-
Votimi i propozimit francez, Von der Leyen: Hap i madh drejt integrimit! Scholz: Ju duam anëtare të unionit! Blinken: BE me Ballkanin Perëndimor do jetë më i fortë
Pas miratimit me 68 vota pro të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriu që i hap rrugë çeljes së negociatave, krerët më të lartë të politikës në Bashkimin Europian kanë përshëndetur vendimin e parlamentit të Shkupit
16 Korrik 2022, 14:25 -
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton me 68 vota 'propozimin francez'! Të martën konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.
16 Korrik 2022, 12:48 -
Asnjë vendim për 'propozimi francez'! Nesër mblidhet sërish Kuvendi i Maqedonisë së Veriut! Von der Leyen: Nëse e miratoni, negociatat mbahen javën e ardhshme
Seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar pa vendim për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mbajti një fjalim tha se miratimi i dokumentit do të sillte çeljen e negociatave javën e ardhshme edhe me Shqipërinë.
14 Korrik 2022, 11:51 -
I dërguari i Parlamentit Gjerman për Ballkanin: Vetoja bullgare, egoiste! Mbështes integrimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vote dhe vetoje. Në një konferencë për shtyp i dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetovic tha se duhet t’i japim një shans propozimit francez. Anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote e kërkoi edhe kryeministri Edi Rama.
14 Korrik 2022, 09:20 -
Integrimi në BE/ Gjeta në Report Tv: Të diskutohet ndarja nga Maqedonia e Veriut! Dyshoj se Shqipëria do përballojë procesin e negociatave
Politologu Altin Gjeta foli në Report Tv në emisionin "Studio Live" nga gazetari Arbër Hitaj për celjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani procesi ka qenë peng i vetos bullgare për RMV, ndaj Gjeta thekson se vlen për tu diskutuar që Shqipëria të vijojë rrugën e vetme drejt integrimit europian.
11 Korrik 2022, 19:40 -
Konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Balla: Mbahet më 19-20 korrik
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë. Balla mbajti një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë - Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, sëbashku me Kr
11 Korrik 2022, 14:16 -
Olaf Scholz, letër Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez! Negociatat duhet të hapen
Kancelari gjerman Olaf Scholz, përmes një letre të dërguar për autoritetet ndaj Maqedonisë së Veriut, i ka bërë thirrje që të pranojnë propozimin francez dhe me këtë të hapen zyrtarisht negociatat me BE-në. Kjo sipas tij, do të ishte hap i rëndësishëm që do ta afrojë Maqedoninw deri te anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
11 Korrik 2022, 10:49 -
Zef Mazi: Pas zgjidhjes së vetos bullgare, BE ka kohë deri më 18 korrik të vendosë për integrimin e Shqipërisë
BuIlgaria e hoqi veton para një jave, por vendosi disa kërkesa në formën e kushteve që duhen plotësuar nga Maqedonia e Veriut. Propozimi francez duket se ka ofruar formulime të tilla që pala maqedonase po i analizon e konsulton. Shpresohet se do të konsiderohet se propozimi zgjidh merakun si të Maqedonisë të Veriut ashtu edhe të Bullgarisë.
9 Korrik 2022, 22:03 -
SHBA-BE: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, çelësi i stabilitetit në Evropë! Të pranohet propozimi francez, të hapen negociatat
Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Kjo është thirrja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Bliken, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE, Joseph Borrel, në një deklaratë të përbashkët, të publikuar sot.
9 Korrik 2022, 14:52 -
Veliaj pret deputetët dhe senatorët italianë: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
8 Korrik 2022, 11:54 -
Skënder Minxhozi: Çifti i çuditshëm shqiptaro-maqedonas! Na duan bashkë që të na lenë jashtë?!
Edi Ramës nuk i doli inati me Brukselin as në ditën e ditëlindjes. Në 4 korrik, teksa merrte urimet në telefonin e tij, kryeministri shqiptar shkruante nga Holanda në lidhje me zhbllokimin e negociatave të integrimit me BE, se “ky është një turp, një turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit. Një vend që merr peng dy vende, për shkak të disa çështjeve që nuk i vë në diskutim, por në Ballkan nëse hyn aty është çmenduri”.
6 Korrik 2022, 17:35 -
Charles Michel pozitiv për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në BE teksa Shkupi ende nuk ka konfirmuar propozimin e Macron
President i Këshillit Evropian, Charles Michel me anë të një postimi ne Twitter është shprehur pozitiv sa i përket procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE
5 Korrik 2022, 15:58 -
Dërgoi gazetarin për 'riedukim', Rama nga Amsterdami: Jam luftëtar, s'mund të hesht kur dëgjoj deklarata idiote! Pse unë s’duhet të kem lirinë time
Në Shqipëri abuzohet në emër të fjalës së lirë. Këtë deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “De Baile” në Hollandë. Kryeministri foli edhe për integrimin në BE. Sipas Ramës, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë BE, qoftë edhe pa të drejtë vote. Rama paralajmëroi intensifikim të bashkëpunimit me kompanitë hollandeze.
3 Korrik 2022, 20:59 -
Negociatat/ Krashi për Report Tv: Në pak muaj mbyllen disa kapituj! Bumçi: Vendimi politik, nuk e merituam! Gjipali: Anëtarësimi mund të zgjasë me vite
Politikanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e analizojnë në mënyra të ndryshme ecurinë Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Për deputetin socialist Lavdrim Krashi vendin tonë i duhen edhe disa muaj për të mbyllur disa nga kapitujt që nevojiten për anëtarësimin në BE”. Por përfaqësuesi i lëvizjes evropiane Gledis Gjipali tha se anëtarësimi i plotë mund të zgjasë edhe me vite, e çdo gjë sipas tij varet nga Shqipëria.
3 Korrik 2022, 17:22 -
Von Der Leyen telefonon Kryeministrin e Maqedonisë: Janë afër arritjes së marrëveshjes me Bullgarinë! BE është gati të caktojë datën e negociatave
Presidentja e Komisionit Evropian Von Der Leyen ka telefonuar sot Kryemininistrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski. Ajo thotë se Maqedonia e Veriut është në prag të një marrëveshje me Bullgarinë.
1 Korrik 2022, 13:38 -
Negociatat, Rama: Macron meriton mirënjohje, Maqedonia të pranojë propozimin! Samiti i NATO-s? Do të kemi bazë ushtarake në Durrës, vlerë strategjike
"Presidenti francez Emmanuele Macron meriton mirënjohje të posacme e falenderim se ka ndjekur 48 orë pa pushim, pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe, këtë proces". Ky ishte komenti i kryeministrit Edi Rama pasi propozimi francez bëri të mundur që parlamenti bullgar t'i heqë veton Maqedonisë së Veriut.
1 Korrik 2022, 13:13 -
DW: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit! ‘Prapaskenat’ pas propozimit francez
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar arritjen e propozimit francez për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk jep detaje për përmbajtjen. Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid. Sipas tij gjatë takimit të NATO-s u bënë përparime drejt gjetjes së një zgjidhjeje mes dy vendeve.
1 Korrik 2022, 09:33 -
Javën e ardhshme pritet Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE! Propozimi i Macron në Shkup, Rama thirrje qeverisë maqedonase: Pranojeni
Javën tjetër pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-Be. Lajmi u dha nga kreut i grupit të PS-së, Taulant Balla. Ndërkohë, në Shkup ka mbërritur propozimi francez për zgjidhjen e nçërçit Bullgari Maqedoni e Veriut. Rama thirrje Shkupit që ta pranojë marrëveshjen që i hap rrugë dhe integrimit të Shqipërisë.
30 Qershor 2022, 12:18 -
'Sherri' i Ramës me BE-në, zv. ministrja e Brendshme në '5 pyetjet': Nuk ka konflikt me Bullgarinë! Duhet të na jepnin një 'dritë jeshile'
'Revolta' e Kryeministrit Rama në samitin e BE-së ku 'dyert' e organizatës edhe kësaj radhe nuk arritën të hapeshin, kanë qenë tematika e mbrëmjes së sotme në '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv
27 Qershor 2022, 22:22