-
Ekonomi
Bizneset duhet të fiskalizojnë faturat deri më 31 gusht! Tatimet: Do lëshohen blloqe tatimore deri në 15 gusht
Të gjitha bizneset do të kenë mundësi që deri në fund të gushtit të lëshojnë fatura nëpërmjet kasave fiskale si dhe të përdorin blloqet tatimore. Drejtoria e Tatimeve thotë se bizneset që nuk kanë nisur fiskalizimin në 1 korrik, dhe vijojnë me sistemin e vjetër kanë afat deri në 31 gusht që të fiskalizojnë transaksionet e tyre.
14 Korrik 2021, 19:57 -
Ekonomi
Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot zgjidhim problemet me formularin për kasat e vjetra! Kemi zgjeruar tregun
Çregjistrimi i kasës fiskale kur ajo nuk përshtatet me fiskalizimin dhe blerja e softuerit të ri ka vënë në vështirësi bizneset. Shkak për këtë është bërë formulari i çregjistrimit në të cilin nuk parashikohet që biznesi mund të kalojë nga një kompani në tjetrën për arsye të një çmimi më të ulët apo shërbimi më të mirë. Drejtoreshe e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha në Report TV se ky problem do të zgjidhet brenda ditës së sotme.
9 Korrik 2021, 12:30 -
Ekonomi
S’ka ndryshim afatesh për zbatimin e fiskalizimit! Në 1 korrik nisi për transaksionet biznes-biznes, s’ka gjoba deri në 31 dhjetor
Ka nisur zyrtarisht faza e dytë e fiskalizimit prej 1 korrikut 2021, për transaksionet biznes-biznes. Tanimë të bizneset duhet të fiskalizojnë të gjitha faturat e tyre, dhe të lëshojnë fatura elektronike. Ndërkohë deri në 31 dhjetor të këtij viti nuk do të aplikohen gjoba.
2 Korrik 2021, 16:47 -
Ekonomi
S’ka më afat për qytetarët për dorëzimin e DIVA-s, kush s’dorëzoi deklaratën e të ardhurave do gjobitet! Deri më 29 qershor u dorëzuan 43.800 deklarata
Mbi 43 mijë qytetarë kanë dorëzuar deri më 29 qershor deklaratën e të ardhurave individuale që kishin fituar nga puna në 2020. Një detyrim ligjor që për herë të parë e kishin të gjithë personat që kishin bërë më shumë se një punë. Ndërkohë janë 15 mijë individë që rrezikojnë të gjobiten, pasi afati i dorëzimit përfundoi sot.
30 Qershor 2021, 17:03 -
Ekonomi
Të ardhurat kapërcejnë shifrat e parakrizës! Ministria e Financave: Janar-Maj u mblodhën 253 mln € më shumë se në 2020
Në 5 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore e doganore janë edhe më të larta se vitet parapandemisë. Ministria e Financave njofton se janë mbledhur mbi 253 milionë euro më shumë se në 2020 dhe ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave ka TVSH-ja.
18 Qershor 2021, 16:31 -
Ekonomi
Turizmi dhe informaliteti, Ibrahimaj për Report Tv: Shkojmë për kontrolle vetëm në bizneset me probleme! Ky vit do të jetë më i mirë se 2019-a
Administrata tatimore në nisje të sezonit turistik, po kryen një fushatë sensibilizimi për ndërgjegjësimin e bizneseve që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të deklarohen. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv që këtë vit nuk kemi të bëjmë me një aksion informaliteti me gjoba por me thirrje ndërgjegjësuese. Ibrahimaj ka listuar disa nga problemet kryesore që janë konstatuar.
16 Qershor 2021, 14:00 -
Ekonomi
Shenja rimëkëmbjeje, rriten me 31 mld lekë të ardhurat në 5 muajit e parë të 2021
Sipas treguesve fiskal, nga të ardhurat tatimore ku përfshihen TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për 5 mujorin 2021 u mblodhën 98.8 miliardë lekë, ose 12 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar.
15 Qershor 2021, 16:59 -
Ekonomi
Tatimpagues në Shëngjin nuk deklarojnë të ardhurat! Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj: Në maj 250 bizneset nuk kanë prerë asnjë kupon
Pavarësisht se Shëngjini kishte fundjavën e kaluar vizitorë të shumtë, pjesa më e madhe e bizneseve, rezultojnë se nuk kanë prerë asnjë kupon tatimor. Kjo shkelje ka vijuar përgjatë gjithë muajit maj, ndërsa bizneset kanë shmangie edhe deklarimet mbi numrin e punonjësve.
5 Qershor 2021, 08:21 -
Ekonomi
Fiskalizimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve sqaron: S'kemi të bëjmë me një taksë të re, por modernizim të mënyrës së faturimit
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar procesin e Fiskalizimit, ku thotë se nuk kemi të bëjmë me një taksë të re. Nëpërmjet një video, Ibrahimaj shprehet se Fiskalizimi është reforma e lëshimit të faturës elektronike dhe modernizimi i mënyrës së faturimit.
28 Maj 2021, 20:16 -
Ekonomi
Shqiptarët që kanë fituar të ardhura jashtë vendit gjatë 2020, afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar sërish shtetasit shqiptarë të cilët gjatë vitit 2020 kanë fituar të ardhura jashtë vendit që kanë afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor 2021.
24 Maj 2021, 11:50 -
Ekonomi
Buxheti humbi 41.6 mln € nga evazioni fiskal në 2020-n! Tatimet: Referuam 194 raste abuzimesh në prokurori, 5 raste mashtrimi me TVSH-në
41.6 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm nga evazioni fiskal në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Tatimeve edhe pse humbjet janë përgjysmuar krahasuar me 2019, përsëri po fshihen të ardhurat, po abuzohet me TVSH dhe nuk po paguhen taksat.
20 Maj 2021, 17:43 -
Ekonomi
Skema e naftës formalizon sektorin e bujqësisë, mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve
Skema e naftës, që ju bëri të mundur fermerëve të merrnin karburantin 56% më lirë se më parë, ka formalizuar edhe sektorin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve vetëm gjatë muajve të parë të vitit janë regjistruar mbi 16 mijë fermerë në sistem.
13 Maj 2021, 17:32 -
Ekonomi
Mbi 49 mijë fatura elektronike u lëshuan në 4 muaj! Në janar-prill 2021 fiskalizimi u zbatua nga 7611 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që prej datës 1 janar të këtij viti e deri në fund të prillit, 7611 biznese kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike. Sipas tatimeve brenda katër muajsh Janar-Prill 2021 janë lëshuar mbi 49 mijë fatura elektronike.
10 Maj 2021, 11:38 -
Ekonomi
Shtyhet afati për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për vitin 2020
Janë 88.590 persona të dypunësuar që duhet ta dorëzonin deklaratën deri në 30 prill. Tani afati shkon në 30 qershor 2021. Po ashtu falen dhe gjobat nëse deklarata dorëzohet dhe paguhet tatimi i rivlerësuar deri në këtë datë, 30 qershor
5 Maj 2021, 23:11 -
Ekonomi
88.590 të dypunësuar duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Sot afati i fundit! Rriten kostot pas rivlerësimit të tatimit
Të gjithë të dy-punësuarit sot duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit, pasi do ju rivlerësohet tatimi që kanë paguar për pagat e ndara
30 Prill 2021, 09:13 -
Ekonomi
E pësojnë individët që deklarojnë të ardhurat jashtë territorit, 'Tatimet: Do të shkëmbejmë informacionin me shtetet e tjera
Përmes një njoftimi të posaçëm Drejtoria e Tatimeve ka bërë me dije se të gjithë individët që janë subjekt i deklarimit vjetor të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), duhet të raportojnë me saktësi në këtë deklaratë edhe të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
8 Prill 2021, 09:43 -
Nga janari deri tani bizneset kanë lëshuar mbi 11 mijë fatura elektronike! Drejtoria e Tatimeve: 1400 subjekte kanë nisur fiskalizimin
Mbi 11 mijë fatura elektronike janë lëshuar nga 1 janari deri më tani. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, aktualisht janë 1400 bizneset që kanë lëshuar fatura elektronike për entet publike. Fiskalizimi ka nisur zbatimin momentalisht vetëm për bizneset që lëshojnë fatura për shtetin.
18 Shkurt 2021, 19:01 -
Nga 1 janari nisi implementimi i fiskalizimit nga 7600 biznese! Drejtoresha e tatimeve për Report TV: Gradualisht dalin nga tregu kasat fiskale
Nga 1 janari më shumë se 7 mijë biznese po lëshojnë për shtetin fatura elektronike. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj sqaron për Report TV se për ata biznese që nuk kanë blerë softuerin do të përdoret portali Self Care pa pagesë. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
4 Janar 2021, 16:40