-
Ekonomi
-
Mallrat e importuara kushtuan 10.7% më shumë se vitin e kaluar! INSTAT: Çmimi i energjisë së importuar u rrit me 73.5%
Mallrat e blera nga jashtë vijnë gjithmonë e më të shtrenjta për konsumatorin në Shqipëri. Si pasojë e krizës së çmimeve, Instituti i Statistikave njofton se mallrat e importuara në tremujorin e dytë të vitit kushtuan 10,7 % më shumë se një vit më parë.
7 Shtator 2022, 17:38 -
Kostot e ndërtimit u rritën me 6.2% në prill-qershor! INSTAT: Shkak shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit! Nuk ndikoi në lejet e ndërtimit
Kriza e çmimeve ka qenë më e fortë në muajit prill qershor në sektorin e ndërtimit. INSTAT raporton se në tremujorin e dytë të vitit, çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën me 6.2%, dhe ndikimin më të madh e ka dhënë shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ndërsa materialet e ndërtimit u rritën me 6.7%.
7 Shtator 2022, 16:36 -
Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja
Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë dhënë afro 750 leje ndrërtimi, një shifër kjo që i afrohet rekordit të ndërtimeve të reja shënuar 16 vite më parë, me 860 leje. Edhe pse në krizë çmimesh, sipas një raporti të INSTAT listën e ndërtimeve të reja e kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
31 Gusht 2022, 18:30 -
3.9 milionë të huaj erdhën në Shqipëri nga janari në korrik! 643 mijë turistë më shumë se në 2019, shtohen të ardhurat
3.9 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 7 muajt e këtij viti, duke kapërcyer shifrat e 2019 me 643 mijë turistë më shumë, ndërsa në raport me 2020-ën hyrjet janë trefishuar. Sipas INSTAT rritja e aktivitetit turistik, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, ka rritur punësimin dhe ka ndikuar në shtimin e bizneseve të reja
26 Gusht 2022, 18:18 -
Shtyhet për herë të 3 regjistrimi i popullsisë e banesave! INSTAT: Shkak mungesa e tabletave
Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censusit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm. Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti
25 Gusht 2022, 16:26 -
Drejt Punës
15 mijë të huaj rezident në Shqipëri, kryesisht për punësim! Eksperti: Vendi ynë trampolinë për shtetet e BE
Sipas një raporti të Institutit të Statistikave, brenda një viti është rritur me 18.9% numri i rezidentëve të huaj në Shqipëri, kryesisht për punësim. Eksperti Erjon Muça arsyeton se shumë të huaj mund ta përdorin Shqipërinë si rrugë tranziti drejt vendeve të Evropës, përmes një kontrate pune nga vendet e origjinës.
24 Gusht 2022, 20:45 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet
Tregtia e mallrave është ngadalësuar ndjeshëm në muajit e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe kërkesës së ulët për konsum. Sipas të dhënave të INSTAT, po paguhet më shumë për të blerë produkte, por vetëm në muajin korrik sasia e importeve është reduktuar me 98 mijë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më eksportet.
18 Gusht 2022, 18:11 -
-
Ulja e numrit të lindjeve, Meta: Bonusi që jep qeveria i pamjaftueshëm, do hartojmë një program për të mbështetur familjet e reja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një raporti të INSTAT, në të cilin thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë krahasuar me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se shpopullimi po e plak Shqipërinë.
14 Gusht 2022, 11:09 -
-
-
Turizmi në Shqipëri, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA) në Report Tv: Për aq kohë sa do të ketë krizë, do të ketë më pak pushues
I ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA), thotë se shifrat e raportuara lidhur me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin duhen interpretuar, pasi duhen marrë parasysh dhe partnerët e tjerë, si për shembull pronarët e hoteleve, të cilët janë ata që raportojnë të dhënat reale.
27 Korrik 2022, 15:35 -
Turizmi kalon krizën e COVID-19, në 6 muajt e parë të këtij viti rreth 420 mijë hyrje në vend më shumë se në 2019-n, viti i fundit para pandemisë
Në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë 2.553.747 shtetas të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.687.919 hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.
25 Korrik 2022, 11:58 -
Lufta tkurr importin e grurit e vajit nga Rusia e Ukraina! Në janar-qershor, importi i drithërave u ul me 22 mijë tonë
Lufta në Ukrainë ka ulur importin e vajit dhe të drithërave drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT këtë gjashtëmujor vendi ka importuar 22 mijë tonë grurë më pak nga Rusia dhe Ukraina, por nga ana tjetër është shpenzuar më shumë për t’i blerë për shkak të çmimeve të larta
22 Korrik 2022, 18:16 -
-
Inflacioni në vend 6.6%, shtrenjtohet nafta e ushqimet! INSTAT: Ndër 5 vendet me rritjen më të ulët të çmimeve në Evropë
Inflacioni në vend po arrin në shifra rekord, i ndikuar nga shtrenjtimi i karburantit, energjisë dhe ushqimeve. Sipas matjeve të Eurostat në qershor inflacioni i Shqipërisë ishte 6.6%, që është niveli i 5 më i ulët në Evropë. Sipas raportit Estonia zë vendin e parë për inflacionin kurse Zvicra renditet në vend të fundit.
21 Korrik 2022, 16:55 -
-
Çmimet ngadalësojnë tregtinë e mallrave në qershor, INSTAT: Eksportet e importet në rritjen më të ulët prej 2021
Në muajin qershor tregtia e mallrave ka shfaqur shenja ngadalësimi, duke reflektuar rënie të kërkesës për konsum si pasojë e rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet dhe importet në muajin qershor kanë regjistruar rritjen më të ulët që prej prillit të vitit të kaluar.
18 Korrik 2022, 16:28 -