-
Kriza e çmimeve ngadalëson ekonominë e vendit! Në tremujorin e dytë u rrit me vetëm 2.2%, ndikim negativ ndërtimi dhe energjia
Sipas Instat Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2,23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021
30 Shtator 2022, 13:10 -
Sociale
Raporti i KLSH: Fëmijëve në jetimoren 'Zyber Halluli' nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar
Sot dekada pas, duket se e drejta ende nuk gjendet duke peshuar mbi shpinën e pjesës më të delikate të shoqërisë, fëmijëve. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në shtëpinë e fëmijëve shkollorë “Zyber Hallulli” në Tiranë zbardh se kuota ushqimore e miratuar për ta është dhënë në normë më të ulët duke mos garantuar kështu normat kalorike normale.
29 Shtator 2022, 12:03 - Opinion
-
Sociale
Turizmi në Shqipëri/ Në 8 muaj në Shqipëri kanë hyrë mbi 5.6 milionë të huaj, tejkalohet viti 2019 me 796 mijë turistë më shumë
Më shumë se 5.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në tetë muaj. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave thuhet, se në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me 29.3%. Vetëm në gusht sipas raportit në vend kanë hyrë 1.7 milionë të huaj.
27 Shtator 2022, 09:15 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! Në gusht eksportet ranë me 10% krahasuar me korrikun
Tregtia e mallrave vijon të ngadalësohet në muajit e fundit si pasojë e çmimeve të larta që kanë ulur kërkesën për mallra. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin gusht eksportet u ulën me 10% dhe importet me 2.6 herë në raport me muajin korrik
19 Shtator 2022, 16:46 -
INSTAT: 66% e të punësuarve në vend nuk arrijnë pagën mesatare! Inflacioni i lartë, rritjet e rrogave kanë efekt të papërfillshëm
Rreth 66 përqind e të punësuarve në vend nuk arrijnë dot pagën mesatare, dhe në kushtet kur inflacioni po arrin shifra rekord, efekti tek qytetarët nga rritjet e herë pas hershme të pagës është i papërfillshëm.
17 Shtator 2022, 20:22 -
Çmimet zhvlerësojnë rritjen e pagave të shqiptarëve! Rroga mesatare u rrit vetëm 0.3% më shumë se inflacioni
Rritja e pagave nuk është efektive në xhepin e qytetarëve, kjo për shkak të rritjes së ndjeshme të inflacionit. Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare në vend u rrit me 7% në tremujorin e dytë të vitit, por nga ana tjetër kostot si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve dhe produkteve të tjera u rritën me mbi 6.7%, duke bërë që rritja reale e pagave të jetë vetëm 0.3%.
12 Shtator 2022, 21:30 - Ekonomi
-
Mallrat e importuara kushtuan 10.7% më shumë se vitin e kaluar! INSTAT: Çmimi i energjisë së importuar u rrit me 73.5%
Mallrat e blera nga jashtë vijnë gjithmonë e më të shtrenjta për konsumatorin në Shqipëri. Si pasojë e krizës së çmimeve, Instituti i Statistikave njofton se mallrat e importuara në tremujorin e dytë të vitit kushtuan 10,7 % më shumë se një vit më parë.
7 Shtator 2022, 17:38 -
Kostot e ndërtimit u rritën me 6.2% në prill-qershor! INSTAT: Shkak shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit! Nuk ndikoi në lejet e ndërtimit
Kriza e çmimeve ka qenë më e fortë në muajit prill qershor në sektorin e ndërtimit. INSTAT raporton se në tremujorin e dytë të vitit, çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën me 6.2%, dhe ndikimin më të madh e ka dhënë shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ndërsa materialet e ndërtimit u rritën me 6.7%.
7 Shtator 2022, 16:36 -
Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja
Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë dhënë afro 750 leje ndrërtimi, një shifër kjo që i afrohet rekordit të ndërtimeve të reja shënuar 16 vite më parë, me 860 leje. Edhe pse në krizë çmimesh, sipas një raporti të INSTAT listën e ndërtimeve të reja e kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
31 Gusht 2022, 18:30 -
3.9 milionë të huaj erdhën në Shqipëri nga janari në korrik! 643 mijë turistë më shumë se në 2019, shtohen të ardhurat
3.9 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 7 muajt e këtij viti, duke kapërcyer shifrat e 2019 me 643 mijë turistë më shumë, ndërsa në raport me 2020-ën hyrjet janë trefishuar. Sipas INSTAT rritja e aktivitetit turistik, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, ka rritur punësimin dhe ka ndikuar në shtimin e bizneseve të reja
26 Gusht 2022, 18:18 -
Shtyhet për herë të 3 regjistrimi i popullsisë e banesave! INSTAT: Shkak mungesa e tabletave
Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censusit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm. Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti
25 Gusht 2022, 16:26 -
Drejt Punës
15 mijë të huaj rezident në Shqipëri, kryesisht për punësim! Eksperti: Vendi ynë trampolinë për shtetet e BE
Sipas një raporti të Institutit të Statistikave, brenda një viti është rritur me 18.9% numri i rezidentëve të huaj në Shqipëri, kryesisht për punësim. Eksperti Erjon Muça arsyeton se shumë të huaj mund ta përdorin Shqipërinë si rrugë tranziti drejt vendeve të Evropës, përmes një kontrate pune nga vendet e origjinës.
24 Gusht 2022, 20:45 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet
Tregtia e mallrave është ngadalësuar ndjeshëm në muajit e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe kërkesës së ulët për konsum. Sipas të dhënave të INSTAT, po paguhet më shumë për të blerë produkte, por vetëm në muajin korrik sasia e importeve është reduktuar me 98 mijë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më eksportet.
18 Gusht 2022, 18:11 -
Ulja e numrit të lindjeve, Meta: Bonusi që jep qeveria i pamjaftueshëm, do hartojmë një program për të mbështetur familjet e reja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një raporti të INSTAT, në të cilin thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë krahasuar me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se shpopullimi po e plak Shqipërinë.
14 Gusht 2022, 11:09 -
Turizmi në Shqipëri, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA) në Report Tv: Për aq kohë sa do të ketë krizë, do të ketë më pak pushues
I ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA), thotë se shifrat e raportuara lidhur me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin duhen interpretuar, pasi duhen marrë parasysh dhe partnerët e tjerë, si për shembull pronarët e hoteleve, të cilët janë ata që raportojnë të dhënat reale.
27 Korrik 2022, 15:35