-
Zaloshnja: Ja sa vota marrin në Tiranë, Veliaj, Këlliçi dhe Shehi
Ndër vite, Dashamir Shehi, një nga themeluesit e PD-së dhe ish-zv.Kryeministër i saj, është përmendur shpesh si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Më së fundi, kandidimi i tij mund materializohet, meqë tani është shpallur edhe koalicioni LZHK-Bindja Demokratike (ku politikanë kryesorë janë Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi, të dy politikanë të shquar të së djathtës në tri dekadat e fundit)
21 Shkurt 2023, 19:13 -
Copëzohet më shumë opozita, Shehi e Patozi bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit: Nëse PD nuk bashkohet, dalim me kandidatin tonë
Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji, në Aleancën Progresiste. Sipas tyre, nëse opozita do të dalë me 2, 3 kandidatë edhe grupimi i tyre do të nxjerri kandidat për zgjedhjet lokale. “Të largojmë kryetarokracinë”, deklaruan Shehi e Patozi
17 Shkurt 2023, 11:26 -
Zyrtarizohet koalicioni! Bindja Demokratike e Patozit dhe LZHK e Dash Shehit bashkë në 14 maj
Ashtu si kurse e kishin paralajmëruar në Report Tv, Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.
16 Shkurt 2023, 17:37 -
Shehi: Opozita i dha ‘Karta Bianca-n’ Ramës në raport me SHBA-të në momentin kur disa deputetë refuzuan reformën në drejtësi
Deputeti, Dashamir Shehi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report TV se opozita me veprimet dhe qëndrimet e mbajtura në njëfarë mënyre ka krijuar konflikt me SHBA-të. Duke nisur nga refuzimi i platformës për reformën në drejtësi e deri tek bojkotimi i regjistrimit të zgjedhjeve, Shehi tha se në kët&
30 Janar 2023, 22:40 -
Arrestimi i ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Kryemadhi në ‘5 Pyetjet’: McGonigal është përdorur për të shantazhuar edhe Metën kur ishte president, por s’ia arriti
Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën aktive në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD
30 Janar 2023, 22:09 -
Buxheti i vitit 2023, Shehi: Nuk është diçka e jashtëzakonshme, merret nga taksat e fukarenjve, shpërndahet për të pasurit
Deputeti, Dashamir Shehi tha se buxheti më i lartë për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, nuk ishte diçka e jashtëzakonshme me të cilën duhej të mburrej qeveria. Shehi tha se rritja e buxhetit kishte ardhur si pasojë e taksave të mbledhura ndaj qytetarëve gjatë kohës së rritjes së &
9 Nëntor 2022, 17:50 -
Demokratët shkojnë të përçarë në ‘Vendore’, Dashamir Shehi: Ne s’bashkohemi me asnjë se nuk jemi dele! Çupi: Të gjithë me 1 kandidat të rrëzojmë Ramën
Megjithatë të djathtët ende janë të mendimit se në zgjedhje duhet të shkojnë më një kandidat. Dashamir Shehi u shpreh për gazetarët se ato si opozitë duan një kandidat.
2 Nëntor 2022, 13:00 -
Politikë
Zgjedhjet vendore, Dashamir Shehi kundër primareve të Berishës: S’po zgjedhim shefin e opozitës! Të dalim me një kandidat të përbashkët
Dashamir Shehi, drejtues i LZHK, bënë apel për bashkim të opozitës në zgjedhjet lokale duke rrëzuar idenë e Sali Berishës për primaret. Shehi thotë se nuk është koha për të zgjedhur shefin e opozitës, por për të gjetur një kandidat të duhur bashkiak.
28 Shtator 2022, 20:59 -
24 vite asnjë referendum se mungon ligji! Dashamir Shehi ndërmerr nismën, propozon projektligj, kërkohet ndryshim në Kushtetutë
Referendumi është një nga format me përfaqësuese të demokracisë direkte nëpërmjet të cilit bëhet miratimi i një ligji të caktuar apo zgjidhja e një çështjeje të rëndësishme që luan rol në jetën e qytetarëve. Edhe pse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka një kre më vetë, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur të miratojë një ligj për ta bërë më të aksesueshëm të drejtën për mbajtjen e referendume dhe rezultati ka qenë zero referendume në vend në 24 vite Kushtetutë.
8 Qershor 2022, 13:08 -
'Presidenti' kthehet në pikën zero, palët akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të konsensusit! Alibeaj: Kandidatin tonë ta firmosin socialistët! PS: S’ishte kjo dakordësia
Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes mazhorancës dhe opozitës janë kthyer sërish në pikën zero! Alibeaj akuzon mazhorancën se ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus, ndërsa PS thotë se nuk janë dakordësuar që ato të mbështesin kandidatin e opozitës me firmat e tyre
20 Maj 2022, 10:01 -
Gjuzi i revoltuar me Dukën dhe Mediun pasi propozuan Dashamir Shehin: Duan një pijanec serial për president
Ish-deputeti demokrat Kujtim Gjuzi, sot aleat i Sali Berishës, ka shpërthyer me një gjuhë të rëndë ndaj dy kolegëve Fatmir Mediu dhe Agron Duka, pasi dje ata thanë se një nga emrat që duan për president është dhe politikani i njohur Dashamir Shehi.
19 Maj 2022, 12:16 -
Presidenti i ri, Beqiri në 'Repolitix': Opozita nuk është serioze në negociata! Çaça: Test për vullnetin e PS
Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces.
18 Maj 2022, 22:05 -
Presidenti i ri, Mediu e Duka për Report Tv: Propozojmë Dashamir Shehin, kandidat i grupit ‘Alenca për Ndryshim’, ia vëmë në tavolinë Alibeajt
Teksa opozita ka marrë dakordësinë për të propozuar emrat e kandidatëve për president në raundin e dytë dhe të tretë, Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” do të propozojë në diskutimet mes grupeve opozitare emrin e Dashamir Shehit si kandidat për president.
18 Maj 2022, 19:32 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Shehi: Nëse opozita del me 3 kandidatë, beteja është e humbur pa nisur në të gjashta bashkitë
Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është i bindur se nëse opozita do të dalë e përçarë në zgjedhjet e 6 marsit, beteja do të jetë e humbur ende pa nisur.
28 Janar 2022, 12:38 -
Pasuritë përrallore të deputetëve, Adriatik Doçi: Përgjigje për Dash Shehin dhe torollakun Edi Paloka
Dash Shehi është ndër politikanët e rrallë, për të cilin kam një respekt të veçantë. I thjeshtë, babaxhan, i ditur dhe i pa akuzuar kurrë për ndonjë abuzim. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi kur raporton dhe informon publikun
26 Dhjetor 2021, 15:11 -
Ekskluzive/ Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona
Zbulohen detaje të reja rreth pasurisë përrallore të deputetëve që dorëzuan mandatin në 2019 dhe u rizgjodhën në zgjedhjet e 25 prillit 2021, mbështetësit e Foltores ‘sheikë’ të Kuvendit
23 Dhjetor 2021, 17:09 -
Dashamir Shehi prezanton platformën politike 'PO për Shqipërinë': I japim mundësi qytetarëve të diskutojnë me njëri-tjetrin e të votojnë! Fillon më 10 janar me ligjin për referendumin
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën politike 'Po për Shqipërinë', një platformë që sipas atij do t'i mundësojë qytetarëve të diskutojnë, jo vetëm për politikë por edhe tema të tjera si ekonomia apo kultura, e po ashtu edhe të votojnë.
22 Dhjetor 2021, 13:26 -
Politikë
Një opozitar si Erion Braçe në PS? PD: Ne po na bëjnë foltore
Opozitarizmi i Erjon Braçes brenda maxhorancës herë pas herë ka tërhequr vëmendjen e opinionit. Por a kanë kundërshtarët e PS një emër për ta konsideruar opozitar të vërtetë apo të paktën të tipit Braçe. ‘Report Tv’ pyeti sot deputetë të dy kaheve politike.
4 Nëntor 2021, 18:46 -
Politikë
Buxheti 2022, Shehi në Report Tv: Duhet të ishte më social, fokusi të ishte tek rritja e rrogave dhe pensioneve! Vettingu politik? Nuk duhet ta bëjë SPAK, disa politikanë në burg
Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të fokusohet në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Kështu thotë për Report Tv, deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se pas pandemisë dhe me rritjen e çmimeve shoqëria ka nevojë për paga më të mira. Në këtë mënyrë thotë Shehi do të ulej edhe informaliteti e do të rriteshin edhe kontributet në pension. Por kjo gjë nuk i leverdis qeverisë, shton deputeti, pasi ky bllok shpenzimesh për qytetarët nuk sjell korrupsion.
3 Nëntor 2021, 12:33