-
Shtrenjtimi i energjisë, Braçe: Për të pasurit na duhet një tatim i ri progresiv për të ardhurat nga kapitali! Për energjinë, burime të reja
Për deputeti socialet Erion Braçe, fatura energjisë 13 mijë, 14 mijë lekëshe apo edhe 20 mijë lekëshe, nuk të bën të pasur. I pasur, thotë Braçe, janë ato që zotërojnë pasuri të paluajtshme e të luajshtme që zotërojnë përfitimet nga kjo pasuri dhe se tashmë duhet të ketë tatime të reja për to
14 Prill 2022, 12:09 -
Rritet çmimi i naftës bruto në bursë, ulet i energjisë! Një fuçi naftë sot në bursë mbi 107 dollarë, 1 megavat 232 €
Nga dje çmimi global i energjisë është ulur në 6.6 %, por ndryshe ka ndodhur me çmimin e naftës. Brenda dy ditësh në tregjet ndërkombëtare, nafta ka njohur një rritje prej 8 deri në 10 dollarë për fuçi, por në Shqipëri mbetet në të njëjtat nivele deri më 21 mars.
18 Mars 2022, 20:12 -
625 euro në faturën e energjisë, Rama publikon mesazhin e emigrantit në Itali: Ne këtej po na ikën truri, pa fjalë që ju nuk e keni rritur çmimin
Në mesazhin e tij, emigranti shkruan se në Itali faturat e energjisë elektrike po i shkojnë gjithnjë e më të larta, teksa thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka verifikuar se në Shqipëri çmimi nuk është rritur. Ai tregon se merr vetëm 1500 euro në muaj, para me të cilat mban 3 vajzat në shkollë.
15 Mars 2022, 19:55 -
Trefishohet çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare! Një megavat sot kushton 544.73 euro, ose 366.33 euro më shumë se para luftës
Çmimi i energjisë elektrike sot në Bursën ndërkombëtare ka arritur në nivelin rekord prej 544.73 euro për megavat. Çmimi i energjisë për megavat nga dje në sot është rritur me 108.43 euro, pasi një ditë më parë çmimi i energjisë ishte 436.30 euro për megavat
8 Mars 2022, 10:06 -
Tregu ndërkombëtar i energjisë arrin shifra rekord! Një megavat kushton 335 euro, rreth 157 euro më shumë se para luftës
Që prej datës 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tregu ndërkombëtar i energjisë elektrike, ka pësuar një rritje drastike të çmimeve. Një rritje e tillë e menjëhershme e energjisë elektrike vjen për faktin se rreth 35-40% e furnizimit me gaz natyror të Evropës sigurohet nga Rusia
2 Mars 2022, 23:10 -
Pritet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
Autoritetet maqedonase sigurojnë konsumatorët familjarë se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet më tepër se dhjetë përqind, ndërkohë që kompanitë prodhuese dhe të menaxhimit me energjinë elektrike kërkojnë ngritjen nga 60 deri në 100 përqind të energjisë elektrike në vend.
18 Dhjetor 2021, 19:31 -
Bota
Rritje rekord çmimesh në Rumani, kryeson energjia elektrike
Çmimet e produkteve në Rumani u rritën gjatë muajit shtator, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 19,51 për qind krahasuar me shtatorin e kaluar, pas një rritjeje prej 15,73 për qind në gusht
2 Nëntor 2021, 13:34 -
Kosova & Rajoni
Energjia e lirë në Kosovë, me kosto të rëndë për shëndetin e popullsisë
Me vetëm gjashtë centë për kilowat/orë, Kosova ka ndër çmimet më të ulëta të energjisë në Europë, por ambientalistët paralajmërojnë se kostoja del shumë më e lartë nëse llogariten edhe shpenzimet e shëndetit publik.
1 Nëntor 2021, 20:39 -
Politikë
Zv.ministri i Energjitikës për Report Tv: I siguroj qytetarët që për të paktën 3-4 vite nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rritje të çmimit të energjisë elektrike, përtej krizës globale. Ka qenë vetë zv.ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja në studion e Report Tv që u ka dhënë siguri qytetarëve, duke thënë se nuk do të preken nga kjo krizë as familjet dhe as biznesi i vogël.
26 Tetor 2021, 19:16 -
Kosova & Rajoni
Serbia dhe Bosnja marrin lajmin e keq: Çmimi i energjisë do të rritet 70-135%
Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg
12 Tetor 2021, 15:29 -
Ekonomi
Pas blerjes se djeshme me çmime 'stratosferike', OSHEE blen energji elektrike me një tjetër çmim rekord, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh
Për shkak se një ditë më parë nuk u arrit që të blihej energjia e nevojshme në tregjet ndërkombëtare, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka rihapur sot fazën e tretë të ankandit. U zhvillua ankandi për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 -17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.
12 Tetor 2021, 12:07 -
Ekonomi
Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë në rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës
Anastas Angjeli, në një intervistë të dhënë dhënë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, tha se kriza energjetike do reflektohet në rritjen e produkteve të tjera. Sipas tij, kjo krizë na mëson se duhet të kemi zgjidhje alternative, e kështu i bën thirrje qeverisë që të shfrytëzojë energjinë diellore dhe atë të erës, për të mos mbetur vetëm tek ajo hidrike.
11 Tetor 2021, 23:02 -
Ekonomi
Çmime stratosferike/ OSHEE blen mbi 24 mijë megavat rreth 6.4 mln euro për 5 ditë drita! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji
OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Në total gjatë të dy ankandeve u siguruan 24.920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro, nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh.
11 Tetor 2021, 15:53 -
Opinion
Prezantohet plani me 3 pika për krizën energjetike! Rama: Të rrisësh pagat dhe pensionet përtej mundësive, logjikë e Sudes! Vendi do hynte në krizë urie brenda vitit (FJALA E PLOTË)
Sot jam këtu për t’ju thënë çfarë do të bëjmë ne, qeveria juaj, për ta përballuar këtë krizë, e cila kërcënon seriozisht buxhetet familjare, por edhe buxhetin e kompanisë sonë të shpërndarjes së energjisë, e për pasojë stabilitetin e të gjithë sistemit elektro-energjetik shqiptar.
9 Tetor 2021, 17:22 -
Politikë
Rritja e çmimit të energjisë, PD: Në 3 tenderat e fundit energjia u ble 9.9 mln euro mbi çmimin e bursës! S’ka krizë energjetike, por korrupsioni
Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu tha se vetëm gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera për blerjen e energjisë eklektike, nga ku qeveri ka shpenzuar 9.9 milionë euro më shumë, pasi e ka blerë energjinë më shtrenjtë nga sa tregtohet në bursë.
9 Tetor 2021, 14:32 -
Politikë
Rama prezanton planin me 3 pika: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël! 200 mln euro fond për përballimin e krizës!
Pavarësisht krizës, energjia elektrike nuk do të ndërpritet dhe as do të rritet për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Plani me 3 pika i përballimit të krizës, parashikon të kushtojë 200 milionë euro dhe plani do të jetë në zbatim deri në mesin e vitit 2022, kur pritet të zgjasë kriza.
9 Tetor 2021, 07:40 -
Politikë
Shpallet emergjenca energjetike, Rama: Kulmi i krizës në mesin e vitit tjetër, edhe pas saj çmimet nuk do rikthehen aty ku ishin! Nesër prezantojmë planin për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël
Vendi është në emergjencë energjetike. Ky vendim u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me qeverinë, ndërsa theksoi se plani për mënyrën e menaxhimit të kësaj krize do të bëhet publik ditën e nesërme. Kryeministri theksoi se kulmi i kësaj krize pritet të jetë në mesin e vitit që vjen, teksa shton se edhe pas kapërcimit, çmimet nuk do të rikthehen më në nivelet që janë sot.
8 Tetor 2021, 07:40 -
Ekonomi
Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë në '5 pyetjet': S'ka logjikë, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në ato hidrike, jo nga ekonomia botërore! Kriza e shkaktuar nga keqmenaxhimi
Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.
4 Tetor 2021, 22:56 -
Opinion
Kriza energjetike: Ku është Shqipëria me çmimet dhe me pagat në krahasim me vendet e Ballkanit
Tashmë siç pritej, ka nisur një vlug “lëvizjesh” e nismash për protesta, pas shpalljes nga Edi Rama të afrimit të krizës energjetike. Protestat e para do të nisin që të mërkurën, për “rritjen e çmimit” thonë, kur Rama realisht nuk është se përmendi ndonjë rritje. Në lojë u fut edhe politika, çka është gjithashtu e pritshme që ta shfrytëzojë këtë situatë.
4 Tetor 2021, 17:56