-
Kastro Zizo për politikanët: Berisha të ikte nga politika! Veliajn do e ndiqja në çdo zgjedhje! Meta ‘skile’, Ramën e xhelozoj
Pas një periudhe largimi nga mediat për rreth dy vite, Kastro Zizo është rikthyer në jetën mediatike aktive. I ftuar në Report Tv Kastro Zizo ka dhënë një vlerësim për figurat e politikanëve.
6 Korrik 2022, 22:20 -
Skënder Minxhozi: Protesta që sfidon gravitetin dhe kohën
Protesta e të enjtes në mbrëmje ka brenda të gjitha kundër-indikacionet e imagjinueshme. Zhvillohet në mesin e një klime verore torturuese për këdo që jeton në një qytet mbytës si Tirana, ajo mbahet në momentin kur një pjesë e popullit ka veshur kostumin e plazhit diku në bregdetin shqiptar apo edhe jashtë vendit, protesta sfidon me tonet e saj kërcënuese mijëra turistë që kanë ardhur për të parë një vend të panjohur, e që papritur zbulojnë se këtu ka zhurmë partish edhe kur s’ka fushata elektorale.
6 Korrik 2022, 20:12 -
Ilir Yzeiri: Të jesh në opozitë nuk do të thotë se nuk je më hajdut, minues i demokracisë, i korruptuar familjarisht, shantazhues i drejtësisë dhe 'non grata' për SHBA-të
Protesta e 7 korrikut po paraqitet nga idhtarët e Sali Berishës që kanë uzurpuar PD-në, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës se cilat ndryshime statutuore do të regjistrojë, si një kauzë e opozitës.
6 Korrik 2022, 13:57 -
‘Rikthehen’ krerët e degëve të PD! Goxhaj skeptik për protestën e Berishës: S’i bashkohem, e pasinqertë! Basha? Ka gjithë të drejtën e botës të mendojë rikthimin
Një prej drejtuesve lokalë të PD, kreu i degës 4 në Tiranë Ervin Goxhaj sqaron për Report Tv arsyet përse nuk do t’i bashkohet protestës së Sali Berishës. Sipas tij, protesta është e pasinqertë, e më shumë sesa luftë ndaj kundërshtarin thellon ndarjen e brendshme.
6 Korrik 2022, 12:17 -
Skenare dhune në protestë nesër? Berisha: Mos provokoni protestuesit! Kryeministria 'merr masa', heq Kërpudhën e artistit gjerman
Nesër do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha, teksa Kryeministria ka marrë masa. Ashtu si kurse në çdo protestë e zhvilluar në protestë, edhe kësaj here është bërë zhvendosja e kërpudhës.
6 Korrik 2022, 12:10 -
Mero Baze: Përpjekje për të imituar 'bezen e kuqe të 21 janarit', për protestën e 7 korrikut
Publikimet e fundit të Monika Kryemadhit, do t’i bënin shumë punë Prokurorisë sikur të ishin të vërteta, sikur të ishin të reja dhe sikur të ishin ashtu siç thotë ajo. E vetmja gjë e qartë në ato letra, ishte mënyra si ishin vizatuar, që i ngjante më shumë një ftese për mitingun e 7 korrikut, se sa si ftesë për SPAK
5 Korrik 2022, 20:54 -
Ylli Pata: Kurthi politik i 7 korrikut dhe pasojat 'pozitive' të tij!
Një nga partitë e koalicionit opozitar, përkatësisht partia e Dash Shehit, në deklaratën e saj mbi përkrahjen e protestës së 7 korrikut, theksonte se atje nuk do të vendoset se kush do të jetë shefi i opozitës
5 Korrik 2022, 19:36 -
Lorenc Vangjeli: Politika është një lojë që në fund, gjithmonë e humb 'Basha'
Pritshmëritë për protestën e të enjtes janë tejet të ndryshme. Demokratët shpresojnë që bulevardi përpara kryeministrisë të bëhet lumë që të përmbytë kryeministrin; socialistët llogarisin që vapa marramendëse e korrikut ta bëjë përrua lumin e njerëzve
5 Korrik 2022, 18:05 -
Ylli Pata: Dalldia Babale, 4 vjet më pas në 40 gradë celcius!
Prej ditësh tashmë i gjithë arsenali i opozitës, me deputetë e magjistratë, gazetarë e avokatë, analistë e panelistë, së bashku me Sali Berishën në krye, janë vënë në mbrojtje të Ervin Saljanjit. Deputetit të PD-së, i cili dy vite më parë, është dënuar nga një gjykatë shqiptare(çudi si s’e ka kapur ligji i dekriminalizimit) si fajtor për një inskenim me rëndësi të madhe dhe që ka sjellë pasoja të rënda ligjore.
4 Korrik 2022, 20:49 -
Mero Baze: Për ata që duan fakte pse Berisha është 'non grata'
Për të gjithë ata që kanë një vit që kërkojnë “qoftë dhe një fakt të vetëm” pse Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA, sot kanë pas rastin të vërtetojnë një nga tre akuzat e rënda që sekretari Blinken ka bërë në adresë të Sali Berishës.
4 Korrik 2022, 20:24 -
PD-ja e ka betejën me “Arturo Uinë” dhe jo me Ramën
Sot të gjitha dështimet e opozitës i mvishen politikës së Lulzim Bashës dhe kuptohet pushtetit të pamatë të Edi Ramës. Janë harruar patetizmi i njerëzve që e ndiqnin dikur të pazëshëm, kur PD-ja ishte ende bashkë, ashtu si po harrohet ngazëllimi i LSI-së për të ndjekur çdo hap të ish-kryetarit patetik, që tashmë nuk kujtohet më as si relike në kuartierin e partisë së tij.
4 Korrik 2022, 19:11 -
‘Krevat dopio në zyra luksoze?’, QSUT hedh poshtë akuzat: Po investojmë për Spitalin e Ri, balta e hedhur nuk do të na demotivojë
Pas denoncimit të bërë nga Sali Berisha se drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico kishte porositur krevat dopio për zyrën e saj, ka ardhur edhe reagimi zyrtar, ku e mohojnë kategorikisht një gjë e tillë.
4 Korrik 2022, 15:28 -
Berisha mbron “modelin” e tij…
Qindra e mijëra procese gjyqësore janë zhvilluar dhe fituar nga kundërshtarët e Doktorit, por sërish ai nuk hoqi dorë. Modeli i tij, sot është “fanar ndriçues” për kryesinë, strukturat dhe forumet e asaj partie. Ata nuk rrinë asnjë ditë pa akuzuar, pa shpifur, e kanë “zanat të vjetër”. Kush ka shkelur dhe është “graduar” në atë parti, gjëja e parë që ka mësuar ka qenë “akuzo dhe shpif sa më shumë për kundërshtarin, ndryshe nuk të shohin me sy të mirë”.
4 Korrik 2022, 13:32 -
Bledi Lumani: D.m.th këta që ankohen se i trodhi Lulzim Basha këto 9 vite, tani do sfidojnë Ramën!
Po dëgjoja Oerd Bylykbashin dje, që me qetësinë më të madhe, deklaronte se opozita e vërtetë në Shqipëri do të fillojë më 7 korrik, pasi këto 9 vite ishte marrë peng nga Lulzim Basha.
4 Korrik 2022, 11:36 -
Berisha merr në mbrojtje Salianjin dhe sulmon gjyqtarët e çështjes: Të ndiqen penalisht, zbatuan në verbëri urdhërat politikë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, pasi ky i fundit rrezikon dënimin me burg, për çështjen e ‘Babales’, seancë e cila do të zhvillohet sot në Apel
4 Korrik 2022, 11:25 -
Kryemadhi: 189 milionë dollarë evazion fiskal nga inceneratorët, 24 kompani i denoncojmë në SPAK! Rikthimi i Metës i mirëpritur, ai i kuptoi gabimet tona
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka zbuluar siç i quan ajo fakte të reja për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi thotë se të gjitha zbulimet e reja që ka bërë do t’i çojë në SPAK. Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë.
4 Korrik 2022, 10:24 -
Pas Alibeajt, Berisha merr në mbrojtje Salianjin: Gjyqi për çështjen ‘Babale’ procesi i montuar, akuzat nga dëshmitarë të rremë
Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili do të dalë nesër në Gjykatën e Apelit në lidhje me çështjen "Babale". Përmes një postimi në postimi në ‘Facebook’, Berisha shkruan se ky proces është i montuar, duke e konsideruar atë një gjyq të mirëfilltë stalinist.
3 Korrik 2022, 22:37 -
Mero Baze: Pse opozitarët shpresojnë që Berisha i mbron nga drejtësia?
Nuk e shkoj si problem shumë te rënd pse brenda opozitës po krijohen dy standarde për sjelljen ndaj drejtësisë së re, pasi kjo është traditë e vjetër e tyre. Gjithmonë për ta drejtësia përshëndetet kur dënon zyrtarë të lart të qeverisë përfshi ministra dhe deputetë siç ka bërë deri tani, dhe një standard tjetër që po bie shumë në sy në rastin e akuzave ndaj deputetit Salianji, ku drejtësia paragjykohet se “mos dënon Salianjin” se kjo pastaj quhet krim.
3 Korrik 2022, 21:16 -
Ylli Pata: Ngecja e opozitës në hartën politike të Sali Berishës
Ka një opinion që shprehet nga zërat e hapur kundër qeverisë, të cilët akuzojnë pjesën e gazetarëve apo opinionistëve që kanë shtruar prej mëse një viti në publik çështjet e opozitës shqiptare. “Në vend që të merren me Ramën që po na bën namin, merren me Berishën”, thonë në esencë këto gjëra.
3 Korrik 2022, 19:28 -
VIDEOLAJM/ 'Foltore' online, Berisha mban foton e Ramës në IPAD, ngatërrohet 2 herë me shifrat
Në fjalën e tij të mbajtur me shqiptarët e diasporës teksa u mundua të konkretizonte argumentet e tij me shifra, Berisha pati disa momente ngatërresash. Teksa u përpoq të aksesonte grafikun, ish kryeministri në IPAD-in e tij kishte të ruajtur një foto të Kryeministrit Rama, gjë që më vonë 'e hutoi' dhe u ngatërr
2 Korrik 2022, 20:54 -
Berisha mban 'Foltoren' virtuale me shqiptarët e Diasporës: Kryesia e PS-së dhe Rama si Byroja politike dhe Enver Hoxha! Shqipëria rrit të rinjtë për emigracion
Ish kryeministri Sali Berisha në një takim të mbajtur shqiptarët e Diasporës ka folur rreth gjendjes aktuale në vend. Në një bashkëbisedim online në formën e një 'Foltoreje virtuale' ku flet për ndryshimet e vendit pas vitit 2013
2 Korrik 2022, 20:44 -
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
Kur një njeri ndjehet i vetmuar dhe i izoluar nga të katër anët ka dhe paranojat e veta. Aq më tepër kur ky është politikan që ka pas vetes njerëz që e ndjekin dhe kërkojnë shumë prej tij, paranoja bëhet akoma më e madhe, duke bërë që të ndjehet i kërcënuar nga të gjithë.
1 Korrik 2022, 18:56