-
VIDEO/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurim të spitaleve COVID, është rritur koha e pritjes së qytetarëve
Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër COVID ka dalë në një deklaratë për mediat. Sipas tyre situata është përkeqësuar por në kontroll. Zv. ministrja Rakacolli bëri me dije se mësimi në universiteti do të vijojë online për një periudhë tjetër pa afat.
23 Nëntor 2020, 10:25 -
Rakacolli- Bashës: 'Remdesiviri' për COVID përdoret vetëm në spitale, s'mund të tregtohet në farmaci! Kemi marrë 4-fishin e vaksinave të gripit se një vit më parë!
Dy përgjigje të drejtpërdrejta për kryedemokratin Lulzim Basha i ka dhënë ditën e sotme zv. ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli. Së pari për mungesën e ilaçit 'Remdesiviri', Rakacolli ka shpjeguar se ky është një ilaç pjesë e rrjetit spitalor e kurrsesi nuk mund të përdoret në treg të hapur.
4 Nëntor 2020, 17:11 -
Universitet vetëm mësim online për një muaj, mbyllen konviktet! Po diskutohet mbyllja e bareve dhe restoranteve në Bllok pas orës 22:00
Komiteti teknik i ekspertëve për pandeminë ka marrë vendimin këtë të enjte të propozojë mbylljen e universiteteve. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja Mira Rakacolli.
29 Tetor 2020, 15:49 -
'Në bar pa maskë, në park me maskë'/ Rakacolli sqaron 'pikën e nxehtë' që ka ngjallur shumë debate! Akuzat e Bashës? Asnjëra nuk qëndron
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar një nga çështjet që ka hapur më shumë debat, pas detyrimit për të mbajtur maskën edhe në ambientet e hapura. "Në restorant pa maska, në rrugë me maska", shumë e kanë konsideruar si të pavend, por Rakacollli tha se maska duhet mbajtur kur lëvizet në ambientet e brendshme, dhe ajo hiqet kur konsumohet ushqimi.
13 Tetor 2020, 23:02 -
Kur do të hapen teatrot & lejohet muzika live? Zv/ministrja e Kulturës: I përket MSH-së. Rakacolli: Do ta shqyrtojmë!
Zv.ministrja e Kulturës Meri Kumbe pas kërkesës së artistëve për rihapjen e skenave teatrore pas shtatë muajsh pezullim për shkak të pandemisë Covid 19, flet për humbjet që është duke pësuar arti në vend. Ndërsa, i delegon problemin e artistëve për rinisjen e shfaqjeve në salla dhe muzikën live në lokale, Ministrisë së Shëndetësisë. Rakacolli tregon hapin e radhës
5 Tetor 2020, 18:37 -
Rakacolli për Report TV: Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por po përgatitemi për skenarin më të keq! Vjeshta sjell rritje të infeksionit
Ndërgjegjësimi i njerëzve dhe mbajtja e maskave ka bërë që kjo javë të shënojë shifra më të ulëta infektimesh krahasuar me javët më parë. Kështu u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila komentoi edhe vendimin e hapjes së shkollave duke shtuar se nëse respektohet protokolli nuk do të ketë probleme.
3 Shtator 2020, 15:52 -
Rakacolli në 'Pa Protokoll': Kemi vdekshmërinë më të ulët në rajon! Institucionet e prekura nga COVID-19 nuk e ndalën shërbimin e tyre
Sa i përket rritjes së numrave të të infektuarve, Rakacolli tha se kjo ishte e pritshme edhe pse jo në këto shifra të larta, por shtoi se vendi ka një numër të qëndrueshëm infektimesh krahasuar me rajonin, ku kurba e infeksionit po rritet ndjeshëm.
10 Korrik 2020, 22:23 -
Gati laboratori i dytë, Rakacolli në Report Tv: Analizat për COVID do të bëhen edhe në QSUT, duhen më shumë spote si të mbrohemi
Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar ditën e sotme në studion e Report Tv u shpreh se aktualisht fluksi i lartë po përballohet nga vetë shteti te laboratori i ISHP-së, ndërsa po shtohen kapacitetet për të bërë analizën edhe në laboratorin e QSUT-së.
24 Qershor 2020, 14:10 -
Shifrat e larta me covid, Rakacolli: Nuk ka rikthim të karantinës, shtyhet me një javë hapja e transportit publik
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve situata është nën kontroll dhe se nuk ka kthim pas me strategjinë e rihapjes. Për shkak të riskut të lartë që ka shërbimi i transportit publik, hapja e tij do të shtyhet dhe me një javë.
12 Qershor 2020, 18:19 -
Rakacolli në Report Tv: 8-9% e mjekëve janë infektuar me COVID! Pas bluzave të bardha testimi i policëve e punonjësit e postës
Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitteit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka bërë me dije në Report TV se 8-9% të personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. I ftuar në "Repolitix" përballë gazetarit Denis Minga, Rakacolli tha se kjo përqindje tashmë ka krijuar imunitet.
27 Maj 2020, 22:32 -
Rakacolli në Report TV: Komiteti i Ekspertëve, jopolitik i ngritur që më 31 janar! 323 mjekë kanë kryer testin serologjik (VIDEO)
E ftuar në "Repolitix" në Report Tv, Rakacolli tha se ky komitete është ligjo dhe jopolitik, ndërsa në lidhje me testet serologjike të mjekëve, 323 prej tyre e kanë kryer testin serologjik.
7 Maj 2020, 22:44 -
ABI Bank dhuron respiratorë për shëndetësinë shqiptare (VIDEO)
Banka Amerikane e Investimeve dhuroi sot tre pajisje respiratore për terapi intensive, të cilat i shkojnë në ndihmë sistemit shëndetësor për të rritur kapacitetet e tij në përballjen me situatën e krijuar nga COVID-19, por edhe në shenjë falenderimi për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit.
24 Prill 2020, 17:55 -
Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Shënohet një vatër e re në Petrelë.
15 Prill 2020, 11:06