-
Kronikë
Elbasan/Vrau gruan se nuk donte t’i jepte divorcin, dëshmia e çuditshme e autorit: Nuk mbaj mend, s’isha unë, ma thanë shokët që e vrava! Gjykata e lë në burg
Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58 vjecarin Koço Buzo i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit, pasi kjo e fundit doli nga gjykata në seancën e divorcit.
8 Maj 2021, 12:07 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohen 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD! Në burg vetëm Arbër Paplekaj, dëshmia: Jam i tronditur
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg vetëm Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa ka lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 10 personat e tjerë të arrestuar, anëtarë të struktrurës së armatosur të PD, e vetëshpallur struktura për mbrojtjen e votës.
26 Prill 2021, 09:10 -
Ekzekutimi i babë dhe bir në Elbasan, gjykata i jep 14 detyra prokurorisë: Të pyeten policët që ruanin shtëpinë dhe Ardian e Florenc Çapja, indicie se organizuan vrasjen
Vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. Gjykata ka caktuar plot 14 detyra për prokurorinë, detyra këto që duhet të kryhen brenda një afati 4 mujor.
18 Janar 2021, 12:42 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Lirohen Albert dhe Seit Manehasa, babë e bir, u gjet arma e krimit në biznesin e familjes
Janë liruar sot nga Gjykata e Elbasanit Albert e Seit Manehasa, të cilë janë akuzuar se kanë lidhje për vrasjen e bujshme të Emiljano Ramazanit. Albert dhe Seit Manehasa janë babë e bir. Gjykata ka vendosur masën 'Detyrim paraqitje' për të dy. U gjet në biznesin e tyre arma e krimit.
23 Dhjetor 2020, 15:01 -
Rrëmbeu dhe dhunoi djalin që i ngacmonte vajzën, gjykata mbyll në burg babanë pengmarrës në Elbasan
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e “arrestit në burg” për A. K. Dy bashkëpuntorët e tij në krim Gentian Shara dhe Oligert Kushi në kërkim. “Detyrim paraqitje” për 18-vjeçarin Luka Haxhiu.
22 Gusht 2020, 10:43 -
Ekskluzive/ Gjykata e Elbasanit i hap rrugën Dritan Dajtit për lirimin me kusht
Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.
8 Korrik 2020, 16:47