-
‘Shqipëria, vendi me njerëzit më të sjellshëm’/ Njihuni me çiftin e turistëve që synojnë rekord për udhëtimet në vendet e UNESCO! (VIDEO)
Jana dhe Mathias janë çifti që po zbulon vendet e pashkelura prej tyre më parë, por me një fokus të caktuar, të njohin e vizitojnë vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pak kohë më parë në kuadër të këtij projekti që kanë ndërmarr ata vizituan dhe Shqipërinë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” çifti tregoi përshtypjet e tyre për Shqipërinë, ushqimin, çmimet dhe mikëpritjen e vendasve:
2 Mars 2021, 10:50 -
'Turistët më shumë të rinj', Rama në Dardhë: Pandemia ndihmoi shumë njerëz të njohin Shqipërinë! Analistët dinin vetëm të merrnin avionin
Kryeministri Edi Rama vijon turin e vizitave në Korçë, ku ditën e sotme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë. Gjatë bashkëbisedimit me familjen Tasho, Rama tha se pandemia ndihmoi njerëzit që të njohin Shqipërinë. Këtu ka ironizuar edhe analistë e opinionistë për të cilët tha se ishin mësuar të merrnin avionin e të largoheshin por këtë vit ka ndodhur e kundërta pasi kanë vizituar bukuritë shqiptare dhe janë mahnitur
30 Janar 2021, 13:53 -
Fotolajm/ Dëbora shtrohet në Parkun Kombëtar të Drilonit, destinacion i preferuar për turistët
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë ku në disa qytete ka sjellë dhe reshje dëbore. ‘Qilimi i bardhë’ është shtruar dhe në Parkun Kombëtar të Drilonit në Pogradec e cila është një nga mrekullitë natyrore në vendin tonë.
17 Janar 2021, 18:26 -
Turizmi malor! Voskopoja zgjedhja e parë, qindra vizitorë për fundjavë në juglindje (VIDEO)
Bujtinat dhe hotelet janë të tejmbushura këtë fundjavë në fshatin turistik në Voskopojës në juglindje të vendit. Fëmijë dhe të rritur i gëzohen magjisë që të falin flokët e bardhë të borës.
17 Janar 2021, 08:58 -
Krishtlindje në fshatin turistik! Boga veshur me petkun e bardhë, por e vetmuar! Pandemia largoi turistët
Rreth 40 minuta nga Shkodra ndodhet Boga, që të mrekullon me pamjen e saj. Kjo krishtlindje e gjen Bogën të veshur me petkun e bardhë. Për shkak të pandemisë situata nuk është favorizuese, pasi mungojnë turistët. Report Tv ju sjell magjinë e këtij fshati
27 Dhjetor 2020, 20:26 -
Festat e nëntorit, Korça mbushet me pushues, bujtinat dhe hotelet plot! Vizitorët sfidojnë pandeminë: Respektojmë rregullat
Festat e nëntorit e kanë gjetur Korçën plot me turistë e vizitorë nga vendi por edhe rajoni. Sipas Bashkisë së këtij qyteti, të gjitha hotelet dhe bujtinat janë pothuajse plot, teksa aktivitetet për festën e çlirimit të vendit janë të kufizuara për shkak të pandemisë COVID-19.
29 Nëntor 2020, 14:00 -
Pushime vjeshte në Drilon të Pogradecit, qytetarët: Na pëlqen qetësia, peisazhi i natyrës (VIDEO)
Ngjyrat e vjeshtës, peisaizhet dhe gjelbërimi janë ato që së bashku i japin Drilonit kornizën më të bukur të natyrës ne stinën e vjeshtës. I dalluar për atraksionin dhe qetësinë e ujërave të liqenit, ai është kthyer në një destinacion kryesor për viztorët vendas por edhe të huaj.
1 Nëntor 2020, 22:31 -
Plazh në tetor/ Turistët nga Ukraina e Bjellorusia zgjedhin Vlorën: Na pëlqen, nuk kemi ftohtë
Edhe pse temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe vendasit i janë larguar bregdetit, nuk ndodh kështu me turistët e huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia të cilët po pushojnë në plazhin e Vlorës. Je të ndjekim se çfarë thonë ata për frekuentimin e plazhit në Tetor.
5 Tetor 2020, 16:52 -
Pandemia godet në qytetin e gurtë! Për 3 muaj, kalanë Gjirokastër e vizituan 850 turistë nga 90 mijë vitin e kaluar
Shumë bujtina e hotele në Gjirokastër janë mbyllur për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e covid-19. Numri i vizitorëve është i papërfillshëm, ku për tre muaj në kala kanë qenë 850 persona. Ndërsa një vit më parë qyteti i gurtë numëronte 90 mijë turistë, kryesisht të huaj.
19 Korrik 2020, 20:53 -
Mungojnë investimet në plazhin e Vilbashtovës, pushuesit: Ka ndotje dhe rruga është copë-copë!
Dikur një nga plazhet më të frekuentuara, sot Vilbashtova ka një numër shumë të ulët pushuesish. Shkak është bërë mungesa e një rruge, por edhe shërbimet e tjera. Pushuesit e pakët kërkojnë ndërhyrje.
12 Korrik 2020, 18:28 -
COVID-19 ul numrin e vizitorëve në Berat, tregtarët: Shumë pak turistë këtë sezon, puna ka rënë
Situata e Covid19 ka ndikuar në turizmin e qytetit të Beratit. Numri i turistëve të huaj dhe vendas është reduktuar çka ndikuar edhe në uljen e xhiros për shitësit ambulant. Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo shprehet se pavarësisht situatës së krijuar nga Covid19 turizmi i qytetit këtë vit do të jetë i përqendruar tek natyra.
12 Korrik 2020, 17:30 -
Butrinti 'nuk braktiset', turistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Polonia
Është koha e vështirë për turizmin, por parku arkeologjik i Butrintit nuk është braktisur. Pavarësisht se fluksi i vizitorëve nuk mund të krahasohet me vitin e kaluar, Butrinti mbetet një ndër pikat turistike më të preferuara për t'u vizituar edhe në kohë pandemie.
10 Korrik 2020, 15:53 -
Çdo parapagim i bërë për rezervimet e udhëtimeve do të rimbursohet brenda një viti nëse paketa e prenotuar nuk realizohet
Keni bërë një rezervim për udhëtim para ose gjatë pandemisë, dhe keni parapaguar, nëse udhëtimi nuk do të kryhet ju do të merrni pas rimbursimin, nëpërmjet një kuponi të njohur në turizëm si 'voucher', që është një kupon dhe ka të njëjtën vlerë sa parapagimi i bërë.
15 Qershor 2020, 22:42