-
Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
Kryeministri ukrainas Denis Shmihal paralajmëron rrezikun e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Në një intervistë për BBC, thotë se pa 61 miliardë USD që Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan do të votojë të Shtunën me qellim rikthimin e Ushtrisë së Ukrainës, vendi do të bjerë.
18 Prill 2024, 17:42 -
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve potenciale, përfshirë edhe ndaj ndërtesave të ushtrisë amerikane, me qëllim që të sabotohet ndihma për Ukrainën, thanë prokurorët më 18 prill.
18 Prill 2024, 15:06 -
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
Në samitin e BE-së të zhvilluar në Bruksel u diskutua edhe çështja e Ukrainës dhe nevojës së saj për t’u furnizuar me armë ushtarake. Presidenti i Këshillit të Europës deklaroi në përfundim të samitit se Zelensky i ka kërkuar të bind SHBA për ndihma.
18 Prill 2024, 08:44 -
FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë
Mbi 50 mijë anëtarë të personelit ushtarak të Rusisë – është dokumentiuar – kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, që nga fillimi i saj më shumë se dy vite më parë.
17 Prill 2024, 20:08 -
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
Kina po mbështet agresionin rus në Ukrainë duke ndihmuar Moskën në përforcimin më të madh ushtarak që nga epoka sovjetike, duke ofruar teknologji për dronët dhe raketat, imazhe satelitore dhe pjesë për makineritë, thanë të premten zyrtarë të lartë amerikanë
15 Prill 2024, 20:52 -
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
Lufta e Rusisë kundër energjisë së Ukrainës vijon e pandërprerë, për të paralizuar prodhimin industrial dhe ushtarak dhe për të dobësuar forcën e armikut. Sulmet e fundit kanë lënë qindra banesa në errësirë dhe me probleme të furnizimit me ujë në disa rajone, nga Kherson në Kharkiv.
13 Prill 2024, 08:41 -
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armë të tjera për luftën e saj kundër Ukrainës, thuhet në një vlerësim të bërë nga Shtetet e Bashkuara.
12 Prill 2024, 22:06 -
Hakerët rusë përdorën qasjen në Microsoft për të vjedhur emailet e qeverisë amerikane
Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës, CISA, tha se hakerë të mbështetur nga qeveria ruse shfrytëzuan qasjen e tyre tek sistemi i emaileve të programit Microsoft për të vjedhur letërkëmbimet midis zyrtarëve dhe gjigandit të teknologjisë.
12 Prill 2024, 07:49 -
VIDEOLAJM/ Rusia bombardon 5 orë pa ndalim Kievin, banorët strehohen nëpër metro
Rusia ka përdorur dhjetëra raketa dhe dronë për të shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës në pesë rajone.Në Kiev, banorët nxituan në stacionet e metrosë për të kërkuar strehim ndërsa sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin.
11 Prill 2024, 22:22 -
Arratisja e madhe: Si e ndihmoi banda kriminale e Ballkanit biznesmenin rus të ikte nga arresti shtëpiak në Itali
Një biznesmen rus, i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake, të përdorura në pushtimin e Ukrainës, pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kur arriti të ikte nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë, përmes një plani të suksesshëm arratisjeje. Ja se si ndodhi e gjitha
11 Prill 2024, 22:11 -
Zelenskyy thirrje për armatime pas sulmit të gjerë nga Rusia
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje të enjten për ndihma konkrete ushtarake, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore, dhe jo vetëm mbështetje me fjalë për vendin e tij. Thirrja e tij pason një sulm n&
11 Prill 2024, 22:11 -
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Pas Kievit, Putini nuk do të ndalet, ashtu si Hitleri
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka krahasuar Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin."Putini nuk do të ndalojë kur të përfundojë lufta në Ukrainë - tha ai, duke folur në prezantimin e një
11 Prill 2024, 19:07 -
Shërbimi Federal rus i sigurisë pretendon se forcat speciale britanike po operojnë në Ukrainë
Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi se Shërbimi Special i Anijeve të Britanisë po operon në Ukrainë dhe po ndihmon forcat ukrainase që të kryejnë operacione në tentativë kundër forcave ruse.
11 Prill 2024, 18:35 -
Navalnaya: Alexei shkroi një autobiografi para se të ndërronte jetë, do të publikohet më 22 tetor
E veja e Alexei Navalnyt ka njoftuar në mediat sociale se së shpejti do të publikohet autobiografia e bashkëshortit të saj të ndjerë. Yulia Navalnaya thotë se Alexei para se të ndërronte jetë në burgun siberian, la t&am
11 Prill 2024, 15:59 -
Ukrainë/ shkatërrohet termocentrali pranë kryeqytetit
Termocentrali Trypilska , në rrethin e Kievit, u shkatërrua plotësisht nga sulmet ruse. Këtë e deklaroi Interfax Ukraine, duke cituar një zyrtar të lartë të Termocentralit, rapoton Sky News.Para shkatërrimit të këtij termocentrali, sulmi në rajonin verilindor të Kharkivit ka lënë 200,000 njer&eu
11 Prill 2024, 12:41 -
Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv ajror nga Kharkivi në Kiev, u lëshuan 80 raketa e dronë për 5 orë
Forcat ruse kryen një sulm ajror masiv në të gjithë Ukrainën mbrëmjen e të mërkurës. Kiev Independent thekson se dëme në infrastrukturë janë raportuar veçanërisht në rajonet Kharkiv dhe Kiev.
11 Prill 2024, 09:45 -
Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë këtë vit
Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një raport të përditësuar të inteligjencës.
10 Prill 2024, 13:45 -
Kremlini paralajmëron më të keqen pas përkeqësimit të vërshimeve në Rusi
Kremlini ka paralajmëruar për rritje të mëtejme të niveleve të ujit në disa rajone të shtetit, teksa dhjetëra mijëra rusë – dhe banorë të Kazakistanit fqinj – janë duke tentuar të shmangin ato që mund të jenë vërshimet më të këqija në dekada, për shkak se temperaturat e larta janë duke shkrirë borën më shpejt sesa zakonisht.
9 Prill 2024, 20:20