-
Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin 2024! INSTAT: Kostot në ndërtim u rritën me 4.2%, shkak energjia dhe rritja e pagave
Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin që vjen. Raporti i fundit i INSTAT tregon se kostot e ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit u rritën me 4.2%, dhe shkaqet kryesore ishin energjia dhe rritja e pagave të punonjësve. Ndërkohë 98% e Agjencive të Pasurive të Paluajtshme thonë se çmimet do jenë të qëndrueshme dhe në rritje.
9 Dhjetor 2023, 19:59 -
Në 2022, më pak të punësuar me pagë, u rrit vetëpunësimi! INSTAT: Vitin e kaluar informaliteti në tregun e punës arriti 28%
Në vitin 2022 informaliteti në tregun e punës është rritur me 1.2% dhe në total sipas të dhënave të INSTAT ishin mbi 366 mijë qytetar punonjës informal. Nga ana tjetër vjet u ul numri i të punësuarve që marrin pagë mujore, ndërkohë që është rritur numri i të vetëpunësuarve dhe i atyre që punojnë në biznes familjar
5 Dhjetor 2023, 16:02 -
Në 9 muaj u dhanë 1299 leje ndërtimi, 294 më shumë se vjet! Ulet numri i ndërtimeve në Tiranë, dyfishohen në Durrës
Interesi për ndërtime në vend nuk ka të ndalur, trend i konfirmuar edhe nga të dhënat e INSTAT. Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar 361 leje ndërtimi nga 269 leje që u dhanë vjet në të njëjtën periudhë, pra janë rritur me 34.2%.
24 Nëntor 2023, 21:05 -
Fasoneria letër qeverisë: Po humbim 9 mln euro në muaj! Prençe: 50 punonjës po largohen çdo ditë nga sektori! Pro-eksport: Të kompensohemi për humbjet nga rënia e euros
Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkojnë nga qeveria të mbështeten me fondet dhe të kompensohen për humbjet që po ju shkakton rënia e euros. Në konferencë për mediat ata deklaruan se humbjet e tyre mujore arrijnë në 9 milionë euro, ndërkohë që çdo ditë po heqin nga puna nga 50 punonjës si rezultat i krizës
24 Nëntor 2023, 12:49 -
INSTAT: Niveli i inflacionit për muajin tetor në vendin tonë më i lartë se në BE, ndikoi shtrenjtimi i ushqimeve
Inflacioni në vend në muajin tetor ka qenë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, për herë të parë që prej nisjes së krizës së çmimeve. Sipas raportit të INSTAT, ndikim kryesor në rritjen e inflacionit në muajin e kaluar ka pasur shtrenjtimi i ushqimeve.
21 Nëntor 2023, 14:47 -
Në 10 muaj, bizneset eksportuan 451 mln euro produkte ushqimore! Rekordin e mbajnë frutat dhe zarzavatet! 187 mijë tonë çuam jashtë
Tregtia e mallrave është në rënie prej muajsh, e ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, por e kundërta po ndodh me eksportet e ushqimeve që janë rritur me mbi 50 milionë euro këtë vit. Sipas përllogaritjeve të bëra bazuar në shifrat e INSTAT, vetëm në 10 muaj vendi ka importuar 131 mijë ton zarzavate e 55 mijë ton fruta.
21 Nëntor 2023, 14:14 -
-
7 mln turistë të padeklaruar! Shifrat zyrtare nxjerrin zbuluar evazionin në turizëm, nga 8.2 mln të huaj vetëm 1.2 milionë u akomoduan në hotele
Në nëntë muaj vetëm 1.2 milionë turistë janë akomoduar në hotele, bujtina, apo resorte, pavarësisht se në Shqipëri përgjatë kësaj periudhe kanë hyrë më shumë se 8.2 milionë shtetas të huaj. Dyshohet se kjo diferencë e madhe mes numrit të turistëve dhe akomodimit të tyre, ka si shkak kryesor informalitetin në industrinë e turizmit, që lidhet me strukturat akomoduese të pa licencuara.
20 Nëntor 2023, 14:16 -
Tregtia e mallrave në rënie, eksportet u tkurrën me 338 mln euro! Biznesi fason në krizë, 47.5 mln euro humbje
Tregtia e mallrave vijon të tkurret nga muaji në muaj. Sipas raportit të fundit të INSTAT, eksportet në 10 muaj kapën vlerën e 370 mld lekë, duke u ulur me -8,6 % krahasuar me një vit më parë kur u eksportuan 404.4 miliardë lekë. Ulja e eksporteve është me 34.6 miliardë lekë ose 338 mln euro.
17 Nëntor 2023, 16:30 -
Korrik-shtator 2023, shënohen 1066 lindje më shumë se vdekje! Tirana kryeson, Gjirokastra e fundit
Në tremujorin e tretë, është regjistruar shtesa më e lartë natyrore e popullsisë për këtë vit, ose numër më i madh lindjesh se vdekjesh. Në 6 qarqe, kryesuar nga Tirana, numri i lindjeve tejkalon vdekjet, ndërsa Gjirokastra mban vendin e parë për numrin më të ulët të lindjeve.
14 Nëntor 2023, 16:27 -
Inflacioni në tetor zbriti në nivelin më të ulët të 20 muajve, por nuk ndalet shtrenjtimi i produkteve të shportës! U rritën me 3.8%
Inflacioni në muajin tetor ka regjistruar nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të vitit 2022. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në muajin e kaluar çmimet u rritën me 3.8%, nga 4.1% që ishte në shtator. Kjo është vlera më e ulët që prej shkurtit të vitit të shkuar kur inflacioni ishte 3.9%.
8 Nëntor 2023, 13:07 -
-
INSTAT: Gati 2.5 milionë pasagjerë kaluan përmes Rinasit, në tremujorin e tretë të këtij viti
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin lidhur me transportin ajror ku bëhet e ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes Rinasit është rritur me 32.8 %.
30 Tetor 2023, 12:29 -
Eduard Zaloshnja: Nga rënia e Euros përfitojnë disa, por humbasin shumë e shumë të tjerë…
Nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhënat e matricës input-output të INSTAT-it, si dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, më rezulton se nga rënia e Euros poshtë kuotës 110 lekë dhe e Dollarit Amerikan poshtë kuotës 100 lekë, përfitojnë kryesisht importuesit e mallrave të konsumit dhe importuesit e karburanteve.
29 Tetor 2023, 10:26 -
-
Informaliteti në turizëm/ Në gusht erdhën në Shqipëri 1.9 mln të huaj, vetëm 306 mijë u akomoduan në hotele! Ku fjetën 1.5 mln turistë?
Vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1 milionë net qëndrimi në strukturat akomoduese në të gjithë vendin. Sipas INSTAT, në këtë muaj ishin 306 mijë shtetas jo rezidentË që qëndruan në hotele, bujtina, apo resorte. Por në gusht në fakt në vend kanë hyrë 1.9 milionë të huaj për pushime, pikëpyetja është ku u akomoduan 1.5 milionë shtetas.
19 Tetor 2023, 17:26 -
Veriu ‘rrëmben' më shumë turistë se jugu! INSTAT: Në gusht u regjistruan 1 milionë netë qëndrimi, u akomoduan 306 mijë pushues
Turizmi ka regjistruar përsëri rekord në muajin gusht. Sipas raportit të Institutit të Statistikave numri i vizitorëve në gusht u rrit me 64,4 %, në krahasim me gusht 2022.
19 Tetor 2023, 17:06 -
Paradoksi i shifrave, 77 mijë qytetarë kërkojnë punë, bizneset s’gjejnë dot punëtorë! AKPA: Shkak, pagat e ulëta dhe arsimi
Mbi 77 mijë qytetarë shqiptarë janë të regjistruar në zyrat e punës si të papunë. Por ndërsa qytetarët presin për një vend pune, thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë vuajnë për mungesë stafi. Shkak për këtë situatë sipas ekspertëve janë pagat e ulta, ndërsa sipas Agjencisë së Punësimit është arsimimi
18 Tetor 2023, 17:15 -
Në shtator u rritën aksidentet, por janë ulur për 9 muajt e parë të 2023-shit! Më pak pasoja në njerëz! 4.5% më shumë përplasje, e shtuna dita e ‘zezë’
Shtatori i këtij viti ka regjistruar më shumë aksidente se e njëjta periudhë e një viti më parë me një rritje prej 4.5%, por me pasoja më pak të plagosur dhe viktima. Shifrat e 9 mujorit të parë të 2023-shit flasin për rënie, ndërsa sipas INSTAT, e shtuna është dita me më shumë ngjarje rrugore.
17 Tetor 2023, 18:03 -
Shtrenjtimi i shportës së ushqimeve arrin rekord këtë vit! Në janar-shtator, zarzavatet janë rritur me 16.8%! Eksperti Rrapaj: Ndikojmë kostot, TVSH-ja e importi
Shporta ushqimore po kushton më shumë këtë vit, krahasuar me vjet. Sipas të dhënave të INSTAT, në 9-muaj çmimet e zarzavateve janë rritur me 16.8% krahasuar me vitin e kaluar, ndjekur nga produktet e bulmetit. Kjo rritje e çmimeve po ul fuqinë blerëse të qytetarëve, të cilët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqimet
15 Tetor 2023, 21:36