-
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Erion Braçe: Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati një aset kombëtar jetik
Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë prej ditësh për situatën e krijuar në rafineritë e naftës. Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie. Për këtë situatë të krijuar ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe.
4 Dhjetor 2021, 10:12 -
Politikë
Debati mbi 'Prefektin', publikohet dokumenti i firmosur nga vetë Qazim Mulleti: 3 ekzekutimet me vdekje u kryen! Braçe: Fashizmi nuk është opinion, është krim
Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti” debatet mbi figurën e Qazim Mulletit kanë qenë shumë të forta nga personazhe të ndryshëm publikë në vend. Së fundmi është publikuar një dokument i firmosur nga vetë ish-Prefekti dhe kryebashkiaku i Tiranës në periudhën e pushtimit fashist, Qazim Mulleti.
3 Dhjetor 2021, 10:11 -
Politikë
Repolitix/ Braçe kritika Ramës: S'mjafton t'i takosh fermerët 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre! Qeveria të ndërhyjë për të mos rritur gazin siç bëri me energjinë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritu edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale. Në një intervistë për emisionin "Repolitix' në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin bujqve dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre. Kritika të ashpra Erion Braçe pati edhe për masat antiCOVID duke thënë se vaksina duhet të bëhet me detyrim.
2 Dhjetor 2021, 21:17 -
Politikë
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
Kuvendi është shoqëruar me debate të shumta lidhur me diskutimet e ligjit për "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar", që në fund u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës me 106 vota pro. Basha tha se përmes ndërtimeve në 3 vite janë pastruar 1.6 miliardë euro, ndërsa në përgjigje, ministrja e Ekonomisë tha se në perceptimin e saj kullat dhe ndërtimet janë zhvillim, dhe jo pastrim parash.
2 Dhjetor 2021, 12:55 -
Politikë
Rikthimi i 'Prefektit'/ Braçe: Qazim Mulleti, fashist! Kur politika vendos si duhet të jetë komedia është rikthim në fashizëm e hoxhizëm
Braçe shprehet se Prefekti Qazim Mulleti ka qenë i komanduar në atë post nga Fashistët e Nazistët dhe është bashkëpunëtor i tyre. Deputeti thekson se fashizmi është krim, nuk është as opinion, as komedi dhe as teatër ndërsa liria e njerëzve për të parë botën si duan, e bërë komedi, parodi, art në përgjithësi, është kushtetuese.
2 Dhjetor 2021, 11:16 - Politikë
-
Ekonomi
Shqipëria drejt tatimit të të ardhurave nga kapitalet? PS rrëzoi propozimin e Braçes, ekspertët: Do rriste buxhetin
Qeveria pritet që vitin e ardhshëm të taksojë edhe të ardhurat që qytetarët apo bizneset mbledhin nga kapitalet e tyre. Ekspertët thonë se nëse arrihet në këtë vendim, taksimi duhet bërë progresiv në varësi të të ardhurave nga kapitalet, dhe se do të ndikonte pozitivisht në buxhet. Propozimi që nuk mori dot votat e socialistëve, u bë në Kuvend nga ish-zv. kryeministri Erion Braçe.
29 Nëntor 2021, 12:36 -
Opinion
Braçe: Cili propozim i imi në Kuvend nuk ishte i majtë apo shkeli parimet e PS? Unë s'i le njerëzit në baltë
Nuk rriten tatimet e taksat mbi imputet bujqësorë kur çmimet e tyre për të 8 muaj rresht janë në rritje-qëndrimi im për Tvsh 10% për imputet bujqësore. Nuk mundet që furnizimi me naftë për jahtet të jetë i favorizuar me një barrë fiskale më të ulët se sa çdo furnizim tjetër. Unë nuk i le njerëzit në baltë!
26 Nëntor 2021, 14:42 - Politikë
-
Ekonomi
Braçe kundër paketës së re fiskale: S’do jepja kurrë votën pro! Sot dorëzova 4 propozime për ta ndryshuar
Erion Braçe, një ndër zërat më kritik tashmë brenda qeverisë ka bërë me dije se sot ka depozituar disa propozime sa i përket paketës fiskale për 2022, për të cilin thekson se nuk do të votojë “pro” në parlament.
23 Nëntor 2021, 19:13 -
Ekonomi
Taksa/ Ministrja: Dyshojmë se fabrikat përdorin edhe qumështin pluhur si qumësht natyral! Opozita: Po i përjashtoni nga taksimi! Shalsi: Hetoni vajin e palmës
Përjashtimi i fabrikave që deklarojnë në etiketën e tyre që përdorin qumështin pluhur në produktet që prodhojnë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, se kush do e paguaj këtë taksë porsa kohë përjashtohen fabrikat.
22 Nëntor 2021, 16:13 -
Ekonomi
Braçe: Taksoni ndërtesat në zonat rezidenciale dhe në bregdet! Ibrahimaj: Do jenë pjesë e ligjit të ri për taksimin e pasurive
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon të TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe de-natyron mjedisin.
22 Nëntor 2021, 14:10 -
Ekonomi
Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë
Edhe pse ishte miratuar në parim më parë, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rikthyer çështjen e taksës për naftën që përdorin jahtet. Ditën e sotme ky Komision ka propozuar që taksa për karburantin që përdorin jahtet të mos jetë 65 lekë por 40 lekë për litër
22 Nëntor 2021, 12:24 -
Politikë
Rama: Ata që komentojnë në Facebook se bujqësia ka marrë fund i them jeni ‘out’! Përgjigjet Braçe: Unë nuk keqinformoj, ja problematikat me paketën fiskale
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë. Duke iu përgjigjur komenteve negative, Rama tha se kush shkruan në facebook se bujqësia ka marrë fund, duke shtuar se ata janë ‘out’. Braçe u përgjigj duke thënë se nuk është keqinformuar dhe as nuk keqinformon, teksa thekson se duhet barazim i TVSH-së në shitje dhe në blerje.
21 Nëntor 2021, 11:28 -
Politikë
‘Ku shkojnë paratë e shqiptarëve’, Braçe: 900 mln dollarë paga për administratën, të panevojshme, nuk japin shërbimin e duhur për qytetarët
Deputeti i PS-sw, Erion Braçe shkruan se për vitin 2022 është parashikuar që 900 milionë dollarë të shkojnë për pagat në sektorin publik dhe administratën e shtetit. Sipas Braçes, kjo shumë është e pajustifikueshme, pasi administrata nuk është në shërbim të plotë për qytetarët shqiptarë,
19 Nëntor 2021, 18:21 -
Politikë
VIDEO/ Salianji tenton të përplaset fizikisht me Braçen, ndërhyn garda: Ke dalë te përgjimet e Taçit! Deputeti i PS: Shpifës që paguhesh me para cash! Masë disiplinore për deputetin e PD
Ka degraduar deri në tentativë për konfrontim fizik debati mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianjit dhe socialistit Erion Brace në parlament. Shkak për përplasjen u bë akuza e Salianjit drejtuar Braces se ka dalë në përgjimet italiane për Rezart Taçin.
16 Nëntor 2021, 11:33 - Politikë
-
Sociale
Qytetarit me aftësi të kufizuar në Lushnjë i hiqet paketa higjeno sanitare, Braçe: Nëse nuk i takon atij, kujt? 910 milionë $ për Ministrinë e Shëndetësisë janë shumë, por s'janë as efektive
Ish zv.kryeministri Erion Braçe, tashmë një nga opozitarët më të fortë të qeverisë, ka sjellë historinë e një qytetari nga Lushnja, me aftësi të kufizuar, të cilit i është hequr paketa higjeno sanitare.
11 Nëntor 2021, 20:57 -
Kronikë
Aksidenti me 2 viktima në Tiranë, Braçe: I dehur, me armë, semaforë të kuq dhe gjatë orës policore, pra thyen të gjithë rregullat! Po policia ku është?
Erion Braçe ka reaguar i indinjuar lidhur me aksidentin tragjik ku u shënuan 2 viktima gjatë orëve të natës në zonën e ’21 Dhjetorit’ në Tiranë. Teksa shpërndan lajmin e Shqiptarja.com, Braçe numëron të gjitha shkeljet e mjetit ‘Citrone’ që shkaktoi 2 viktima, ndërsa vetë drejtuesi k
11 Nëntor 2021, 09:21 -
Ekonomi
Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për paketën fiskale, u shoqërua me debate të forta. Ministrja Ibrahimaj theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Ndërsa deputeti socialist Braçe pati akuza të forta ndaj prodhuesve të qumështit.
10 Nëntor 2021, 15:49