-
U gjobit për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve, KAS shfuqizon gjobën e KQZ-së prej 75 mijë lekësh ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në mbledhjen e ditës së sotme ka shfuqizuar gjobën e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve si dhe dhënien e certifikatave të pronësisë. Veliaj u gjobit një javë më parë me 75 mijë lekë.
16 Shkurt 2021, 15:37 -
Balla: Partitë të pranojnë rezultatin e 25 prillit! Goditjet e SPAK rritën besimin te drejtësia, përtej stërbetimit të Berishës e Metës
Partia Socialiste do të bëjë publike këtë javë programin elektoral jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por për Shqipërinë e 2030. Taulant Balla i bëri thirrje partive që të njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa vlerësoi procesin në Kosovë.
15 Shkurt 2021, 08:04 -
Organizuan takime elektorale dhe shkelën masat anti-COVID, gjobiten me 10 mln lekë 2 përfaqësuesit e PD në Durrës
Ndëshkohen me gjobë nga 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me masat anti COVID
12 Shkurt 2021, 13:44 -
Zhvilluan takim elektoral në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë Blendi Klosi dhe 2 përfaqësuesit e PD në Durrës
Pas ish-deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi është gjobitur pasi ka shkelur masat anti COVID. Edhe pse është e ndaluar, Klosi ka organizuar takim elektoral, duke grumbulluar dhjetëra persona, e duke u shndërruar një një rrezik për vatër të përhapjes së COVID.
12 Shkurt 2021, 13:02 -
PD prezanton programin për bujqësinë! Basha: 100 mln € në vit për fermerët dhe 50 mln € të tjera për infrastrukturën bujqësore, përveç fondeve të BE (VIDEO)
Me premtimin se do të kthejë fshatrat dhe zonat rurale në faktorë zhvillimi, Lulzim Basha prezantoi programin e demokratëve për bujqësinë.
12 Shkurt 2021, 12:06 -
Basha u premton sipërmarrësve të agjencive në Durrës: Unifikim të TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë! Portin e Durrësit do e nxjerrim nga duart e krimit
Kreu i PD, Lulzim Basha, vijoi në Durrës shpalosjen e Programit Shqipëria Fiton për Turizmin. Gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, Basha teksa tha se turizmi është në krizë nga politikat e gabuara të nërmarra gjatë pandemisë, tregoi me detaje atë çka ai do të sjellë pas 25 prillit nëse fiton, në mënyrë që sipas tij të kthejë standardet e duhura turizmin shqiptar
12 Shkurt 2021, 09:41 -
Pas Pukës, Rama publikon video të Tropojës: Do bëj akoma më shumë për veriun në mandatin e tretë
Pas Pukës, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tropoja ‘e rilindur’ siç e quan ai. Ky postim vjen në vazhdën e përgjigjeve që ka për skeptikët, sipas së cilëve nuk ka bërë asgjë për veriun.
12 Shkurt 2021, 08:21 -
Ferhati: SPAK po vepron! Qytetarët në zgjedhje vlerësojnë punën e jo lidhjen me partinë, kur s'ka fushatë opozita inekzistente! PS ka prioritet pastërtinë e figurës së deputetit
Arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, deputetja Klotilda Ferhati në një intervistë në Report TV e kosideron një lajm të mirë që sipas saj tregon se SPAK po vepron.
11 Shkurt 2021, 13:53 -
Nuk respektuan masat antiCOVID, shtohen kontrollet, gjobiten 1647 qytetarë dhe 7 subjekte, dy prej tyre në Divjakë se zhvilluan tubime politike
Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e Policisë Rrugorë kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vendin, ndërsa sot janë ndalur në edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik.
11 Shkurt 2021, 12:21 -
U gjobit për shkelje të masave anti-COVID, Braimllari për Report Tv: Politike! Rama do të ndalë ritmin e LSI, ka kthyer policinë në ushtarë! Do vazhdoj të shkoj derë më derë
Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar për herë të parë në Report Tv pas gjobës me 5 mln lekë që i është vënë sot nga policia pasi ka zhvilluar një mbledhje elektorale në shkelje të masave anti-COVID në Maliq. Braimllari tha se ajo është politike, e urdhëruar nga Rama
11 Shkurt 2021, 11:30