-
Publikohet lista me emrat e punonjësve që përfitojnë pagën e luftës, por që s'ka aplikuar pronari! Ja formulari që duhet të plotësojë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, por që për ata nuk ka aplikuar pronari.
10 Qershor 2020, 18:44 -
Përfundon afati! Tatimet: Bizneset që nuk kanë aplikuar për pagën, gjobë 50 mijë lekë për çdo punonjës
Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj thotë për Report TV se bizneset nuk do të gjobiten menjëherë, por do të bëhet një analizë e thelluar fillimisht duke verifikuar të gjitha bizneset që nuk kanë aplikuar si dhe formularët e ardhura nga biznesi për mos-aplikimin.
5 Qershor 2020, 10:00 -
Paketa e dytë e ndihmës financiare, Denaj: Kush është refuzuar apo s'ka përfunduar duhet të plotësoj këtë formular
Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
2 Maj 2020, 22:03 -
Marrin ndihmën financiare rreth 70 mijë punonjës, aplikimet më të vogla nga turizmi
Rreth 70 mijë punonjës kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh deri më tani. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për paken e dytë kanë aplikuar 92 mijë punonjës, prej të cilëve janë miratuar aplikimet për mbi 80 mijë punonjës, janë refuzuar 560, dhe mbi 11 mijë janë në proces verifikimi.
29 Prill 2020, 15:54 -
Mbyllet afati i subjekteve për t'u ankuar për pagën e luftës! Refuzimet më të mëdha shkak se ka aplikuar biznesi i madh
Sot ka përfunduar afati që kanë pasur të gjithë subjektet dhe individët për të paraqitur ankesat e tyre në lidhje me faktin që nuk kanë përfituar pagën e luftës që është pjesë e paketës së parë.
29 Prill 2020, 15:22 -
Hyn në fuqi Akti normativ për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi fitimit për call center dhe turizmin. Biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim!
Biznesi i vogël duke qenë se është dëmtuar ndjeshëm nga përhapja e Covid-19, si dhe mbyllja e tij me vendim qeverie, nuk do të paguaj tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020 në masën e 5%.
27 Prill 2020, 19:47 -
Nëse nuk keni përfituar ndihmë financiare, ja dy mënyrat se si mund të ankimoni refuzimin e kërkesës
Të gjitha subjektet dhe individët të cilët nuk kanë përfituar nga paketa e ndihmës financiare e qeverisë, kanë mundësi që të bëjnë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
22 Prill 2020, 23:01 -
Tatimet thirrje bizneseve që nuk janë pjesë e paketës së 1: Mos aplikoni, nuk përfitoni! Aplikimet e paketës së 2 hapen së shpejti
Të gjithë bizneset përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë të qeverisë brenda pak ditësh do të mund të aplikojnë për marrjen e ndihmës prej 40 mijë lekë.
15 Prill 2020, 21:58 -
Tatimet: Ndihmë vetëm të punësuarit e regjistruar para krizës, nuk merren parasysh bizneset e hapura më 2020
Një numër punonjësish, të cilët nuk po punojnë pasi bizneset punëdhënëse janë pezulluar për shkak të koronavirusit, janë përjashtuar nga marrja e ndihmës ekonomike. Tatimet sqarojnë se kush nuk mund të përfitojë ndihmë dhe çfarë duhet të plotësojnë për ta marrë atë.
10 Prill 2020, 17:42 -
Miratohet ndihma financiare për bizneset e vogla! Refuzohen 18% e aplikimeve...deri tani janë paguar mbi 17 mijë punonjës
Drejtoria e Tatimeve deri më sot ka miratuar ndihmën ekonomike në masën 26 mijë lekë në muaj për punonjësit e 12.600 bizneseve të vogla, me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë, të cilat janë detyruar të mbyllen si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërsa janë skualifikuar 18% e aplikimeve të bizneseve.
9 Prill 2020, 11:53 -
Paga e luftës/ Tatimet: Mbi 10 mijë punonjës nga biznesi i vogël e morën, vijojnë aplikimet
Që nga hapja e aplikimeve më 1 prill për të përfituar pagën e luftës për të gjithë ata biznese dhe të vetëpunësuar, kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese dhe 61 mijë e 120 punonjës e të vetëpunësuar. Ndërkohë është miratuar ndihma financiare për mbi 6 mijë biznese dhe për mbi 10 mijë punonjës.
6 Prill 2020, 15:35 -
Drejtoresha e Tatimeve për Report TV: Koronavirusi uli të ardhurat e shtetit deri 30%! Ende asnjë masë mbështetje për biznesin e madh
Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha në Report TV se situata e krijuar nga koronavirusi po ndjehet në ekonominë shqiptare. Ajo tha se aktualisht janë ulur të ardhurat mujore të shtetit nga 20 deri 30%, ndërsa nuk është menduar ndonjë masa mbrojtëse për biznesin e madh. Delina Ibrahimaj: Kush punon në të zezë nuk përfiton nga ndihmat sociale dhe financiare që jep qeveria. Abuzimet më të mëdha me çmimet nga shumica
29 Mars 2020, 15:54