-
Rindërtimi/ Bonus qiraje pa afat nga Bashkia e Tiranës për 2467 familjet e prekura nga tërmeti
2467 familje në Bashkinë e Tiranës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019 do të përfitojnë tashmë pagesën e qirasë pa një afat kohor, deri në momentin e ndërtimit apo rikonstruksionit të plotë të banesave të tyre nga ana e qeverisë.
14 Janar 2021, 18:20 -
Veliaj: Erdhi kunati i Bashës dhe aplikoi për leje për vilën e pestë në bashki, pafytyrësi! Të falin një nga ato që kanë
Në një takim me banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër.
14 Janar 2021, 14:38 -
Veliaj vizitë në shtëpinë e re të familjes Allmuça në Baldushk: Nuk duhet harruar kur Tirana përmbytej nga ata që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri Lalzit (VIDEO)
Që prej rehabilitimit të lumit të Tiranës, Njësive 4, 8, 9 e 11 nuk përfshihen nga përmbytjet si më parë. Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kryebashkiaku, Erion Veliaj, kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi, dhe pse sot ajo zonë nuk përmbytet më.
12 Janar 2021, 12:53 -
FOTOT / Reshjet e rrëmbyeshme, punonjësit e Bashkisë Tiranë në terren, Veliaj: Do ia dalim mbanë
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet. Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna e palodhur që po bëjnë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit, ujësjellës-kanalizimeve, policisë bashkiake e zjarrfikëseve që janë shpërndarë në terren.
9 Janar 2021, 08:43 -
Veliaj: KQZ-ja duhet të qartësojë vendimin për procesin e rindërtimit, PD-ja po e përdor për të penguar punën (VIDEO)
Kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkoi që të mos veprohet me dy standarde lidhur me procesin e rindërtimit dhe strehimin e të gjitha familjeve që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ishte sot në familjet e Ramazan Memës dhe Mariglen Ballës në Farkë, të cilat hynë në shtëpitë e reja, të sapondërtuara, ku edhe ftoi PD-në të japë shembullin e saj duke ndihmuar procesin.
7 Janar 2021, 14:50 -
Veliaj ironizon Bashën: Një fëmijë i parritur e gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar, nuk bën gol as me portën bosh
Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar një fëmijë të parritur e gjumash, që përpiqet të pengojë edhe ata që punojnë.
7 Janar 2021, 14:34 -
FOTOLAJM/ Veliaj mban premtimin, rruga pranë shtëpisë së Klodjan Rashës merr emrin e 25-vjeçarit
Ashtu siç propozoi kryebashkiaku Erion Veliaj, rruga pranë shtëpisë ku humbi jetën Klodian Rasha në Tiranë, mori zyrtarisht emrin e 25-vjeçarit. Në vizitën e ngushëllimit në shtëpinë Rasha, babai i Klodianit, Qazimi, i kërkoi Veliajt që rruga e shtëpisë të mbante emrin e të birit.
6 Janar 2021, 16:33 -
Reagon Veliaj pas gafës së PD me shtëpitë e reja: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha, pas bllofit të radhës së Ina Zhupës. Veliaj e quan dramatike situatën brenda Partisë Demokratike përderisa kjo forcë pol
5 Janar 2021, 15:53 -
PD denoncon: Procesi i rindërtimit nga tërmeti, selektiv! Po shpërblehen militantët e partisë! Veliaj: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa e cila ditën e sotme në rrjetin social Facebook, ka denoncuar procesin e rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, ku sipas saj është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.
5 Janar 2021, 12:03 -
Bashkia Tiranë rrëzon PD-në, familjet Shabanaj dhe Karaj, që u ankuan te Gazmend Bardhi, përfituese nga programi i rindërtimit
Familjet Shabanaj dhe Karaj në Baldushk, ku vetëm një ditë më parë ishin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ish-deputetja Albana Vokshi, janë ndihmuar gjatë gjithë periudhës pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe pritet të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Rindërtimit nga një shtëpi të re.
3 Janar 2021, 16:56 -
FOTOT/ Bashkia e Tiranës dhuron 'shportën e bebes', Veliaj: Të porsalindurit, imazh i shpresës për këtë vit të ri
Krahas mbështetjes për strehim përmes programit të kredive të buta apo bonusit të qirave, Bashkia e Tiranës dhuron për çdo të porsalindur një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re. Edhe këtë vit, kjo traditë e bukur nuk kishte se si të mungonte.
1 Janar 2021, 20:04 -
-
-
Mbërrin Viti i Ri 2021, Veliaj: Ky do të jetë viti i ringritjes! Ju uroj gëzuar (VIDEO)
Teksa ora ka shënuar 00:00, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e ndërrimit të viteve. Përmes një videomesazhi në Facebook, ai tha se viti 2020 ishte një vit i vështirë por shpreson se ky i ardhshmi do të jetë viti i ringritjes. "Të das
1 Janar 2021, 00:56 -
Urimi i ministres Denaj: Tërmeti dhe COVID-19, jemi përballur me sfida të mëdha! Kemi qenë në ndihmë të shqiptarëve! Gëzuar Vitin e Ri
Përmes një videomesazhi në Facebook, Ministrja e Financave Anila Denaj ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2021. Ajo u shpreh se ishte një vit i vështirë me sfidat që na solli tërmeti dhe pandemia por me shpresën vi
31 Dhjetor 2020, 21:46 -
Mbrëmja e Vitit të Ri, Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr, e cila u bë me shtëpi të re: 2021 do të jetë viti i ringritjes (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.
31 Dhjetor 2020, 20:49 -
Urimi i Ambasadës së SHBA-së për Vitin e Ri: Në 2021, shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve. Përmes një postimi në Twitter, ambasada shpreson që vitin e ardhshëm të forcohet miqësia mes dy vendeve ndërsa do të festohet edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.
31 Dhjetor 2020, 20:06 -
Urimi nga Vlora, kryebashkiaku Leli: Mos të qajmë të vjetrën por t'i gëzohemi jetës! Gëzuar vitin 2021 (VIDEO)
Nga Vlora, kryebashkiaku Dritan Leli ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit. Në mesazhin e tij ai thotë se ky vit na përballi me sfida të mëdha duke filluar nga tërmeti dhe më pas pandemia. Por ai thotë se pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, është momenti që qytetarët të mos qajn&am
31 Dhjetor 2020, 19:33 -
Festat e fundvitit, Meta: Vitaliteti i jashtëzakonshëm dhe dashuria për familjen e kanë mbajtur gjallë kombin tonë! Ju uroj gëzuar (VIDEO)
Edhe Presidenti Ilir Meta ka bërë urimin e tij në prag të ndërrimit të vitit. Në mesazhin e tij, ai thotë se është momenti për të kujtuar mjekët që kanë dhënë jetën dhe janë në frontin e parë në 'luftën' kundër koronavirusit.
31 Dhjetor 2020, 19:22 -
VIDEO/ Kërcim në emër të jetës, urimi i veçantë i punonjësve të Bashkisë së Tiranës në kujtim të dy kolegëve që nuk jetojnë më
As tërmetet dhe as pandemia nuk mundi që të mposhtë kurajon, por dhe dashurinë për jetën. Me urimin për një vit më të begatë dhe më të mirë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi për qytetarët e Tiranës, në kujtim edhe të dy prej njerëzve që i dhanë aq shumë qytetit me punën e tyre dhe që jeta ju ndërpre në mes tinëzisht prej COVID-19, Feti Fanajt dhe Valter Gjonit.
31 Dhjetor 2020, 18:32