-
'Ngecin' punimet për aeroportin e ri të Vlorës, banorët: Është lënë pezull puna
Në Akërni të Vlorës makineritë qëndrojnë aty por nuk punojnë. Për mikfrofonin e Report Tv banorët thonë se puna për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me vlerë investimi 104 milionë euro është lënë pezull.
12 Janar 2022, 15:27 -
Politikë
Nisin në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Aeroporti i Mynihut e merr në menaxhim sapo të ndërtohet, garantohet funksionimi (VIDEO)
Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ky investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Do të jetë gati për fluturim në vitin 2025.
28 Nëntor 2021, 11:15 -
Sociale
Ambjentalistë kundër ndërtimit të Aeroporti të Vlorës: Dëmton zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë! Vlerësimi për ndikimin në mjedis, abuziv dhe klientelist! Nisni dialogun me grupet e interesit
Shoqëria Civile kërkon nga qeveria që të ndërpriten punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, pasi ndikon negativish në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Shoqëria Civile mjedisore është shprehur kundër edhe një raporti të Vlerësimit të Ndikimi në Mjedis ku thotë se ai është abuziv dhe klientelist pasi është bërë në mënyrë tendencioze në favor të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.
25 Nëntor 2021, 13:57 -
Sociale
Mbërrijnë në fshatin Akërni kamionët me materialet e para për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, banorët i presin duke i rënë borisë (VIDEO)
Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit te Vlorës. Kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet. Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me borie makinash
20 Nëntor 2021, 07:57 -
Sociale
Rama tha se punimet për aeroportin nisin më 28 nëntor, banorët e Akërnisë: Aeroporti i ri i Vlorës do sjellë zhvillim
Në fshatin Akërni të Novoselës do të ndërtohet aeroporti i tretë i Shqipërisë. Lajmin e bëri e të ditur Kryeministri Rama, i cili deklaroi pak ditë më parë se punimet do të nisën ditën e pavarësisë më 28 nëntor 2021
30 Tetor 2021, 13:08 -
Politikë
Për festat kombëtare, Rama: Më 28 nëntor hapet kantieri i aeroportit të Vlorës, me 29 hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Festat e 28-29 nëntorit këtë vit do të jenë edhe një datë e rëndësishme sa i përket investimeve publike. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në datën 28 do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës e ndërsa me datë 29 nëntor, ashtu si kurse e njoftoi edhe më herët, do të hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit.
28 Tetor 2021, 17:17 -
Sociale
Konventa e Bernës i bën thirrje qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës: Dëmtohet zona e mbrojtur
Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, në mbledhjen e fundit, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe duke theksuar vlerat e njohura natyrore të kësaj zone kërkoi zbatimin e një regjimi të fortë mbrojtje.
19 Tetor 2021, 12:34 -
Kronikë
Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës
Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.
26 Gusht 2021, 14:44 -
Politikë
Rama darkë pune për Aeroportin e Vlorës me Pacollin, i dhuron tre shishe verë: Amballazhimin e kam bërë vet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Rama në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto së bashku me Pacollin dhe nënvizon se u diskutua për planin e ndërtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
19 Maj 2021, 21:48 -
Kronikë
Aeroporti i Vlorës, Rama publikon videon: Fluturimet do jenë transoqeanike, do t'i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika!
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video 3D të Aeroportit të Vlorës, që do të mundësojë fluturimet transoqeanike. Në videon e shpërndarë, kryeministri shpjegon se në aeroportin e Vlorës do të mundësohen fluturime Vlorë-Nju Jork dhe anasjelltas, për t'i sjellë shqiptarët nga Amerika direkt në Shqipëri.
30 Prill 2021, 08:22 -
Politikë
Nënshkruhet marrëveshja, nis puna për Aeroportin e Vlorës, i treti ndërkombëtar në vend! Rama: Fluturime transoqeanike, do ngrejmë Akademinë e Aviacionit Civil
Më nënshkrimin e marrëveshjes sot, Shqipëria i ka hapur rrugë ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, brenda 4 viteve të ardhshme i cili do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. Gjatë ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjes kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Vlorës do të mundësojë fluturimet transoqeanike ku pista do të jetë mbi 3 km.
20 Prill 2021, 10:13 -
Opinion
Një raport që i ngjan epikrizës së Ilir Metës
Një raport i ekipit lokal të Transparencë Internacional dhe një OJQ-je tjetër lokale në Shqipëri, ka bërë një vëzhgim mbi shumë fenomene të kapjes së shtetit prej vtit 2008 e deri më sot në Shqipëri, i cili do t’ia vlente të përgëzohej, sikur të bënte kujdes të verifikonte faktet dhe jo të konspektonte fjalimet e Ilir Metës për disa zhvillime të fundit, që kanë të bëjnë me disa ligje që nuk janë të miratuara dhe disa procedura që nuk janë kryer ashtu siç i përshkruan Ilir Meta në fjalime dhe autorët në raport .
30 Mars 2021, 20:42 -
Punimet për aeroportin e Vlorës nisin 5 ditë përpara zgjedhjeve, Balluku: Nga 28 marsi, fillojnë edhe fluturimet Tiranë-Dubai
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilloi një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, mbylljen e procedurave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ndryshimin e kontratës së koncensionit për aeroportin e Rinasit
10 Mars 2021, 17:27 -
Shpallet fituesi për Aeroportin e Vlorës, do investojë 104 mln euro! Rama: Sjell zhvillim! Balluku: Do jetë shtëpia e 'Air Albania' (VIDEO)
Një konsorcium zviceran do të ndërtojë aeroportin e Vlorës me një investim prej 104 milionë eurosh, ndërsa ambicia e qeverisë është ndërtimi pas tij i një aeroporti në Sarandë e Koracë. Kryeministri Rama tha se aeroportet sjellin punësim e zhvillim, ndërsa tha se qeveritë para tij kanë bërë premtime, ndërsa ata kanë nisur punën.
5 Mars 2021, 12:21 -
Klosi: Aeroporti i Vlorës nuk prek zonën e mbrojtur! Leli: Pylli i sodës do kthehet në park rekreativ (VIDEO)
Aeroporti i Vlorës nuk do të prekë zonën e mbrojtur Vjosë Nartë. Kështu u shpreh ministri Klosi, teksa mori pjesë në lancimin e iniciativës për mbjelljen e mbi 10 mijë pemëve në këtë zonë.
4 Shkurt 2021, 16:55 -
Ministrja Balluku 'dhuratë' qytetarëve për Vitin e Ri: Autostrada Tiranë-Durrës pa pagesë, s'do jepet me koncesion! Punimet në sheshin 'Shqiponja', qarkullimi hapet në mars 2021
Teksa një sërë rrugësh janë dhënë me koncesion dhe janë kthyer me pagesë por duke iu ofruar qytetarëve edhe rrugë alternative, autostrada Tiranë-Durrës nuk do të ketë këtë fat. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha për Report TV se kjo rrugë nuk do të zgjerohet pasi do të humbas trafikun e krijuar pas ndërtimit të korridorit Blu.
31 Dhjetor 2020, 22:03 -
Ankimohet tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës 2 ditë para mbylljes së garës! Fituesi rrezikon të mos shpallet në janar 2021
Dy ditë përpara se të mbyllej zyrtarisht gara ndërkombëtare për të marrë me Koncesion/ PPP ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tenderi është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
24 Dhjetor 2020, 08:40 -
Pr/buxheti 2021, 1.7 mld € për 6 PPP, mes tyre aksi Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës
Mbi 1.7 miliardë euro është vlera e koncesioneve të reja kryesisht në infrastrukturë që do të fillojnë zbatimin në vitin 2021. Projekti më i kushtueshëm është ai i rrugës Milot-Fier me vlerë rreth 1.4 mld euro. Më pas renditet PPP e mbikëqyrjes së kontrollit teknik të mjeteve. Në 2021 fillon zbatimi edhe i koncesionit të Aeroportit të Vlorës.
26 Tetor 2020, 20:18