-
-
-
KLSH zbulon abuzimet/ Ish-drejtori i AKU harxhoi karburant duke qëndruar në zyrë
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, sipas një kontrolli të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë financiare të AKU, ka shpenzuar karburant me makinën e tij, në një kohë që rezulton të ishte në zyrë. Sipas raportit, në 14 raste, ish-drejtori i AKU-së në vitin 2017, ka qenë prezent në institucione, ndërkohë që në autorizimet e shërbimit përshkruhet sikur ka qenë në lëvizje.
18 Shtator 2019, 07:49 -
Alarmi/ KLSH: Në Shqipëri futen pesticide të rrezikshme nga Kina, AKU s’ka as laborator
Në vendin tonë janë future lëndë kimike të rrezikshme për bimët. Alarmi është dhënë nga KLSH në raportin e saj, lidhur me veprimtarinë e AKU gjatë vitit të kaluar. Sipas KLSH, pesticidet e rrezikshme vijnë nga Kina
17 Shtator 2019, 16:33 -
AKU bllokon dy biznese në Korçë, kushte të papërshtatshme të higjenës, mish i pakontrolluar dhe mungesë dokumentash
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën kërkesë të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.
7 Shtator 2019, 16:39 -
Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazili dhe produkte pa licencë, etiketë dhe të skaduara
Një fabrikë e sallami në Korçë është gjobitur nga AKU me 1.9 milionë te reja për mosdiponim licence dhe i janë asgjësuar produktet pasi kishin skaduar dhe etiketim në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë një tjetër kompanie i janë bllokuar 27 ton mish pule.
31 Gusht 2019, 10:34 -
Bllokohen 141 ton miell me minj të ngordhur e krimba në biznesin 18 vite pa licencë e kontroll në Fushë-Krujë (VIDEO)
Një magazinë në Fushë Krujë që shiste pa licencë prej 18 vitesh është bllokuar pasi nga kontrolli u zbulua se tregtonte në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Sasia e produkteve prej 141.6 ton që u bllokua përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb).
29 Gusht 2019, 10:44 -
-
Pa liçencë, akullore e çajra të skaduara, bllokohen 4 biznese e gjobë prej 6.1 mln lekësh
Autoriteti Kombëtar i Kontrollit ka mbyllur dhe gjobitur me 6.1 milionë lekë 4 biznese, në Lushnje, Durrës dhe Fier, për mungesë liçence, kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme dhe produkte të skaduara.
21 Gusht 2019, 16:47 -
-
-
-
-
-
'Braçe e denoncoi për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet', PD: Socialistët e zgjodhën kryetar të Këshillit Bashkiak të Sarandës
Ish deputetja e PD Nada Meçorapaj shkruan se Braçe e denoncoi Strokan për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet ndërsa PS e zgjodhi kryetar të Këshillit Bashkiak në Sarandë.
6 Gusht 2019, 19:55 -
7 vite pa licencë, AKU pezullim dhe gjobë 2.2 milion lekë aktivitetit të italianit, 2 inspektorët nuk raportuan shkeljen (VIDEO)
Në saj të aksionit për të goditur rastest e shkeljeve, AKU ka pezulluar dhe ka gjobitur subjektin “Gioacchino Raia” në Tiranë. Subjekti kishte 7 vite që nuk kishte licencë ndërsa në inspektimin e parë dy inspektorët e AKU nuk kishin zbuluar shkeljen dhe kishin raportuar se subjekti operonte përgjithësisht brenda ligjit.
3 Gusht 2019, 11:44 -
-
Gjykata hoqi masën, AKU i jep fund debatit, asgjëson 7.6 ton ushqime të skaduara që ribllokoi në Sarandë (VIDEO)
AKU ngriti dyshime mbi vendimin e gjyqtarit Elidon Papazisi pranë Administratives së Gjirokastrës dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit duke e vendosur sërish.
2 Gusht 2019, 21:27 -
Siguria ushqimore/ AKU 59 biznese të bllokuara në 6 muaj, shkak kushtet higjeno-sanitare, qytetarët të shqetësuar
Ushqimet që shiten në rrugë dhe ushqimet e injektuara me pesticide, mbeten një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve, të cilët janë të detyruar ti konsumojnë këto produkte. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 59 biznese vetëm gjatë 6 mujorit të parë për shkak të operimit në kushte të papërshtatshme higjeno sanitare.
2 Gusht 2019, 18:07 -
Gjyqtari hoqi bllokimin për produktet e skaduara, Braçe: A do i hanin fëmijët tuaj këto produkte?
Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për të hequr masën e bllokimit që kishte vendosur AKU-ja për një biznes në Sarandë që kishte ushqime të skaduara.
1 Gusht 2019, 13:28