-
Lorenc Vangjeli: Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën
Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga antarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljën nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë.
11 Shkurt 2022, 12:08 -
Ylli Pata: Zgjatja e vettingut fut në qoshe Berishën e Metën
Menjëherë sapo Lulzim Basha dje shpalli se do të votojë zgjatjen e vettingut, shpërtheu një ortek shumë i ashpër në mediat pranë Berishës e Metës. Në vetë të parë dollën në “mejdan” emra të njohur në media prej vitesh si përkrahës të opozitës, të cilët goditën pa mëshirë kreun e PD-së. Madje, edhe familjarë të Sali Berishës, si i biri i tij nuk përdorën asnjë fre në gjuhën e mllefit ndaj Bashës.
11 Shkurt 2022, 11:55 -
Sfida reale e PD-së e tejkalon 6 marsin
I ashtuquajturi Grupi i Rithemelimit që vijon të jetë ligjërisht në ilegalitet, edhe pse i ka karrocuar kandidatët në peshkarexhat e LSI-së dhe të PDK-së, po e përdor këtë periudhë për të mbajtur gjallë “kauzën” e “qytetarit digjital”, me ndryshimin se referenti i ri është kryetari i PD-së, i cili prej 9 shtatorit është shndërruar në pjesëtar të një komploti ndërkombëtar të udhëhequr në Amerikë nga G. Soros dhe në Shqipëri nga E. Rama.
11 Shkurt 2022, 11:26 -
Meta 'shet' Berishën: Nuk e negocioi me mua koalicionin
Presidenti Ilir Meta ka 'shitur' sot Sali Berishën, teksa hodhi poshtë deklaratën e këtij të fundit duke thënë se ata nuk kanë negociuar bashkë për koalicionin me LSI-në. Meta tha se një deklaratë e tillë është tërësisht e pavërtetë dhe se nuk ka ndikuar aspak për këtë
10 Shkurt 2022, 22:50 -
Zgjatja e afateve të vettingut, Komisioni i Rithemelimit: Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përveçse të mbyllte gojën
I ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut, duke mos kursyer akuzat ndah kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në reagim, Basha akuzohet si 'pengu' i Ramës, ndërsa thuhet se shqiptarët panë sot veriosnin më të keq të opozitës.
10 Shkurt 2022, 22:40 -
Zgjatja e afateve të vettingut, PD: Berisha dhe aleatët e tij, burracakë që s'patën guximin të votojnë kundër! Grupi i Rithemelimit: U dëshmua se paterica e Ramës ka emrin Lulzim Brava
PD e konsideron Berishën dhe mbështetësit e tij si 'burracakë' që nuk patën guxim të votonin kundër zgjatjes së afateve të vettingut, sikurse kishin deklaruar. Po ashtu Partia Demokratike akuzon Berishën dhe mbështetësit e tij se janë pengje të korrupsionit të tyre dhe se kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.
10 Shkurt 2022, 22:14 -
Zgjatja e vettingut, Meta: Basha, politikan pa koherencë, dje mallkonte sot lavdëron! Përgënjeshtron Berishën: S'është e vërtetë që kemi negociuar për koalicionin me LSI-në
'Politikan absurd pa koherencë', kështu e ka quajtur Presidenti Ilir Meta kreun e PD-së, Lulzim Bashën, pasi PD votoi sot pro zgjatjes së afateve të vettingut. Sipas Metës, Basha dhe 'mallkonte' ndërsa sot 'lavdëron', teksa e akuzon si shërbëtorin e Ramës për kapjen e shtetit.
10 Shkurt 2022, 21:21 -
Mero Baze: Berisha nuk gjeti dot asnjë deputet kundër SHBA
Votimi i sotëm në Kuvend për zgjatjen e mandatit kohor të institucioneve të VetTingut, ishte një bilanc shpartallues për Sali Berishën dhe grupin e vet. I pasigurt tek mbështetësit e vet, pasi disa prej tyre duket se kishin dhënë fjalën që do ta votonin, ai i largoi ata nga parlamenti, edhe pse votimi është i hapur dhe me nënshkrime të çdo deputeti.
10 Shkurt 2022, 20:13 -
Frrok Çupi: Fati ynë i mirë që këta votojnë keq
Titullin e kisha, pak më ndryshe: ‘që këta votojnë kundër’, por më mirë më duket se thuhet e vërteta me trajtën: ‘që votojnë keq’. Se këta sot, duke votuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër Reformës në Drejtësi dhe pranisë së Perëndimit, kanë votuar ‘keq’, jo thjesht ‘kundër’.
10 Shkurt 2022, 14:06 -
VIDEOLAJM/ Basha i kalon nga mbrapa në kuvend, Berisha e sulmon: Armiku më i madh është ai që të rri pas shpine, dil përpara
Një episod i pazakontë ka ndodhur sot para Kuvendit. Sali Berisha po jepte një intervistë për mediat në oborrin, ku pas tij ka kaluar Lulzim Basha, i cili po futej një seanca. Berisha nuk e kaloi pa një batutë, ku e cilësoi si "armiku që i rri pas shpine".
10 Shkurt 2022, 12:36 -
Grupi i Berishës kundër SHBA e BE, Paloka: Votojmë kundër zgjatjes së afateve të vettingut! Në Kuvend del cila është opozita e vërtetë
Grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin kundër, një ditë para votohet në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese, të propozuara nga maxhoranca.
9 Shkurt 2022, 20:41 -
Berisha: Balla bën fushatë për kandidatin e Bashës në Lushnje! Rama dhe 'peng-kryetari' do përfundojnë në koshin e historisë
Nga Lushnja, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Taulant Balla bën fushatë politike në Lushnje për kandidatin e Lulzim Bashës. Gjithashtu Berisha nuk i kurseu kritikat për Ramën dhe Bashën, ku tha se të dy do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.
9 Shkurt 2022, 21:27 -
Ironizon Balla: Saliu hyri në ‘Shtëpinë e Ilirit'!Meta ka probleme me leximin e Kushtetutës, thirri zgjedhjet vonë për të parë sa vota merr me Berishën
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët në Lushnje, ku prezantoi kandidaten për bashki, Eriselda Sefën nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Ilir Metës, Sali Berishës si edhe ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Balla u shpreh se Berisha tashmë është futur në "shtëpinë e Ilirit", duke ironizuar kështu koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.
9 Shkurt 2022, 17:44 -
Agron Zhukri nuk 'shpëton' nga shqyrtimi i Statutit të Berishës, nuk pranohet kërkesa e PD për përjashtim
Agron Zhukri nuk 'shpëton'. Edhe pse dha më parë dorëheqjen e nuk iu pranua, edhe pse Partia Demokratike kërkoi përjashtimin do të jetë ai që do të shqyrtojë çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
9 Shkurt 2022, 12:07 -
Meta i kërcënon të gjithë: Ta harrojnë rilindësit ndërkombëtarë apo vendas, mavi apo blu, se në mënyrë mafioze varrosin pluralizmin! Do marrin përgjigjen e merituar
Gjykata Kushtetuese ia bëri të qarta me pyetjet e saj Presidentit Ilir Meta se deklaratat e forta kundër ndërkombëtarëve apo palëve politike janë të patolerushme për pozicionin e tij si kreu i shtetit, por ai nuk ndalet. Edhe në konferencën e sotme për shtyp, Meta e ka pasur një kërcënim për të gjithë.
9 Shkurt 2022, 11:47 -
Meta kopjon Berishën edhe në shprehi: Jam Ilir Meta unë o superbudallenj (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka filluar të kopjojë në shprehje tashmë edhe aleatin e tij, Sali Berisha. Meta tha sot para gazetarëve një shprehje të cilën e ka thënë në Kuvend Sali Berisha pak vite më parë.‘Jam Ilir Meta unë o budallenj’ -tha Meta duke kërcënuar qeverinë e Ramës,
9 Shkurt 2022, 11:39 -
‘Demokratët të mos hanë bar’, Sali Berisha i imponon Yuri Kim ndjesë publike: T’u kërkojë falje shqiptarëve, përdori citatet e Enver Hoxhës!
Sipas Berishës, ambasadorja në deklaratat e saj ka qënë e pakujdesshme, aq sa ka krahasua tërthorazi Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha me atë të diktatorit Enver Hoxha.
9 Shkurt 2022, 00:14 -
Editorial
Carlo Bollino: Ilir Meta bëhet si Berisha në “zanatin” e shpifjeve
Siç ndodh tashmë historikisht me të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Sali Berisha ja ka ngjitur tashmë edhe Ilir Metës strategjinë e tij politike: Shpif, shpif se diçka mbetet! Që të dy gënjejnë në të njëjtën mënyrë, dhe fakti që tani gënjejnë bashkë, mendojnë se janë bërë më të fortë. Në realitet, pikërisht falë gënjeshtrave të tyre, ato qe i kanë bashkuar janë vetëm dobësitë.
8 Shkurt 2022, 18:59 -
Ylli Pata: Alibia e rrëzuar e Ilir Metës për djegien e mandateve dhe 30 qershorin
Sulmin kundër Lulzim Bashës, Ilir Meta e paralajmëroi që përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur foli për një rimarrje të opozitës nga ana e tij. Por pas zgjedhjeve parlamentare, Meta nuk ju vërsul direkt kreut të Partisë Demokratike. Ai dhe Monika kryemadhi patën në fillim një zbutje e “reflektim të gjatë” sa Nikollë Lesi e quajti “Presidenti danez” në një nga shkrimet e tij me ironi.
8 Shkurt 2022, 18:12 -
Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda
Si e parashikoi Ilir Meta përjashtimin e Berishës nga PD-ja në mars të vitit 2015, Berisha parashikoi që Meta do ta mbyllte jetën e tij para hekurave.
8 Shkurt 2022, 16:13 -
Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', Enno Bozdo: E rëndësishme, krijimi i një fronti të gjerë opozitar! Roli i fundit i Berishës në karrierën e tij, promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën
Në lidhe me situatën në PD, për Bozdon partia ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Sipas tij, roli i fundit i Berishës në karrierën e tij politike është promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën. Për Bashën, Bozdo u shpreh se po mbanë pa të drejtë vulën dhe selinë e PD.
7 Shkurt 2022, 22:12 -
Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën President në vend të Metës! Herët ose vonë dosja e lobimit rus ndaj 'Lul Bravës' do hapet nga FBI
Sali Berisha thotë se ka pasur një skenar të Edi Ramës dhe disa ndërkombëtarëve për të bërë President të Republikës, Lulzim Bashën në vend të Ilir Metës. Lidhur me shkarkimin e presidentin Ilir Meta, Berisha e konsideroi të papranueshëm.
7 Shkurt 2022, 21:42 -
Mero Baze: Detyrimi për të barazuar standardet tona me Perëndimin, për Berishën dhe Metën
Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejtë të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.
7 Shkurt 2022, 19:03 -
Kriminelët e regjimit dhe viktimat e tranzicionit
Drejtësia në këtë vend ende nuk po guxon të përballet me kriminelët e regjimit. Konkretisht. Pas rënies së diktaturës, pra pasi ajo u shpartallua vetë dhe jo pse e rrëzuan shqiptarët, Sali Berisha ia arriti që të ndërtonte një regjim neokumunist.
7 Shkurt 2022, 18:56 -
Zgjedhjet e pjesshme, Mediu në Report Tv: Opozita të bashkohet për 6 marsin! Përplasjet në selinë blu në favor të qeverisë! Duhen zgjedhje brenda PD
Mediu deklaroi se për krizën e opozitës, sa më shpejt të marrë fund kjo situatë, do jetë më mirë për Shqipërinë. Nëse mund të gjendet një pikë e përbashkët mes Berishës dhe Bashës për të zgjidhur krizën në kampin blu, Mediu është i mendimit se ka ende hapësirë për të gjetur një zgjidhje.
7 Shkurt 2022, 17:51 -
Sot nën një ‘çati’/ 24 akuzat e llahtarshme që shkëmbyen Berisha-Meta, trafik fëmijësh, femrash dhe droge, vrasje, zhdukje njerëzish dhe sulme ndaj SHBA-ve
Disa nga akuzat e rënda që Meta dhe Berisha kanë artikuluar ndaj njëri-tjetrit gjatë viteve. Si i gëlltitën akuzat duket u bashkuar në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’. Në vitin 2008 Meta akuzonte Berishën për sulm ndaj SHBA-ve për të mbuluar krimin në Gërdec.
7 Shkurt 2022, 17:18 -
Patozi 'tallet' me Bashën e Berishën: Kërkoni ndonjë votë për veten, jo të gjitha për Edi Ramën more burra
Nëse ka një pikë ku bashkohet Lulzim Basha dh Sali Berisha janë akuzat e të dyve për njëri-tjetrin, se në fund vota shkon për Edi Ramën. Basha thotë se kush voton Berishën dhe Metën e bën për të mbajtur në pushtet EdI Ramën.
7 Shkurt 2022, 13:34