-
Të larguarit nga vettingu kërkesë Avokatit të Popullit: Shkarko Luan Dacin, verifiko disa anëtarë të tjerë
Të shkarkuarit nga procesi i vettingut kanë krijuar 'Shoqatën për Drejtësi', ku i kanë dërguar një kërkesë Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, të shkarkojë Luan Dacin, i cili ka marrë vendimin për të larguar nga drejtësia disa prej tyre si dhe të bëjë verifikimin për një sërë drejtuesish të tjerë të vettingut.
9 Qershor 2020, 11:06 -
Ekskluzive/ 44 dosjet që kishte në duar Luan Daci para se të merrej i pandehur nga SPAK
Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Apelimit Luan Daci kryeson trupin gjykues për shqyrtimin e 8 çështjeve, relator i 9 të tjera dhe anëtar në shqyrtimin e 27 dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkojnë konfirmimin në detyrë në Kolegj
29 Maj 2020, 16:09 -
Plani i Metës dhe pezullimi i Dacit/ Shefja e ONM-së: Reforma në drejtësi s'duhet të minohet, s'ka asnjë arsye për ta vënë në pikëpyetje
Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera thotë se zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë. Sipas saj, reforma në drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme, ndërsa sipas saj pezullimi i Luan Dacit shenjë që sistemi po funksionon.
28 Maj 2020, 14:21 -
‘Gënjeu për notën mesatare’, Kushtetuesja shpëton nga shkarkimi gjyqtarin e Kolegjit Ardian Hajdarin
Anëtarët e Kolegjit të Vetingut Luan Daci dhe Ardian Hajdari akuzohen nga Bensik Cani për fshehjen e të shkuarës, Daci është marrë i pandehur nga SPAK, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat e Canit për t’i shkarkuar
26 Maj 2020, 16:54 -
Futi KPA-në në ngërç, zbardhet dosja e gjyqtarit! Dy momentet kur Luan Daci gënjeu Kuvendin dhe Avokatin e Popullit
Pezullimi i Luan Dacit fut në ngërç funksionimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi mbetet me 6 anëtar dhe kjo e bën të pamundur vendimmarrjen. Ligji parashikon zëvendësimin nga dy anëtarë zëvendësues të përzgjedhur më herët nga parlamenti.
25 Maj 2020, 11:37 -
Fshehu se ishte shkarkuar për paaftësi dhe u pezullua/ Avokati i gjyqtarit: S'ka vepër penale! S'kishte detyrim ta deklaronte! Do e ankimojmë
SPAK ka nisur hetimet për anëtarin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, por për 2 avokatët e tij gjyqtari nuk ka bërë vepër penale. Daci kishte fshehur në formular që në 1997 ishte shkarkuar për paaftësi, megjithatë, avokati Jordan Daci shprehet se ligjërisht nuk kishte asnjë detyrim dhe se do të ankimojnë vendimin.
24 Maj 2020, 13:48 -
Gënjeu për të shkuarën dhe u pezulluar/ Shtyhet seanca për gjyqtarin e KPA-së...dorëzoi raport mjekësor 15-ditor
Gjykata Speciale ka vendosur të shtyjë seancën për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci i cili është pezulluar nga puna për fshehje të së shkuarës, ndaj të cilit SPAK ka nisur hetimet.
22 Maj 2020, 12:08 -
Mesazhi i fortë i Yuri Kim për politikën: Jo më pazare e lojëra me 'Drejtësinë' dhe 'Zgjedhoren'! Pa këto 2 reforma, s'ka BE
"Mjaft më me pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhore'. Pa to s'ka BE', tha Kim duke i dhënë një shuplakë të fortë politikës. Pyetjes së gazetari të Report Tv, Arsen Rusta se "kush po e luan lojën", ambasadorja e SHBA-së nuk i dha një përgjigje me emra konkret. Këto deklarata të forta, Kim i dha para takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm së Apelimit, takim shumë i rëndësishëm i cili vjen pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së hetimeve nga SPAK për gjyqtarin Luan Daci, i cili rezultoi se kishte fshehur të shkuarën.
22 Maj 2020, 10:30 -
U shkarkua nga Luan Daci, ish prokurorja Sevdari: Në KPA ndodhen njerëz pa integritet e falsifikator! Autoritetet të hetojnë deri në fund
Shkarkimi i Luan Dacit si gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi gënjeu për të kaluarën e tij, ka sjellë reagimin e ish prokurores Antoneta Sevdari, e cila është shkarkuar pikërisht nga Daci. Sevdari shprehet se anëtarët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zgjodhën personat që nuk e njihnin Kodin Penal dhe në vend të reformimin drejtësinë shqiptarë, e shkatërruan atë në themele.
20 Maj 2020, 15:57 -
Gënjeu për të shkuarën duke fshehur shkarkimin për paaftësi/ Pezullohet gjyqtari i KPA-së, SPAK e merr në hetim
Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në një skandal pasi rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror. Anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit mashtroi me të dhënat e tij për shkarkimin nga KLD, licencën e avokaturës dhe pagesën e taksave.
20 Maj 2020, 11:31 -
Gjykata Kushtetuese rrëzon Besnik Canin, shpëton nga shkarkimi anëtarin e Kolegjit të Vetingut Luan Dacin
Historia e përplasjes mes ish-anëtarit të KLP Besnik Cani që u shkarkua nga detyra dhe anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci që përfundoi në Gjykatën Kushtetuese
18 Maj 2020, 20:56