-
Ulje me 5 lekë, nga sot nafta shitet me 240 lekë! Caktohet për herë të parë çmimi i naftës për peshkimin, do shitet me 158 lekë
Duke filluar nga dita e sotme çmimi i naftës do të shitet 5 lekë me pak, pra jo më shumë se 240 lekë/ litri, ndërsa benzina do të sitet me 203 lekë/ litri, duke u ulur me 1 lekë. Ndërsa gazi për automjetet do të shitet me pakicë 78 lekë/ litri. Për herë të parë është caktuar edhe çmimi i shitjes së naftës për peshkimin, ku me pakicë do të shitet me 158 lekë litri.
12 Tetor 2022, 17:17 -
Rritje rekord të çmimit të naftës! Shtohet me 22 lekë/litër, shitet me 245 lekë! Rritet edhe benzina, gazi nuk ndryshon! Vendimi pasi OPEC-u uli prodhimin e naftës
Një rritje prej 22 lekësh për litër për naftën nuk kishte ndodhur në asnjë prej vendimeve të Bordit të Transparencës. Nga sot nafta do të shitet me 245 lekë për litër nga 223 lekë për litër që ishte. Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.
7 Tetor 2022, 15:29 -
Ekonomi
Nuk ndalet dollari, arrin në 121 lekë, ndërkohë që nafta në bursë po shitet më ulët se para luftës në Ukrainë
Dollari nuk ndal fuqizimin e tij përballë lekut shqiptar. Sot në tregun valutor dollari po blihet nga qytetarët dhe bizneset me 121 lekë, duke arritur në vlerën e vitit 2017.
27 Shtator 2022, 15:04 -
Ekonomi
Bie çmimi i naftës bruto në bursë, po tregtohen 85 $/fuçia! Forcimi i dollarit nuk lejon uljen e çmimit të karburantit në vend
Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollar më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollar fuçia.
26 Shtator 2022, 08:18 -
Agalliu: Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, PD kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës
Deputeti i PD-së Arbi Agalliu akuzoi qeverinë për çmimet e larta të karburanteve, duke thënë se prej muajsh Shqipëria renditet në 10 vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, dhe ka çmimin më të lartë në rajon.
7 Shtator 2022, 11:52 -
Çmimi i naftës, Meta: Në bursë ka rënë, në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë për konsumatorët! Bordi i Transparencës po rrjep shqiptarët
Bordi i Transparencës për caktimin e çmimit të naftës po bën një rrjepje të pamëshirshme ndaj qytetarëve shqiptar. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndal tek çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare, ku tha se është më i i ulët se në nivelet e para luftës në Ukrainë. Meta tha se vetëm në Shqipëri nuk po merren masa për konsumatorët, por merren në funksion të kryeoligarkut.
17 Gusht 2022, 12:12 -
Nafta bie në bursë, në Shqipëri nuk lëviz, deputeti Sula: Sot një litër duhet të shitej 14 lekë më pak
Prej gati një javë tashmë në çdo pikë karburanti në Shqipëri çmimi i naftës është me 221 lekë për një litër, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës, por në fakt gjithë këto ditë ka pasur një rënie konstante në tregjet ndërkombëtare.
17 Gusht 2022, 11:33 -
Bota
Çmimi i naftës në tregjet globale ulet ndjeshëm, arrin në shifrat e para luftës në Ukrainë! Në Shqipëri ende nuk ka reflektim
Çmimet globale të naftës kanë pësuar rënie shumë të madhe, duke arritur nivelet që kanë pasur para luftës në Ukrainë. Kjo sipas analistëve ka ndodhur edhe për shkak të shqetësimeve për rritjen e dobët të ekonomisë së Kinës, që ka ardhur si rrjedhojë e izolimeve të vazhdueshme nga përhapja e COVID dhe rënies së aktivitetit ekonomik në sektorin e pasurive të paluajtshme.
16 Gusht 2022, 21:46 -
Aldo Bumçi nga Rithemelimi akuza qeverisë: Të tërhiqet Bordi i Transparencës, po varfëroni shqiptarët
Aldo Bumçi nga Rithemelimi i PD-së ka reaguar në lidhje me uljen e çmimit të naftës me 2 lekë një ditë më parë ngë Bordi i Transparencës. Në një njoftim për mediat Bumçi thotë se Bordi është bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve. Bumçi risjellë në vëmendje çmimin e naftës në bursën ndërkombëtare, ku sipas tij ka shkuar në 95 dollarë për fuçi
16 Korrik 2022, 11:27 -
Ndryshon sërish çmimi i naftës, ulet me 2 lekë, nga sot do të shitet me 238 lekë! Bie edhe çmimi i benzinës, do të shitet me 218 lekë! Gazi nuk ndryshon
Pa kaluar ende 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin për naftën dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Nga sot nafta do të shitet me 238 lekë për litër, 2 lekë më pak se një ditë më parë, ku çmimi ishte 240 lekë. Ndërsa benzina do të shitet 3 lekë më pak për litër, 218 lekë nga 221 që shitej vetëm 24 orë më parë. Çmimi i gazit vijon të mbetet 81 lekë për litër
15 Korrik 2022, 15:40 -
Sot nafta bie në bursë, por Bordi ‘harron’ të mblidhet
Bordi i Transparencës bëri 3 mbledhje të njëpasnjëshme në javën e parë të korrikut, por prej mbledhjes së fundit, më 8 korrik, Bordi nuk është mbledhur më prej 6 ditësh, ndërkohë që në bursë këtë të enjte çmimi i naftës për fuçi ka pësuar rënie të ndjeshme ne 97.23 dollarë për fuçi.
14 Korrik 2022, 14:42 -
Rritet me 5 lekë çmimi i naftës, nga sot do të shitet 240 lekë! Benzina shtrenjtohet me 6 lekë, do të shitet me 233 lekë! Gazi nuk ndryshon
Çmimi i naftës nga sot do të shitet me 240 lekë, duke u rritur më 5 lekë nga 235 që ishte vendosur vetëm një ditë më parë. Edhe çmimi i gazit është rritur me 6 lekë dhe nga sot do të shitet me 233 lekë, nga 227 që ishte caktuar dje
8 Korrik 2022, 15:41 -
Si gënjen Shoqata e Hidrokarbureve duke u fshehur pas Bordit të Transparencës
Shoqata e Hidrokarbureve në vend ka çuditur jo pak sot me një deklaratë, dhënë për revistën ‘Monitor’. Grupimi në fjalë, që ka në përbërje shumicën e firmave që tregtojnë lëndët djegëse në treg, është ankuar se çmimet do të ishin më të ulëta nëse nuk do të ndërhynte Bordi i Transparencës.
6 Korrik 2022, 19:34 -
Fermerët në Vaun e Dejës në protestë për naftën pa akcizë, deputeti Hila: Përfitojnë nga 3 mijë litra naftë persona që nuk kanë asnjë pëllëmbë tokë të punueshme
Një grup fermerësh në Vaun e Dejës protestuan kundër Ministrisë së Bujqësisë, me pretendimin se nuk kanë përfituar naftë pa akcizë për shkak të bindjeve politike.
15 Qershor 2022, 11:09 -
Çmimi i naftës arriti në shifër rekord, deputetja Jorida Tabaku: Janë rritur produktet bazike nga 20-100 lekë/kg! Qeveria të hedhë sytë tek qytetarët dhe biznesi
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës duke thënë se ka sjellë edhe rritjen e perimeve. Në një video të publikuar në rrjete sociale thotë se i blejmë perimet më shtrenjtë dhe rrogat vijojnë të jenë qesharake.
14 Qershor 2022, 11:25 -
Braçe- Bordit: Nafta ka shkuar 112-113 $ për fuçi tani, jo për gjë po meqë po e shisni 248 lekë/litrin! I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?
Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një mesazh të drejtpërdrejtë për Bordin e Transparencës, i cili vendos çmimet me sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi.
2 Qershor 2022, 11:56 -
Çmimi i naftës shkon 248 lekë, reagon deputeti i PD-së: Kjo është qeveria që s’duam, të reagojmë me revolta popullore
Çmimi i naftës është shtrenjtuar sërish, duke shkuar në 248 lekë litri. Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili thotë se kjo është një shifër historike dhe se as në krizën e botërore të naftës në vitin 2008, çmimi nuk është rritur e ishte 40% më i ulët. Mziu shkruan se kjo nuk është qeveria që duam dhe se duhet të reagojmë me revolta qytetare, çdo qytetar shqiptar.
2 Qershor 2022, 09:12 -
Rritja e çmimit të naftës, eksperti Gjokutaj: Qeveria të gjejë burime të tjera furnizimi dhe të dalë me një paketë për qytetarët! Bordi po fuqizon vetëm disa kompani
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, i ftuar në emision ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se Shqipëria duhet të bëjë një lehtësim nga rritja drastike e naftës, kryesisht në transport dhe të qe dalë me një paketë të dytë për qytetarët. Për ekspertin e ekonomisë qeveria duhet të angazhohet me burime të tjera për të zbutur sa më pak koston për konsumatorët e më pas për bizneset
31 Maj 2022, 12:32