetor 2020, 13:01 -
Autobusi me 50 shqiptarë kthehet pas se 2 rezultuan pozitiv në testet e shpejta në Kakavijë, qytetarët: Mashtrime! Ato me letra greke kaluan, pse ato s'i zë COVID?
Një autobus me rreth 50 shqiptarë që po shkonin drejt Greqisë për punë, është kthyer pas gjatë ditës së sotme. Kjo sepse 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të shpejtë të kryer në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.
7 Dhjetor 2020, 11:31 -
Greqia ashpërson masat në Kakavijë! Personave që rezultojnë pozitiv me COVID në testet e shpejta nuk u lejohet kalimi
Qeveria greke ka shtrënguar masat antiCOVID në pikën kufitare të Kakavijës. Duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpejta (Rapid test) nuk do t'u lejohet hyrja në territorin helen.
6 Dhjetor 2020, 16:32 -
Ishte me COVID, por tentoi që të kalonte në Greqi! Gjobitet me 700 mijë lekë 65-vjeçari
Një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, burime zyrtare bëjnë me dije se ai është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.
27 Nëntor 2020, 14:01 -
Fenomeni i dhimbshëm/ 'Braktisi' të miturin në mes të Greqisë për të marrë azil, nën hetim babai nga Librazhdi
Një tjetër rast i braktisjes së të miturve nga ana e prindërve në vendet e BE-së për qëllim azilkërkimi është goditur nga policia, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.
27 Nëntor 2020, 10:43 -
Greva 24 orëshe e palës greke, hapet Kakavija! Rradhë e gjatë kamionësh në pritje për të kaluar (VIDEO)
Pas grevës 24 orëshe të doganierëve të palës greke në Kakavijë, e cila dje shkaktoi shkaktuar radhë të gjata të automjeteve të transportit të mallrave, në pjesën greke, edhe sot paraqitet e njëjta situatë.
25 Nëntor 2020, 09:29 -
Greva e palës greke në Kakavijë/ Krijohen rradhë të gjata makinash, kalojnë 120 këmbësorë drejt shtetit fqinj
Greva 24 orëshe e doganierëve të palës greke në Kakavijë, e nisur ditën e sotme ka shkaktuar radhë të gjata në pjesën greke të Kakavijes të automjeteve të transportit te mallrave.
24 Nëntor 2020, 12:32 -
Pala greke në grevë/ Sot Pika Kufitare e Kakavijës pjesërisht e mbyllur, këto janë kategoritë që lejohen të kalojnë
Nga sot për një afat 24 orë, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur, kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë, pasi kërkojnë rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.
24 Nëntor 2020, 07:41 -
Nesër Pika Kufitare e Kakavijës pjesërisht e mbyllur, pala greke në grevë! Kategoritë që do lejohen të kalojnë
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
23 Nëntor 2020, 13:12 -
Kakavijë/Dy persona dolën pozitiv me COVID-19 në kufi edhe pse ishin me test negativ me vete! Pala greke kthen 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal
60 punëtorë sezonalë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë, pasi dy prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus, edhe pse ata kishin me vete një test negativ të bërë në laboratorë të specializuar për të bërë testimin. Ata kanë dalë pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke, ku dje në mbrëmje u kthye një autobusë me 40 punëtorë sezonal dhe sot një tjetër autobusë me 20 punëtorë që ishin nisur drejt Selanikut.
22 Nëntor 2020, 12:37 -
Ministria e Jashtme: Shtyhet orari i kalimit në Kakavijë me një orë! Një javë karantinë për ata që kalojnë në Greqi nga kjo pikë, 5000 euro gjobë kush e thyen
Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen e orarit të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes njoftimi zyrtar, ata bëjnë me dije se orari do të jetë nga ora 07:00 - 23:00 në ndryshim nga sa ishte më parë, 06:00 - 22:00.
20 Nëntor 2020, 12:55 -
Taksisti me COVID tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në bord! Kapet në Kakavijë dhe gjobitet me 700 mijë lekë
Taksisti pozitiv me COVID, tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në bord! Kapet dhe gjobitet me 700 mijë lekë. Kjo nuk është hera e parë që në pikën e kalimit kufitar kapen persona me COVID, të cilët pavarësisht kësaj, nuk janë izoluar, por kanë lëvizur lirshëm duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
28 Shtator 2020, 10:14 -
Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator! Në Kapshticë kalojnë sërish 300 persona në ditë
Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më datë 30 shtator. Ndërkohë nga Kapshtica do të lejohen sërish 300 persona në 24 orë duke respektuar të gjitha rregullat sipas procedurave përkatëse.
15 Shtator 2020, 13:33